Me kërkesë të Qeverisë — Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjit për akcizat.
Me këto ndryshime ulen çmimet e derivateve të naftës dhe produkteve bazike ushqimore.
Mirëpo Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, ka sqaruar se me këto ndryshime qytetarët mbrohen edhe nga “goditjet” e mundshme prej rritjes enormeve të çmimeve të rrymës elektrike.
Importi i energjisë elektrike dhe gazit natyror do të lirohet nga TVSH-ja, thotë Aliti, duke numëruar edhe lehtësimet tjera që parashohin ndryshimet e miratuara në Kuvend me kerkesë të qeverisë.
“ Nuk do të paguhet TVSH për produktet ushqimore bazë.
Do të zbatohet norma preferenciale tatimore prej 10% energjensat e rëndësishme.
Do të prolongohet zbatimi i normës preferenciale tatimore prej 5% për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë deri në datë 31 dhjetor të vitit 2022.
Importi i energjisë elektrike dhe gazit natyror do të lirohet nga TVSH-ja.
Do të përllogaritet ulja e akcizës së benzinës pa plumb, vajit të gazit si karburant motorik dhe gazit të vajit si karburant për ngrohje, në varësi të vlerës së rritjes së çmimit të këtyre energjensave në bursat botërore.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve është zbutja e pasojave nga rritja e çmimeve të energjensave dhe produkteve ushqimore bazë në bursat botërore dhe me këtë edhe mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe përkrahja e likuiditetit të ekonomisë”, ka noftuar Aliti.
Data 24.10.2026
Aktuale
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi
- Kurti fton shqiptarët e Luginës për një votë të fuqishme kundër diskriminimit



