Author: Jeta almakos

Megjithëse për mirëmbajtjen e rrugëve është kompetente ndërmarrja tjetër shtetërore, “Makedonija pat”, Ejup Rustemi si drejtor i Rugëve shtetërore tregon se ata janë të detyruar të ndërhyjnë për shkak se kompania në fjalë nuk po e bën detyrën. Ai tha se kanë përfunduar procedurat për rehabilitimin e autostradës Shkup – Tetovë dhe anasjelltas dhe brenda pak ditëve do të fillojnë punimet, ndërsa paralajmëroi se brenda një muaji do të fillojë edhe rehabilitimi i autostradës Shkup – Kumanovë. “NP ‘Rrugët Shtetërore’ për çdo vit lidh kontratë me ndërmarrjen tjetër publike që është e obliguar për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve shtetërore…

Lexo më Shumë

Sindikatat në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje të pagave sikurse për funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, të cilët nga muaji prill nisën t’i marrin ato me rritje prej 78 përqind, ose nga 1.000 deri më 1.200 euro, transmeton Radio Evropa e Lirë. Bëhet fjalë për rreth një mijë funksionarë të lartë dhe rreth një mijë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi ngrirjen e një neni në Ligjin e Pagave, ku llogaritet koeficienti në varësi të pozicionit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski, pranoi se paga e tij është rritur për 1.200 euro, pra…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski refuzoi kërkesat për falje të ish-kryetares së PSP-së, Katica Janeva, ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski dhe biznesmenit Sead Koçan. Të tre janë në burg duke vuajtur dënime shumëvjeçare për krime të ndryshme. Janeva dhe Pançevski për herë të parë dorëzuan kërkesë për falje nga kreu i shtetit, ndërsa Sead Koçan edhe në vitin 2021 kishte tentuar ta falej, kërkesa e dytë e tij sërish pa sukses. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës njofton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e tyre për dëmshpërblimin e qytetarëve të cilët pësuan dëme gjatë vërshimeve në vitin 2022. “Informojmë opinionin se Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare i formuar nga qeveria nuk e ka marrë aspak parasysh raportin e komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e vitit 2022, edhe përkundër faktit se qeveria e ka për obligim ligjor që të ndihmojë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ne konsiderojmë se ky vendim i qeverisë për të mos ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet ka prapavijë politike…

Lexo më Shumë

Mirëmbajtja e autostradave nuk është në nivelin e duhur dhe kjo ndikon në sigurinë e komunikacionit. Kështu konstatoi në Klan Debat dretjori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për shërbime dhe rrugë më të sigurta dhe të mirëbajtura sepse vet i paguajnë harxhimet përmes pikëpagesave rrugore. Për këtë qëllim, sipas Rustemit, ndërmarrja që ai drejton ka angazhuar edhe kompani tjera private përmes prokurimeve publike. “Është e vërtetë se në këtë mënyrë ne nuk kemi siguri të mjaftueshme, nga vet fakti se nuk po mirëmbahen ashtu si duhet”, pranon Rustemi. Ai shtoi se nga sot do…

Lexo më Shumë

 Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nesër do të mbahet takim me profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike nga i cili pritet të dalin konkludime të cilat do të jenë hap inicues për ngritjen e kujdesit institucional për zhvillim të drejtë të të rinjve. Në kumtesën që sot MASH-i ua dërgoi mediumeve ceket se ndërtimi i gjeneratave të reja është obligim i tërë shoqërisë dhe të gjithë faktorëve. “Sistemi arsimor ka rol parësor në formimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale.…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot në Bruksel bashkëkryeson me Komitetin e përbashkët konsultativ mes Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të BE-së së rajoneve, së bashku me Jasna gabriq nga Sllovenia, informojnë nga Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qytetit të Shkupit. “Në politikën për zgjerim të BE-së, Komiteti evropian i rajoneve ka rol drejtpërdrejtë në kuadër të marrëveshjeve për stabilizim dhe asociim, prej ku është emëruar Komiteti i përbashkët konsultativ (KPK). Sipas kësaj, Komiteti evropian i rajoneve ka detyrë ligjore ta prezantojë BE-në në mision afatgjatë për t’u ndihmuar vendeve – partnere të prëgatiten për anëtarësim në…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE akuzuan sot se kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe ende nuk kanë asnjë përgjigje nga Qeveria dhe asnjë reagim lidhur me Informacionin për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, të cilin deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit e kanë dorëzuar në Kuvend. “Heshtja nga ana e qeverisë për problemet në drejtësi dhe Këshillin Gjyqësor është vetëm në favor të uljes së besimit të qytetarëve ndaj drejtësisë dhe institucioneve. Pak ditë më parë ishim dëshmitarë të një skandali në Këshillin Gjyqësor, në sy të publikut. Përkatësisht, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në kundërshtim me procedurat, Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren…

Lexo më Shumë

Ndërkohë ka arritur edhe përgjigja nga vet kompania Limak. Nga atje shprehin keqardhje për tragjedinë që ndodhi në objektin e tyre ku punohej. Pohojnë se sipas hetimet që kanë kryer, ngjarja ka ndodhur përshkak se i ndjeri nuk ka ditur të përdorë platformën elektrike lëvizëse. Sipas tyre, i ndjeri punët që ka kryer është dashur të përdorë skele e jo platformën.  https://www.youtube.com/watch?v=qDWSM4ATHcQ “Kompania shprehë keqardhje deri te familja dhe të afërmit. Sipas informatave të deritanishme të cilat dalin nga hetimet e brendshme dhe bisedat e realizuara me punëtorët, ngjarja fatale ka ndodhur përshkak përdorimit joprofesional dhe pa autorizuar të makinës…

Lexo më Shumë