Author: Isen almakos

Ish kryeministri Bullgar Bojko Boriso është arrestuar mbrëmë, kurse Bashkë me të janë arrestuar edhe këshilltarja e tij Sevdalina Arnaudova, ish deputetja Menda Stojanova dhe ish ministri i financave, Vlladimir Goranov. Në sqarimin e shkurtër fillestar të policisë u tha se ata janë arrestuar për “verifikim urgjent”. Mirëpo sot kanë dalë në shesh të dhëna tjera lidhur me shkaqet e arrestimit të Borisovit. Bëhet fjalë për dyshime për reket ne vlerë 60 milionë leva bullgarë (30 milionë euro), ndaj biznesmenit Bozhidar Bozhkov. Bëhet fjalë për biznesmen në biznesin e kumarit, i cili para ca kohe është futur në listën e…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që të fal persona të dënuar, përcjell TV21. Në listë gjendet emri i Abdylfeta Alimit, anëtarë i sigurimit të Kuvendit i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, e për të cilin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dëshmonte se i ka shpëtuar jetën. Lista e të falurve është nënshkruar dje nga presidenti ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare. Personi Aleksandar Petrovski është liruar plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshëm e dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht edhe Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj),…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që të fal persona të dënuar, përcjell TV21. Në listë gjendet emri i Abdylfeta Alimit, anëtarë i sigurimit të Kuvendit i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, e për të cilin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dëshmonte se i ka shpëtuar jetën. Lista e të falurve është nënshkruar dje nga presidenti ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare. Personi Aleksandar Petrovski është liruar plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshëm e dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht edhe Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj),…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Bullgar Bojko Boriso është arrestuar sonte, lajmerojnë mediumet. Bashkë me të janë arrestuar erhe keshilltarja e tij Sevdalina Arnaudova, ish deputetja Menda Stojanova dhe ish ministri i financave, Vlladimir Goranov. Në sqarimin e shkurtër të policisë thuhet se ata janë arrestuar për “verifikim urgjent”.

Lexo më Shumë

21 vjet më parë, u zhvillua lufta mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave ushtarake të Maqedonisë së Veriut. Kjo luftë, sipas Fatmir Deharit, ish-pjesëtar i UÇK-së, aktualisht Kryetar i Kërçovës, në Sytë 7, tha se erdhi si rezultat i diskriminimit të madh të shtetit maqedonas karshi shqiptarëve në këtë vend. I njëjti, u shpreh edhe falënderues ndaj popullit të Kosovës, të cilët ndihmuan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në këtë luftë. Por, Dehari, shtoi se forcat maqedonase, sipas informacioneve të kohës atë botë, u asistuan edhe nga shtete tjera, siç ishte Rusia e Ukraina. Të njëjtat ndihmuan me trupa ushtarake,…

Lexo më Shumë

Një fëmijë është gjetur dje e mbytur në një pishinë në Banjat e Dibrës në fshatin Kosovrast i Poshtëm, njoftoi zedhenesi i SPB Ohër, Atwfan Dimovski. “Mbrëmë rreth orës 20 në stacionin e policisë në Dibër është paraqitur se te Banjat e Dibrës në fshatin Kosovrast i Poshtëm është verejtur një person i mbytur (ngufatur). Nga kontrolli i kryer është konstatuar se bëhet fjalë për vajzë të moshës së mitur nga Gostivari”, deklaroi Dinovski. Sipas tij në trupin e pajetë nuk janë gjetur gjurmë dhune. Disa mediume maqedonase shkruajnë bëhet fjalë për vajzë 8 vjeçare.

Lexo më Shumë

Ministri për diasporën në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemal Çupi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini, kanë përfunduar vizitën e tyre të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas takimeve të shumta dhe mikëpritjes së ngrohtë, vizita e Çupit dhe Eminit ka rezultuar edhe më e suksesshme nga që kishin pritur dhe planifikuar. Ministri Çupi dhe drejtori Emini takimet i kanë filluar me komunitetin dibran në shtetin e Nju Jorkut, SHBA, komunitet që është më i madh në Nju Jork se në vendlindje në Dibër. Gjatë kësaj vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të…

Lexo më Shumë

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit edhe sot do të sjellë vendim për çmimet e derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri në mesnatë. Vendimi, siç deklaroi zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov, do të kumtohet gjatë ditës. “Parakushtet janë përmbushur, KRRE do të sjellë vendim i cili do të jetë në fuqi prej 00:01 (pas mesnate) 18:03.2022”, deklaroi Uzunov. Çmimet e derivateve sillen në bazë të Rregullores së ndryshuar për caktim të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës me të cilën KRRE çdo ditë mund të sjellë vendim për ndryshim të çmimeve të…

Lexo më Shumë

Zjarri përfshiu një restorant në Gjilan ditë më parë. Restorti “Maja e Zezë” që ishte bërë i njohur pasi mbante një luan aty, u dogj thuajse tërësisht Zjarri ishte raportuar më 14 mars rreth orës 05:20. Nga Policia e Kosovës patën deklaruar se lidhur me këtë shpërthim të zjarrit ishin njoftuar nga roja i resortit. “Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”, ishte thënë nga policia teksa u shtua se…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën turke “Milliyet”, ka paralajmëruar se Beogradi dhe serbët në Bosnjë, mund ta përdorin Kremlinin për të përhapur konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ai ka përsëritur kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO. “Unë besoj se Serbia dhe entiteti serb në Bosnje mund të përdoren nga Kremlini për të përhapur konfliktin. Sepse ata duan të prodhojnë një Konferencë të re të Jaltës që shkakton ndarjen për të krijuar një ndikim të dhunshëm. Prandaj, unë mendoj se gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por Kosova në veçanti janë në rrezik”,…

Lexo më Shumë

Burime nga Spitali Psikiatrik në Bardovcë të Shkupit thonë për Almakos se një pjesë e të punësuarëve janë duke u përballur me kërcënime dhe mobing për shkak se kërkojnë të drejtat dhe kompensimet që u takojnë. Jozyrtarisht merret vesh disa të punësuar që i takojnë personelit të mesëm që kujdestaron në këtë spital, janë revoltuar dhe kanë ngritur padi ndaj Spitalit, duke kërkuar kompenzim për punën e bërë jashtë orarit. “Këta të punësuar ndërkohë janë thirrur nga motra kryesore dhe juristi të cilët i kërcënojnë dhe u bëjnë mobing për të marë vesh se kush i ka organizuar të ngrejnë…

Lexo më Shumë

Deri sa shtrenjtimet e produkteve nuk kanë të ndalur, ministrat dhe funksionarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të ushqehen me çmime të lira. Në rrjetet sociale është publikuar çmiorja e restorantit të qeverisë, që tregon se ministrat për byftek paguajnë sa paguajnë qytetarët për një hamburger. Sipas kësaj çmimore, byfteku në restorantin e Qeverisë kushton 180 denarë (3 euro), mishi i gatuar i viçit 120 denarë (2 euro), kurse steku i pulës 100 denarë (1.5 euro). Në restorantin e qeverisë si specialitet shërbehet edhe mish gici me presh 170 denarë (3 euro), kungulleshka të mbushura, si dhe domate të mbushura.…

Lexo më Shumë