Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kumtoi se pret përfshirje dhe reagim nga të gjitha subjektet relevante shtetërore për rastin me shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
“Duke e pasur parasysh pozicionimin e Këshillit Gjyqësor si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor, që duhet të angazhohen për respektimin e pa kompromis të parimit të qeverisjes të së drejtës dhe sigurimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor si shtylla e tretë e pushtetit, Komisioni Shtetëror shpreh shqetësim serioz për ngjarjet në seancën e Këshillit Gjyqësor, prej të cilave në media janë prezentuar edhe video-regjistrime”, thuhet në kumtesën e sotme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.