Një nënë e tre fëmijëve humbi jetën të dielën në një aksident horror në Lenzburg. Ajo është nga Tetova që bashkë me familjen kanë jetuar vite me radhë në Zvicër. Të dielën ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje pranë Lenzburgut në Zvicër. Aksidentin e ka shkaktuar një vozitës gjerman me veturë Tesla, i cili nga koria ndihmëse papritmas ka kaluar në korsinë normale, duke kaluar vijën e plotë në korsinë e ardhshme. Gjatë kësaj manovre, ai u përplas me një Vë Polo që po vinte nga i njëjti drejtim. Në të ishte një nënë shqiptare 42-vjeçare me vajzën e…
Author: Isen almakos
Që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut kanë mbajtur kurs të padiskutueshëm properëndimor. Mirëpo gjërat si duket kanë filluar të ndryshojnë, e këtë e paralajmëron Tito Petkovski, kryetar i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar. Në paraqitjen e tij në Tv24, Petkovski ka shprehur kritika të shumta ndaj Perëndimit, kurse ka arsyetuar ata qytetarë që mbajnë anën e Rusisë. Ai tha se maqedonasit e lavdërojnë presidentin rus Vlladimir Putin në rrjetet sociale për shkak se kërkojnë lider që do t’i mbronte me grusht të…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar sot në Itali e akuzuar si pjesë e një grupi të struktura kriminal që trafikonte drogë. Sipas mediave italiane, operacioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga Drejtoria e Rrethit Anti-mafia të Romës. Blutë kanë lëshuar 13 urdhër-arreste, prej të cilëve janë ekzekutuar deri më tani vetëm 9. Mes të arrestuarve është këngëtarja 40-vjeçare, Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë e grupit kriminal. I përfshirë në këtë skemë është boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titty”. Ai ishte arrestuar edhe më herët në vitin 2015…
Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) sot do të sjell vendim për çmimet e derivateve të naftës që do të vlejnë nga mesnata. Nga KRRE informojnë se janë përmbushur parakushtet për sjelljen e vendimit të ri për çmimin e derivateve që do të jetë në fuqi nga mesnata. Në ndryshimet e fundit të Rregullores për caktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës KRRE mundet që çdo ditë të sjell vendim për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse përllogaritja e çmimit të çfarëdo derivati të naftës shkon më lartë apo më poshtë për dy…
Ndërkohë që Kosova i është bashkuar shteteve perëndimore, duke vendosur një varg sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, politikanët në Ukrainë kanë qëndrime të ndryshme lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Meqë vendi po përballet me invazionin rus, çështja e njohjes së Kosovës nuk është për momentin çështje prioritare për Kievin zyrtar. Mirëpo deputetja në Parlamentin ukrainas Irina Faiz dhe ambasadori i këtij vendi në Beograd kanë dalë me qëndrime të ndryshme në këtë temë. Deputetja ukrainase: Serbia armiku ynë, është koha që Ukraina ta njohë Kosovën! Deputetja e ukrainase, Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për…
Drejtori i ESHPI-së Ibush Jusufi sot e priti efektivin dhe inovatorin, Ali Kasamin. Përveç profesionit, Kasami merret me inovacione, sidomos me ato elektrike si dhe elektronike. Ai përdor elektromotor si dhe pjesë tjera elektronike për makinat. “Në takimin e sotëm, z. Kasami bëri një prezantim të projekteve që ka realizuar, mest tyre djepin me rrymë, makinën për përzierjen e ajvarit, makinën për pjekjen e gështenjave si dhe logot tredimesionale, me çrast shfaqi interesin e tij për patentimin e të njëjtave. Projekti tjetër interesant i Aliut është prodhimi i energjisë elektrike të rinovueshme, përmes elektromagneteve, proces i cili do të ulte…
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Antikorrupsion është hapur një rast i veçantë. Sipas anëtarit të Antikorrupsionit, Vlladimir Georgiev, një kompani inekzistente ka fituar 90 tenderë për mirëmbajtje të ashensorëve. Tenderët i ka fituar edhe në spitale shtetërore, në periudhën 2018-2022. Georgiev tha se kjo kompani ka konkuruar në tenderë me dokumentacione të falsifikuara, si dhe me sertifikat të falsifikuar nga Kroacia. Dyshimet lidhur me funksionimin e kësaj kompanie për mirëmbajtje të ashensorëve janë paraqitur kur ka konkuruar në tender të shpallur nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit. Pas verifikimeve të bëra, nga Kroacia ka ardhur njoftim se sertifikati…
“MedHair” është e para klinikë në Cyrih dhe ndër të paktat në Zvicër që përdor teknikën e trikopigmentimit apo tatuazhit të flokëve Saturday, 26 February 2022 – 15:00 albinfo.ch “MedHair” është një ordinancë dermatologjike që gjendet në qendër të Cyrihut e cila në vete ka përvojën shumëvjeçare të specialistes së dermatologjisë, Valentina Berisha. “MedHair” ofron konsultime, ekzaminime dhe trajtime për të gjitha problemet që lidhen me dobësimin apo rënien e flokëve, bazuar në analizat laboratorike të cilat janë të vërtetuara dhe të dëshmuara me faktet dhe studimet e fundit shkencore në lëmin e dermatologjisë. Rënia apo humbja e flokëve është…
Shkruan: Ejup Berisha Nëse deri dje ne qytetarët kërkonim demokraci, për këtë të jeni të sigurtë se unë një gjë të tillë e kamë bërë vet më shumë se 20 vite të plota edhe pse fatkeqsisht kot sepse askujt nuk ju kujtua që të na e instaloj Demokracinë. Sot jemi të detyruar të kërkojmë siguri dhe shpëtim për ne dhe familjet tona,kjo nga ndonjë tendencë për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit brenda shtetit tonë. Lufta e Rusisë në Ukrainë është në nivelin më të lartë të një lufte reale dhe e njëjta po zhvillohet me ashpërsinë më të madhe të…
Gjendja e strehimoreve është bë temë mjaft aktuale edhe në Maqedoninë e Veriut pas fillimit të konfliktit në Ukrainë. Mirëpo drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojanço Angellov, kërkon nga qytetarët të jenë të qetë, sepse siç tha, NATO e garanton sigurinë e vendit, transmeton Almakos. “Qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të shqetësohen. Askush nuk do ta sulmojë Maqedoninë. Maqedonia është pjesë e NATO-s NATO e mbron Maqedoninë dhe sulmi ndaj MAqedoisë do të jetë sulm ndaj NATO-s. Nuk besoj që ekziston forcë e cila do të merte guximin të futet në luftë me NATO-n, sepse kjo do të…
Ministri pa resor – përgjegjës për diasporën dr. Xhemail Çupi dhe Drejtori i Agjencisë Bekim Emini dje prezantuan mundësitë e investimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për diasporën shqiptare që jeton dhe punon në New York, SHBA. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Dibra nga New York, SHBA. “Në këtë takim u diskutuan mundësitë për arritjen e një bashkëpunimi më të afërt, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërtimit, konsulencës etj. Këto takime pritet të pasohen me aktivitete të tjera në muajt në vijim”, deklaroi drejtori Bekim Emini pas takimit të realizuar.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, ajo ka pasur fatin që të këndojë në shtete të ndryshme të kontinentit amerikan, për të performuar dhe promovuar këngët e albumit me të njëjtin titull, “Future Nostalgia”. Sigurisht që ajo është gjithmonë gati t’iu përgjigjet pozitivisht ftesave për të takuar bashkëkombësit e saj kudo ku ndodhet apo edhe të marrë pjesë në manifestet shqiptare kudo ku organizohen. Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në…

