Pas masave të marra, dhe me kërkesë të Interpolit të Spanjës, me datë 04.04.2022, oficerë policorë nga Stacioni Policor Strugë dhe Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në një hotel në Strugë, kanë gjetur K.M.T. (39) nga Spanja. Siç ka raportuar ajo, përmes Tiranës ka arritur në Strugë me marrëveshje paraprake me një qytetar të Strugës. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës. Sektori për Punë të Brendshme Ohër.
Author: Isen almakos
Në shumë mure nëpër ndertesa në qytetin e Manastirit është vizatuar shkronja “Z”, simbol i invazionit rus në Ukrainë. E shoqëruar me shkurtesën “RF” në qirilicë, si simbol i “Federatës Ruse”, flet për propagandën e shtuar pas fillimit të konfliktit në Ukrainë. Ekspertët paralajmërojnë institucionet kompetente të marin masat e nevojshme, duke theksuar se bëhet fjalë për propagandë që vjen nga shërbimi sekrey rus. “Shteti maqedonad është sulmuar nga brenda, institucionet janë sulmuar përmes Shërbimit Sekret Rus, e këtë e vërteton edhe dëbimi i disa diplomatëve rusë nga vendi. Më herët joformalisht u dëbuan edhe diplomatë tjerë rusë të cilët…
Sipas anketës së fundit nga IPSOS, VMRO-DPMNE gati dyfish është para LSDM-së. Anketa tregon se VMRO-DPMNE ka rejting prej 18.2 kurse LSDM 9.5 për qind, e Levica 4 për qind. Te partitë shqiptare BDI ka rejting 4.1 për qind, kurse Aleanca për Shqiptarët 3.5 për qind. Të papërcaktuar janë 16.5 për qind, kurse 15.9 nuk kanë treguar për kë do votojnë. 24.6 për qind kanë thënë se nëse tani mbahen zgjedhje, nuk do të votonin fare. Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski ka rejting 9 për qind, para presidentit Stevo Pendarovski me 6 për qind. Kryeministri Dinitar Kovaçevski ka rejting 4…
Ziadin Sela në Klan Debat është përgjigjur në pyetjen e gazetares se pse nuk dorëheqje pas zgjedhjeve. “Unë nuk i shkel fjalët e mia, nëse do kishim zgjedhje fer dhe demokratike në vend , si mosvjedhja e votave , proces jodemokratik dhe korrektësia në zgjedhje atëher do të veproja ashtu siç kam thënë, do të presim zgjedhjet e ardhëshme se si do dalë rezultati pastaj do shofim.”, deklaroi Sela./KlanMacedonia/
Zevendes ministri për Arsim dhe Shkencë, Lulzim Aliu, sot në hapësirat e shkollës së mesme “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë ka realizuar takim me drejtoreshën e shkollës, Teuta Llalla. “Pas publikimit në media se ndaj saj është bërë presion dhe shantazh nga ana e përfaqësues të Komunës së Tetovës me pretekstin për të dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të shkollës e pash të arsyeshme për ta vizituar dhe për të kuptuar nga ajo se çfarë po ndodh”, deklaroi Aliu për mediat pas takimit. Shkolla e mesme “Kirill Pejçinoviq” njihet si një ndër shkollat e Tetovës e cila ka cilësi dhe…
Serbët e Kosovës votuan për zgjedhjet serbe në jug të Serbisë, pas moslejimit të mbajtjes së tyre nga qeveria e Kosovës. Autoritetet ndërkombëtare vunë në dukje, se nuk pati ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente. Rreth 900 votues serbë kanë votuat edhe në Maqedoninë e Veriut. Përveç në Shkuo, serbët sivjet kanë votuar edhe në Kumanovë. Sipas rezultateve ebde jozyrtare shumica e tyre kanë votuar për Vuçiqin dhe partinë e tij, raporton Almakos. https://youtu.be/P-q_DYfu15M Ndryshe, grupe të organizuara qytetarësh serbë nga Kosova udhëtuan të dielën në disa qytete në jug të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe…
Një vajzë e re zvicerane ka vendosur të pranojë fenë islamen në muajin e shenjtë të Ramazanit. Konvertimin në fenë islame ajo e ka bë në xhaminë shqiptare “Sunna” në Dietikon. “Mashallah, elhamdulilah Ramazani ky muaj i mëshirës, i zbutjes së zemrave. Sot në xhaminë tonë fesë islame iu shtua edhe një besimtare, një vajzë pranoi fenë Islame ku edhe shqiptoi shehadetin para imamit. Zoti e ruajtë këtë motër muslimane, e bëftë prej besimtareve të devotshme”, ka njoftuar imami i xhamisë në rrjetet sociale.
Ky grup burrash po bëhen gati për një ditë të gjatë pune në thellësitë e tokës, në një minierë në qytetin e Zenikës në Bosnje. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka plot minatorë këtu, që pavarësisht punës së tyre të vështirë, mbajnë agjërimin. Minatorët vishen dhe thërrasin një ashensor që do t’i ulë deri në 500 metra poshtë sipërfaqes së tokës. Kjo është puna e tyre. Në duar minatorët mbajnë një çantë me ushqime. “Për dikë që nuk do të mbajë agjërimin, është përherë e thjeshtë të gjejë një justifikim. Ne punojmë fort, këtu është vapë, por sërish ne…
Para pesë ditësh, financier Seldi Sulejmani humbi te një korsi biçikletash një shumë të konsiderueshme parash. Por duket se Zoti ka bërë mrekulli dhe personi që i ka gjetur ia ka dorëzuar. Bëhet fjalë pikërisht për agjentin imobiliar, Arens Bregu, i cili në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” tregoi arsyen e këtij gjesti, e cila lidhet me muajin e Ramazanit. Djemtë të dy ndan detaje nga kjo ngjarje, e cila u bë virale në rrjet. “Filloi më ditën 31 mars, e theksoi ditën sepse për ne në ekonomistët është shumë e rëndësishme. Shkova te bankomati dhe i…
Moska zyrtare e ka cilësuar si “propagandë të inskenuar nga Perëndimi” videon që tregonte civilët e vdekur në rrugët e qytetit ukrainas Bucha. Videot janë “urdhëruar” nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një komploti për të fajësuar Rusinë, tha dje zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Kush janë mjeshtrit e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” tha Zakharova. Nga ana tjetër, masakra të ngjashme me atë të raportuar në qytetin Bucha, jashtë Kievit, mund të jenë “të përhapura” në zonat e mbajtura nga forcat ruse, thotë Jack Watling nga grupi i ekspertëve të mbrojtjes dhe…
Indira Mujaj do kthehet vendin e punës në Policinë e Kosovës, ishte përjashtuar për shkak të shamisë ***** Para shtatë viteve Indira Mujaj u përjashtua nga puna, e cila ishte shërbyese civile në Policinë e Kosovës. Arsyeja e këtij përjashtimi ishte shamia e saj. Mirëpo Gjykata Themelore e ktheu në punë Mujajn para dy vjetëve. Kundra këtij vendimi ishte Ministria e Punëve të Brendshme, ku edhe bëri ankesë. Kjo çështje shkoi në Gjykatën e Apelit që është një shkallë më e lartë, me ç’rast Apeli e rrëzoi ankesën e MPB. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook, avokati Muhamet…
Partia e presidentit Vuçiq (SNS), sipas rezultateve preliminare, ka fituar 122 mandate, SPS i Ivica Daçiqit 32 mandate, duke e siguar kështu shumicën e nevojshme në Kuvendin e Servisë, raporton Front Online. Në anën tjetër, shqiptarët kane fituar vetëm një mandat, konkretisht Shaip Kamberi, përderisa ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dështuar keq në këto zgjedhje. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, shqiptarët e Luginës këtë herë kanë dy deputetë më pak në Parlamentin e Serbisë. Përndryshe, partia e radikalit Vojisllav Sheshel dhe e ish-presidentit Boris Tadiq kanë mbetur jashtë Parlamentit të Serbisë. /Front Online/