Duke marrë parasysh zhvillimet në Serbinë fqinje dhe me qëllim të zvogëlimit të të gjitha rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme për sigurinë e nxënësve dhe mësuesve në mjedisin shkollor, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri njoftoi sot se do t’i propozojë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe autoriteteve të sigurisë një vlerësim urgjent të situatës dhe rreziqeve të sigurisë, të cilat në masë të madhe ushqehen nga disa rrjete sociale, si “TikTok”. Duke pasur parasysh se ato nuk duhet të përdoren në mjedise shkollore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë po harton protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe…
Author: Jeta almakos
Raporti vjetor i Komisionit Rregullator Energjetik e përshkruan krizën si më të vështirën që nga pavarësia e vendit. Kriza globale e energjisë e ka bërë të veten edhe në vendin tonë dhe vitin e kaluar pati një rënie të konsumit prej 10.6% për shkak të aktivitetit të reduktuar ekonomik, çmimeve të larta të energjisë elektrike, si dhe marrjes së masave për përdorimin racional të energjisë elektrike. Të dhënat nga raporti tregojnë se konsumi i energjisë elektrike të konsumatorëve finalë në vitin 2022 ishte 6.133 GWh, që është 732 GWh më pak krahasuar me vitin 2021, pra rënia është 10.66%. Përveç…
Në Panain e 35 të librit, prej 50 Shtëpive Botuese, librin shqip e prezantojnë 7 Shtëpi Botuese shqiptare. Në Panair gjithmonë ka zbritje prej 20 deri në 30 përqind të librave, por pavarsisht kësaj,lexuesit shqiptarë ishin të pakët në numër. “Kemi patur vizitorë por numri është më i vogël ditët e para, shpresojmë që ditëvë në vijim do të informohen për panairin dhe do të vinë më tepër”, u shpreh Edona Ferati nga ALBAS. “Iinteresimi është i ulët nuk mund të themi se ka frekuencë të madhe, por mirë, mirë deri diku ka”, theksoi Fatime Sulejmani nga shtëpia botuese “LOGOS”. “Ka patur…
Përmes rrjetit social “Tik-Tok”, tre nxënëse të një shkolle të mesme në Shkup, kanë kërcënuar një nxënëse tjetër të shkollës ku kanë mësuar. Rasti është denoncuar në MPB, të cilët i kanë ftuar për bisedë të katër të implikuarat dhe prindërit e tyre. “Më 05.05.2023, zyrtarë policor të Stacionit Policor Qendër pranë SPB-Shkup kanë kryer bisedë zyrtare me E.R (18) dhe tre 17-vjecare të mitura, të gjithë nxënës të shkollës së mesme në Shkup, ku kanë marrë pjesë edhe prindërit e tyre, pas denoncimit nga punonjës të shkollës se nxënëset nëpër rrjete sociale kanë postuar përmbajtje kërcënuese ndaj nxënëses dhe…
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratimin e ligjeve për marrëdhëniet e punës, ndërtimtarinë, planifikimin urban, shpronësimin dhe ligjin special, është vendim i përgjegjshëm në interes të qytetarëve për institucione dhe procedura efektive. Ligji i Punës i lejon të punësuarit, me pëlqimin paraprak me shkrim dhe me orar shtesë të paguar plotësisht, të mund të punojë punë shtesë, ndërsa duhet të respektohen dispozitat për 12 orë pushim dhe 24 orë pushim gjatë javës. Ligjet e tjera lehtësojnë dhe thjeshtësojnë procedurat institucionale për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike…
Edhe për fundjavë “shigjeta” prej pallatit të bardhë drejt bulevardit Ilinden nr.2 Korridori 8 dhe 10D i la pa ditë pushimi partitë politike. Edhe sot, akuza mes pushtetit dhe opozitës. Kësaj radhe, VMRO DPMNE reagon për vendimin e Qeverisë që Ligjet që kanë të bëjnë me realizmin e projektit për Korridorin 8 dhe 10D ti kthejë në procedurë parlamentare me flamur evropian. “Tashmë ndryshimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e dyshimtë, ose më saktë kriminal të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, do të barten me flamurin e popullarizuar europian ose lexo: pa debat në Kuvend. Bëhet fjalë për…
Në vend që të rrimë të tronditur, të pikëlluar në heshtje dhe të komentojmë, më mirë të reagojmë me masa dhe veprime konkrete parandaluese. Kështu vlerëson Kryetarja e PLD-së dhe deputete e kësaj partie, Monika Zajkova, e cila mes tjerash, në propozimet e dhëna, përmend ndalimin e rrjetit social “Tik-Tok”. “Është veçanërisht e nevojshme të ndalohet “Tik-Tok” si dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën sepse në vendin tonë kemi qenë dëshmitarë të viktimave nga përdorimi i këtyre rrjeteve. Ndalimi dhe kontrolli i shkarkimit të lojërave, përmbajtjeve dhe aplikacioneve që tregojnë dhe inkurajojnë në mënyrë të qartë dhunën. Gjithashtu,…
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, e ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se gjykatësi që e ka trajtuar rastin “Target-Fortesa” ka marrë para dhe i ka shpërndarë, ndërsa ata që i kanë marrë paratë e kanë propozuar të avancohet në Gjykatën Supreme.
Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shkaktoi një varg reagimesh në opinion. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska për “TV21”. tha se ajo që po ndodh duket si një tregti e rëndë influencash. “Ne u bëmë thirrje edhe institucioneve tjera të cilat propozojnë anëtarë për Këshillin Gjyqësor që të dalin me reagim Ajo shtoi se priste një reagim edhe nga Kuvendi.
Diplomacia e Maqedonisë nuk ekziston dhe reduktohet në garë të individëve me dëshirë për ambasadorë ku më me rëndësi është se egoja e kujt do të përmbushet, në vend se të zgjidhet ndonjë problem shtetëror. Atje në MPJ bëhen aranzhmane personale, por jo edhe diplomaci. Prandaj janë edhe disfatat dhe turpet, theksoi në tribunën e sotme me temë “Politika e jashtme”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Para anëtarëve dhe simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së në Manastir, Mickoski përsëriti se nuk do të votojnë për ndryshime kushtetuese në përbërjen aktuale të Kuvendit. Duke përkujtuar për gjendjet aktuale shoqërore-politike në vend, Mickoski tha se…
Në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj për të vrarët në një shkollë në Beograd. Ndër njerëzit në turmë është parë edhe ministri Nenad Rashiq. Në kryeqytetin e Kosovës, po mbahet festivali “Mirdita, dobar dan” që ka nisur sot. Ndryshe dje 13 vjeçari vrau 9 persona.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetar, i cili i bëri një pyetje lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive. Sipas mediave serbe, pyetja pati një efekt të tillë sa Vuçiçit iu deshën disa sekonda për t’u përgjigjur. Si rezultat, edhe pamjet tanimë janë bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. “Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari…

