Ish kryeministri Bullgar Bojko Boriso është arrestuar mbrëmë, kurse Bashkë me të janë arrestuar edhe këshilltarja e tij Sevdalina Arnaudova, ish deputetja Menda Stojanova dhe ish ministri i financave, Vlladimir Goranov.
Në sqarimin e shkurtër fillestar të policisë u tha se ata janë arrestuar për “verifikim urgjent”. Mirëpo sot kanë dalë në shesh të dhëna tjera lidhur me shkaqet e arrestimit të Borisovit. Bëhet fjalë për dyshime për reket ne vlerë 60 milionë leva bullgarë (30 milionë euro), ndaj biznesmenit Bozhidar Bozhkov. Bëhet fjalë për biznesmen në biznesin e kumarit, i cili para ca kohe është futur në listën e zezë amerikane.
Mediumet shkruajnë se bëhet fjalë për paratë që u incizuan me dron në dhomën e gjumit të Borisovit, deri sa ai ka qenë duke fjetur.
Asokohe Borisov e akuzoi presidentin bullgar Rumen Radev se qëndron pas këtij incizimi, duke deklaruar se incizimi është kryet me dron të cilin Radev e ka marë si dhuratë nga Kina.
Data 24.10.2026
Aktuale
- Rikthimi i deputetit të tretë: Shqiptarët e Luginës bashkohen për të drejtat e tyre
- Bashkimi Evropian përkrah rishikimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
- Araghchi: Presidentët e Iranit dhe Rusisë do të takohen në Moskë javën e ardhshme
- Gani Geci lirohet nga paraburgimi pas akuzave për kanosje
- 194 km/h aty ku lejohen 80! Arrestohet shoferi i Rolls-Royce në autostradën Tetovë–Gostivar
- Lirimi i Gani Gecit: Një vendim i papritur nga Gjykata
- Koçeku dënon thirrjen e Janko Baçevit kundër studentëve shqiptarë: Të hetohet nga organet kompetente
- Nëntë të arrestuar në një operacion të gjerë kundër mashtrimeve kibernetike





