Nga VMRO-DPMNE akuzuan sot se kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe ende nuk kanë asnjë përgjigje nga Qeveria dhe asnjë reagim lidhur me Informacionin për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, të cilin deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit e kanë dorëzuar në Kuvend.
“Heshtja nga ana e qeverisë për problemet në drejtësi dhe Këshillin Gjyqësor është vetëm në favor të uljes së besimit të qytetarëve ndaj drejtësisë dhe institucioneve. Pak ditë më parë ishim dëshmitarë të një skandali në Këshillin Gjyqësor, në sy të publikut. Përkatësisht, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në kundërshtim me procedurat, Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Këshillit Gjyqësor, është shkarkuar nga zëvendësi i saj Selim Ademi.”- deklaroi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.