Drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët-Kozle në Shkup për herë të parë në histori udhëhiqet nga një kirurg i dëshmuar shqiptar i specializuar për kirurgji të fëmijëve. Kirurgu i njohur dr.Jetmir Ziberi nga Tetova që përmes operacioneve kirurgjike ka shpëtuar me mijëra fëmij nga dita e sotme është në krye të këtij institucioni të rëndësishëm që trajton me mijëra fëmij gjatë vitit, sidomos me sëmundje të mushkërive. Dr.Ziberin e presin prioritete të larta për të rritur kualitetin e shëbimeve shëndetësore, organizimin më të mirë të stafit mjekësor dhe para se gjithash pacientët të marin shërbimin e shpejt…
Author: Jeta almakos
Zv. kryeminsitri, Artan Grubi njofton se është realizuar pagesa e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D. “Qeveria, nëpërmjet të Ministrisë së Transportit dhe Ndërmarrjes së rrugëve, ka realizuar pagesën e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D. Pagesa ka të bëje me paradhënien standarde (avans) si në çdo projekt tjetër si dhe me mobilizimin e realizuesit për punë në përputhje me kontratën”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook. Ai shton se është në duart e deputetëve që të vendosin a do të ndërtohen këto autostrada…
Një formulë e re e financimit të arsimit fillor pritet të zbatohet në 10 komuna të vendit vitin e ardhshëm shkollor, kanë paralajmëruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Ministri Jeton Shaqiri tha se modeli i ri parashikon riorganizimin e shkollave kur bëhet fjalë për numrin e nxënësve dhe stafit mësimor. Shaqiri tha se askush nuk do të mbetet pa punë por se do të krijohen kushte më të mira për mësim varësisht numrit të nxënësve. “Askund nuk diskutohet që të kemi largim nga puna në këtë situatë në të cilën jemi ekzistuese sepse ka disa komponentë. Ka komuna…
Kim Mehmeti Tirana më mire se çdo gjë tjetër e shpërfaq të vërtetën se Shqipëria e ‘Rilindjes’ është katandisur udhës që të bëhet gropë septike ku do derdhen ujërat e zeza të mafies ballkanike dhe asaj evropiane. Dhe kur e sheh njeriu Tiranën ka përshtypjen se bëhet fjalë për kryeqendrën e një̈ populli që nuk ka të shkuar, e që tani vuan vetëm për beton e pallate që të çojnë lartë e më lartë drejt qiellit, por që të largojnë nga toka të cilës i takon dhe e cila të ka ushqyer e të ka bërë ky që je. Tirana…
Edhe kjo fundjavë është e zgjatur për shkak të festës së 1 Majit. Për këtë qytetarët e vendit tonë kanë përfituar për të dalë nga vendi duke përfituar edhe nga moti i ngrohtë i këtyre ditëve. Por, në pikat kufitar këtë pasdite kanë filluar edhe kolonat e gjata nëpër vendkalimet kufitare me rajonin. Në pikën kufitare “Bogorodicë” pritet më shumë se 30 minuta për dalje nga vendi. Në pjesën tjetër të vendkalimeve kufitare, nga ana e Maqedonisë, vonesat janë më të reduktuara, por gjithsesi ka kolona të gjata.
Rajoni do të jetë shumë më stabil dhe më i sigurt, nëse veprojmë dhe punojmë së bashku, porositi ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë panel diskutimit kushtuar energjetikës në Forumin ekonomik Delfi në Greqi, njofton korrespondenja e MIA-s nga Athina. Zaev u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, si shembll i përmendi edhe Greqinë dhe Bullgarinë, theksoi se njëjtë si edhe me vaksinat gjatë pandemisë, asnhti edhe tani për krizën energjetike, ka ekzistuar ndihmë nga fqinjët, por edhe theksoi se nevojitet që të punojmë bashkë, të vazhdojë bashkëpunimi në pritje të dimrit të ardhshëm. “E…
Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, ndodhet sot në një vizitë pune në Bruksel me rastin e takimit dypalësh të shqyrtimit për kapitullin 25, “Shkenca dhe Hulumtimi”. Në fjalën hapëse të takimit dypalësh para Komisionit Evropian, Mariçiq tha se qeveria e RMV-së është e gatshme të përmbushë kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet hulumtuese, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të integrohet në zonën evropiane të hulumtimit dhe të japë kontributin e vet në të. “Negociatat me BE-në hapin një cikël të ri në zhvillimin e shkencës dhe kërkimit në Maqedoninë e Veriut, dhe natyrisht kjo na jep…
“Sundimi i ligjit është thelbësor për proceset integruese evropiane të vendit”, tha ambasadori evropian David Geer në pyetjen e një gazetari për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut me rastin e shkarkimit të kryetares së këtij institucioni. Ai këto komente i bëri sot gjatë vizitës në Komunën e Novosellës. “Javët dhe muajt e fundit kemi parë zhvillime që nuk shkojnë në drejtimin që presim ne në Bashkimin Evropian, në drejtim të përmbushjes së standardeve që nevojiten për integrimin evropian të vendit tuaj. Nuk ka asnjë rrugë të shkurtër që do të çojë në zbatimin e reformave…
Me honorare që arrijnë deri në 110 mijë denarë në muaj, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZhT) u gjend në listën e Entit Shtetëror të Revizionit, i cili konstatoi se për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021 janë shpenzuar pothuajse 750.000 euro për angazhimin e personave të jashtëm me kontrata në vepër. Përveç kësaj, EShR konstatoi edhe se FIZhT ka angazhuar ekspertë për vlerësim dhe për dhënien e mendimit profesional për projektet nga thirrjet publike të publikuara për mbështetje financiare, për të cilat ato kanë paguar rreth 260.000 euro, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Duke e shfrytëzuar Ligjin…
Pas katër ditësh kërkime, është gjetur pa shenja jete 39-vjeçari Melhim Azizoski, nga Pllasnica. Lajmin e kanë konfirmuar nga policia për TV21 duke bërë të ditur se Melhimi ishte raportuar i zhdukur më datë 24 prill 2023. Ai u gjet pa shenja jete sot, rreth orës 16 në vendin e quajtur Blato, në hyrje të fshatit Pllasnicë. Ekipet ende janë në terren, ndërkaq njoftohet se trupi i të ndjerit do të dërgohet për obduksion, për çfarë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes. Kujtojmë se Melhimi ishte parë për herë të fundit teksa ka qenë duke shkuar në punë.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë për Treg të Brendshëm, Industri, Ndërmarrësi dhe Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme të Bashkimit Evropian Kesrtin Jorna, sot nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendin tonë në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian. Programi i Tregut të Përbashkët ofron një set të plotë shërbimesh për të forcuar dhe mbështetur administrimin dhe funksionimin e Tregut të të Përbashkët. Ky program është një program modern, i qartë dhe i adaptueshëm që ndërthur një gamë të gjerë aktivitetesh. “Programi i Tregut…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, sot ka marrë pjesë në hapjen e panelit të diskutimit “Mjedisi dhe transformimi kulturor”, të organizuar nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” dhe Universiteti i Tetovës. Në fjalën e tij para ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, Rektori i UT-së, është shprehur se institucioni që ai e udhëheq i kushton rëndësi të veçantë ndërtimit të një kulture të bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë drejtim, ai veçoi shënimin në Universitetin e Tetovës të 22 Prillit – Ditës Botërore të Tokës, ku u zhvilluan disa ligjërata, me qëllim për t’u vetëdijesuar dhe…

