Ndërkohë ka arritur edhe përgjigja nga vet kompania Limak. Nga atje shprehin keqardhje për tragjedinë që ndodhi në objektin e tyre ku punohej. Pohojnë se sipas hetimet që kanë kryer, ngjarja ka ndodhur përshkak se i ndjeri nuk ka ditur të përdorë platformën elektrike lëvizëse. Sipas tyre, i ndjeri punët që ka kryer është dashur të përdorë skele e jo platformën.
https://www.youtube.com/watch?v=qDWSM4ATHcQ
“Kompania shprehë keqardhje deri te familja dhe të afërmit. Sipas informatave të deritanishme të cilat dalin nga hetimet e brendshme dhe bisedat e realizuara me punëtorët, ngjarja fatale ka ndodhur përshkak përdorimit joprofesional dhe pa autorizuar të makinës për ngritje, të cilën i punësuari e ka përdorur me vet iniciativë, edhe pse për punën që ka kryer në atë moment, është paraparë të përdoret skele. Pajisja ka qenë e çertifikuar dhe e servisuar në mënyrë të rregullt”- thanë Kompania Limak.