Më 11 mars 2022, në Kumanovë u mbajt edicioni i 30-të i manifestimit tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”. Manifestimin e shpalli të hapur kryetari Fatos Rushiti, i cili mes tjerash tha se ky 30 vjetor na gjen në një atmosferë krejtësisht tjetër nga rrethanorët politik aspak të favorshëm që ishin në vitin e largët 1992 kur u themelua klubi, e ku pa dyshim meritën kryesore e kishte poeti i ndjerë, kryetar i parë Fadil Bekteshi. ’Ishte letërsia, ishte dashuria për vetë poezinë, ishte ideali dhe këmbëngulja e pakompromis e disa intelektualëve…
Author: Isen almakos
Me kërkesë të Qeverisë — Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjit për akcizat. Me këto ndryshime ulen çmimet e derivateve të naftës dhe produkteve bazike ushqimore. Mirëpo Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, ka sqaruar se me këto ndryshime qytetarët mbrohen edhe nga “goditjet” e mundshme prej rritjes enormeve të çmimeve të rrymës elektrike. Importi i energjisë elektrike dhe gazit natyror do të lirohet nga TVSH-ja, thotë Aliti, duke numëruar edhe lehtësimet tjera që parashohin ndryshimet e miratuara në Kuvend me kerkesë të qeverisë. “ Nuk do të paguhet TVSH për…
Sërish do të shtrenjtohen çmimet e karburanteve nga mesnata, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë. Në mbledhjen që u mbajt sot (10.03.2022), është sjell vendimi që nga mesnata për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbetet e njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë. Me këtë vendim çmimi i karburantëve do të jetë: Benzina Eurosuper BS 95 – 93.00 denarë për litër Benzina Eurosuper BS 98 – 95 denarë për litër Dizeli Eurodizel BS – 97 denarë për litër Vaji ekstra i lehtë – 92 denarë për litër Mazuti – 60.569 denarë për litër. Kjo është hera…
Policë nga SPB e Tetovës- Njësia për punë të brendshme në Gostivar, sot rreth orës 14 e 30 minuta në afersi të udhëkryqit mes rrugëve “Ivo Llolla Ribar” dhe “Bllagoja Toska” në Tetovë e kanë arrestuar 35 vjeçarin me iniciale Sh.Sh. Nga Tetova. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit nga shtatori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, vepër e cila dënohet me nenin 247 nga Kodi Penal. Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejme, kurse pas ndriçimit të plotë…
Lajm i bukur nga Gjinekologjia në Çair Oksana nga Ukraina solli në jetë vajzë me peshë 3.890 kg dhe të gjatë 54 cm. Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta. “Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, pasi vizitoi ato në Gjinekologjinë e Çairit.
Në Fakultetin e Mjekesisë në UT ka diplomuar Lorina Sadiku, vajza e dëshmorit Beqir Sadiku, i cili ra dëshmor në vitin 2001 në Haraçinë. Diplomimi i saj ka bë krenar familjen por edhe gjithë Sllupçanin. “Me shumë mund, vështirësi dhe sakrificë, ia arrite qëllimit në profesionin më fisnik në botë doktoresha jonë! Shumë mirë na kujtohet thënia e jote si fëmijë: -”️Kur të rritem dua të bëhem doktoresh për të shpëtuar jetërat e njerëzve, po të isha doktoresh në vitin 2001 do ta shpëtoja Babin tim”. Urime dhe suksese në profesion dhe jetë bija jonë, Lorina! Na ke bë krenar…
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar është mbajtur takimi i fundit që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mbajtën për iniciativën “Open Balkan”. Por, se kur do të mbahet një takim tjetër, ende nuk është bërë e ditur. Arsyeja është lufta e nisur në Ukrainë nga Federata Ruse. Serbia është shteti i vetëm nga kjo nismë që ende nuk e ka dënuar këtë agresion rus. Shqiptarët kërkojnë tërheqje të Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë Kurse lufta në Ukrainë ka shtuar edhe më tepër revoltën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kundër nismës “Ballkani i Hapur”, shkruan Almakos.…
Kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari i deritanishëm i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Utrinski “Brifing” ka theksuar se në Kongresin partiak të 27 marsit do të zgjidhet lideri i ri, por ai nuk do të kandidoj për këtë post nëse rikandidon Ziadin Sela, përcjell INA. “Nëse Sela do të kandidoj unë nuk do të kandidojë dhe se ai e ka përkrahjen time. Por nëse nuk rikandidon mund të mendoj. Megjithatë, me Selën kam bashkëpunim të shkëlqyer”, theksoi Taravari. Ai pranon se ASH nuk ka kaluar mirë në zgjedhjet lokale dhe se pas analizave është vërejtur se ka zvogëlim…
Ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov në një deklaratë për Slloboden Peçat ka folur pasi është djegur sot paradite vetura e tij. “Sinqerisht nuk e dimë si është djegur vetura jonë. Presim MPB të na tregojë si është djegur vetura, e cila është djegur terësisht”, ka deklaruar Shilegov. Në zjarrin e ndodhur paradite është djegur tërësisht edhe një veturë tjetër, kurse dy vetura janë djegur pjesëtisht. Poashtu është djegur edhe “fasada” e një shtëpie aty afër.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:50 Ndihma e Shpejtë në Saraj ka raportuar se në fshatin Arnaqi është konstatuar vdekja nga korrenti e dy personave të gjinisë femërore, përcjell TV21. MPB thekson se dy viktimat janë nënë e bijë. “Punonjësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas deklaratës së N.S. (27) nga fshati Arnaqi, diku rreth orës 14:10 ka gjetur motrën e saj M.S. (24) nga i njëjti fshat në banjë të prekur nga rryma, ajo është drejtuar për ndihmë, por ndërkohë nëna e saj Z.S. (57), teksa po përpiqej…
Kryeministri Kovaçevski dhe shumica e ministrave, madje edhe Bujar Osmani, trumbetuan këto ditë se Maqedonia e Veriut ka çmimet më të lira të derivateve në rajon. Ky është një manipulim skandaloz dhe nuk përkon aspak me realitetin që përjetojnë qytetarët dhe amvisëritë. Për të konstatuar nëse çmimet e derivateve janë të lira ose jo, ato duhet krahasuar me pagën mesatare të një vendi. Maqedonia e Veriut ka çmim më të lirë për disa cent krahasuar me vendet e rajonit, por ka pagën më të ulët që arrin deri në dyfish. Sa për krahasim, paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut…
Një tërmet me magnitudë 2.0 të shkallës Rihter dhe me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mëngjesin e sotëm në Shkup dhe rrethinë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë Veriore e ka regjistruar tërmetin në orën 9:00 e 48 minuta, thonë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup

