Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se me datë 25 të këtij muaji në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar kontrabanda e 30 kilogramëve duhan të aromatizuar për nargjile, transmeton TV21. Doganat bëjnë të ditur se me këtë veprim është tentuar t’i iket pagesës së taksave prej 60 mije denarëve. “Automjeti me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, për shkak të dyshimeve është përzgjedhur për realizimin e kontrollit të detajuar, nga ku janë gjetur 120 kuti me 250 g duhan për nargjile, me aromë, të cilin personi nuk e ka paraqitur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e…
Author: Jeta almakos
Seanca e Këshillit Gjyqësor e paraparë për sot (27 prill) në ora 11:00 ende s’ka filluar ndërsa punonjësit e medieve më shumë se 1 orë presin para dyerve të këtij institucioni, nga sigurimi i institucionit në fjalë ekipet e mediave janë njoftuar se mbledhja është shtyrë për në ora 13:00. Rikujtojmë që sot në rend të ditës duhet të jetë zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni pasi dje, me iniciativë të nënkryetarit Selim Ademi dhe me gjithsej 7 vota, u shkarkua kryetarja e deritanishme, Vesna Daneva.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kumtoi se pret përfshirje dhe reagim nga të gjitha subjektet relevante shtetërore për rastin me shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. “Duke e pasur parasysh pozicionimin e Këshillit Gjyqësor si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor, që duhet të angazhohen për respektimin e pa kompromis të parimit të qeverisjes të së drejtës dhe sigurimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor si shtylla e tretë e pushtetit, Komisioni Shtetëror shpreh shqetësim serioz për ngjarjet në seancën e Këshillit Gjyqësor, prej të cilave në media janë prezentuar edhe video-regjistrime”, thuhet në kumtesën e…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së sotme ajo ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nga Tetova kanë filluar shumë procese dhe se Tetova është historia e jonë e lavdishme e përbashkët. Osmani tha se ndër intelektualët që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve është Arben Xhaferi. “Vizita ime në Maqedoninë e Veriut është rikonfimimi i mbështetjes së procesit eurointegrues për të dyja vendet”, tha Osmani. Bilall Kasami mes tjerash tha se duhet të kontribohet në ndërtimin…
Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor ka reaguar edhe presidenti i vendit duke nënvizuar se skenat e këtilla nuk i kanë hije një institucioni i cili ka rolë shumë të rëndësishëm në zgjedhjen, shkarkimin e gjykatësve dhe vlerësimin e punës së tyre. “Po ndodhin skena që nuk i kanë hije institucionit i cili ka një rolë shumë të rëndësishëm në zgjedhjen, shkarkimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve , kujdesin për reputacionin e gjykatës si një faktor kyç për besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit. Përmes këtyre veprimeve, në mënyrë plotësuese ulet kredibiliteti, jo vetëm i Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi…
Lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, Mucunski, tha se edhe në këtë rast Qeveria, sikurse në marrëveshjen për ndërtimin e korridorit 8, Qeveria ka ndërmarr obligime të cilat nuk janë të vetat. “Në momentin kur merrni obligime të cilat nuk mund t’i realizoni ato krijojnë në rastin e Bechtel dhe Enka dëm financiar, ndërsa në rastin e të ashtuquajturit propozim francez, shkakton dëm politik. Ne jemi për anëtarësim në BE dhe në NATO”, u shpreh Mucunski në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Mucunski tha se nuk është problemi i vetëm futja e bullgarëve në kushtetutë dhe se do…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski i pyetur nëse Maqedonisë mund t’i ndodh skenari bullgar, të mos mundet që të formohet qeveri, tha se atë që e sheh ai nga anketat, është se do të ketë fitues të qartë në zgjedhjet e ardhshme dhe se beson se ata si fitues do të gjejnë partner dhe do të formohet qeveri stabile. Sa i përket marrëdhëniet politike me partitë shqiptare, ai tha se ata si subjekt politik duhet të kenë komunikim me të gjitha partitë politike. “Kam rezerva serioze ndaj disa individëve në një pjesë të partive politike që janë në Maqedoni. Ta…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski duke i komentuar reagimet e BDI-së kundrejt tyre dhe akuzat se ata janë parti antishqiptare, u shpreh se në realitet, BDI është parti antishqiptare. “Parti antishqiptare është BDI për shkak se është parti e cila nuk ka sjell standard më të mirë për shqiptarët, maqedonasit, turqit të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni, është parti e cila kontribuon në migrimin masiv, parti e cila çdo ditë ballafaqohet me mos realizim të projekteve në resorët që i udhëheq, ndërsa këtë e konfirmon edhe fakti se ka strukturë serioze në BDI e udhëhequr nga nënkryetari dhe sekretari…
Kryetari i opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski, është takuar pasditen e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Mickoski shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit dypalësh është biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës. Në fund, ai uron për një një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve. “Theksova se VMRO-DPMNE është për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zhvillim të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Le të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe një të ardhme që e meritojnë.”- shkruan…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot bashkë me bijën e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, përuruan rrugën “Ibrahim Rugova” në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për rrugën ku gjendet ambasada e Shqipërisë, respektivisht në ish-rrugën “Sllavej Planina” në komunën e Çairit. Presidentja e Kosovës tha se emërimi i kësaj rruge është pasqyrë e kulturës dhe identitetit kombëtar. “Çairi do të jetë përjetë i nderuar, që po e përjetëson emrin e presidentit Rugova në këtë rrugë dhe padyshim se kjo tabelë me këtë emër është udhërrëfyese jo vetëm e rrugës, por edhe e veprës së presidenti Rugova.…
Me rastin e krismave të para të Brigadës “113 Ismet Jashari – Komandant Kumanova” dhe 22 – vjetorit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Karadakun e Likovës, ftoheni të merrni pjesë në manifestimin tradicional. ZONA E LIRË NË KARADAKUN E PAMPOSHTUR. Manifestimi do të mbahet më 2 Maj 2023 (e martë ), në fshatin Sllupçan, me fillim në ora 14:45. Për herë të parë i ftuar është edhe ANSAMBLI SHTETËROR SHQIPTAR, njofton SHVL – Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Likovë – Kumanovë dhe Këshilli Organizativ Televizioni NEWS
Duke pasur parasysh rolin kyç që populli shqiptar ka luajtur në historinë e Maqedonisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi se ka ende për t’u bërë në lidhje të avancimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Sipas saj, diverzitetit është vlerë që veç mund ta ndihmojë shtetin të ecë përpara drejt zhvillimit. Osmani përmendi edhe përdorimin e gjuhës serbe në Kosovë në gjitha nivelet edhe pse serbët janë pakicë shumë e vogël, krahasuar me shqiptarët e Maqedonisë, që janë popull shtetformues, përcjell Klan Macedonia. “Në Kosovë edhe pse pakica serbe përbën diku 3 deri 4% të popullatës, gjuha serbe…

