Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodokse me lutje për ata që janë në vijë të frontit të luftës dhe të tjerët që janë të bllokuar në qytetet siç është Mariupoli, teksa presidenti i shtetit Volodymyr Zelensky, është zotuar në një mesazh për këtë festë se asnjë “ligësi” nuk do të shkatërrojë shtetin. Duke qëndruar brenda Katedrales Shën Sofia në Kiev, Zelensky ka thënë përmes një video-incizimi se Ukraina do të tejkalojë errësirën që e ka sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë në këtë shtet. “Sot ne ende besojmë në fitore të re në Ukrainë dhe të gjithë…
Author: Isen almakos
Në fushatën e zgjedhjeve të fundit lokale, kandidatët dhanë premtime ambicioze sa u përket projekteve që planifikonin të realizojnë në komunat me të cilat synonin të drejtojnë. Të tilla premtime u bënë edhe nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për komunat e Shkupit, përfshirë Komunën e Çairit. “Këtu do të jetë edhe një nga mega parqet që janë planifikuar në qytet. Në formatin e parkut të qytetit të Shkupit”, ka thënë Danela Arsovska- kryetare e Shkupit. Sa i përket megaparkut, kryetarja e Shkupit tha se ka kërkuar nga Komuna e Çairit që të sugjerojë një lokacion të përshtatshëm…
Në Kalanë e Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-së së Tetovës dje kanë gjetur një çantë në të cilën, ndër të tjera, kishte një raketë-hedhës dhe një granatë dore, thuhet në buletinin ditor të MPB-së. Me shumë gjasa, sipas policisë, ata kanë mbetur që nga konflikti i vitit 2001. “Dje në ora 15:20 në SPB Tetovë në Kalanë e Tetovës, në afërsi të kishës dhe nënstacionit, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur një çantë në të cilën kishte një raketëhedhëse, një granatë dore, një predhë 30 mm dhe 31 fishekë. “7.62 mm dhe 14 mm, me shumë gjasa nga konflikti…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para mbledhjes së Kryesisë së partisë deklaroi se zgjidhja e vetme për të dalë nga krizat aktuale në vend, janë zgjedhjet e parakohshme, transmeton TV21. “Natyrisht, kur krizat janë të shumta dhe kur ke një Qeveri e cila nuk ka hapësirë që t’i menaxhojë, dhe në vend se t’i menaxhojë, çdo ditë del një krizë tjetër shtesë, natyrisht se gjëja e parë që duhet të ndodh është që kjo Qeveri të largohet dhe të krijohet një shumicë e re e cila pastaj vendin do ta çojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Sela. https://fb.watch/cAa6QY7QRT/
Në përputhje me masat për uljen e shpenzimeve së jetesës së qytetarëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup ka marrë vendim që të vendoset transport falas në trafikun hekurudhor si në vijim: -Transport falas për të rinjtë deri në moshën 27 vjeç, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, në fundjavë nga e premtja prej ora 12:00 deri të hënën deri në orën 12:00. -Transport falas për të moshuarit, femrat deri në 62 vjeç dhe meshkujt deri në 64 vjeç çdo…
Sot tek varrezat e Skarbek-Evere, kishte një emocion të madh në varrimin e djalit të ri Shqiptar, Dion Jashanica, 20 vjeç. Mbi 2000 veta morën pjesë në ceremoninë mortore : Shqiptarë, boshnjakë, marokenë, belgj, të bashkuar për ta çuar Dionin në banesën e tij të fundit. Dioni ishte një djal pozitiv, i sjellshëm dhe besimtar. Ai u gjend ndërmjet dy grupeve të rinjsh që po debatonin dhe mori përsipër që t’i ndante. Një që pësoi goditje në atë zënkë, iku për t’u kthyer, pas pak kohe, me revole dhe qëlloi për vdekje Dionin që priste në një makinë orën e…
Në shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës në rend të ditës pati shqyrtimin e parë të Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës, i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila mori vëmendjen më të madhe në lidhje me këtë kod, ishte kundër votimit të Kodit Civil si shkak i pikës brenda sa e që ka të bëjë me lejimin e martesave me gjini të njëjtë. Lexo Edhe: ‘Në këtë…
Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale, thotë pronari i kompanisë Ecolog, Lazim Destani. Me afrimin e fundit të muajit të Ramazanit, Destani paralajmëron se Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë. “Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për…
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët mbajti sot mbledhjen e parë pas Kongresit të Dytë të partisë. Në mbledhjen e sotme u zgjodhën 22 anëtarë të Kryesisë së partisë: 1. Arben Taravari 2. Halil Snopçe 3. Elmi Aziri 4. Naim Bajrami 5. Nazim Taipi 6. Omer Ajdini 7. Syrija Rashidi 8. Flakron Bexheti 9. Bekim Pocesta 10. Zulfi Adili 11. Isen Shabani 12. Adnan Neziri 13. Artina Qazimi 14. Abdulla Saliu 15. Azem Sadiki 16. Vjollcë Berisha 17. Bujare Abazi 18. Afërdita Hamza 19. Suzana Paçuku 20. Premtime Zylali 21. Ilire Dauti 22. Elfete Ismaili Në mbledhjen e sotshme u lanë…
Vajza e cila humbi jetën në tërmetin e mbrëmshëm në Stolac të Bosnjës dhe Hercegovinës është 28 vjeçarja Elmira Sefo. Këtë e kanë bërë të ditur mediat boshnjake, ndërkaq prindërit e saj janë të lënduar, shkruan Avaz. Mediat boshnjake gjithashtu kanë bërë të ditur se deri në këtë fund fa tal ka ardhur pasiqë në shtëpinë e familjes Sefo është rrëzuar një mur i cili ka rënë mbi anëtarët e familjes. Edhe në rrjetet sociale kanë vërshuar lutjet për të ndjerën. Një nga influencerët më të njohur boshnjak Nedim Botiç ka shkruar dedikimin mç prekës, i cili ka marrë qindra…
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sonte Bosnjë dhe Hercegovinën. Sipas informacioneve të para, forca është 6.0, dhe epiqendra ka qenë 15 km nga Stolaci. Tërmeti preku shumë qytete në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe u ndje në rajon si Maqedonia, Shqiperia e Kosova. Gjithçka u lëkund për gati një minutë nga fuqia e tërmetit”, thonë qytetarët.
Presidenti turk Tajip Erdogan pritet të zhvillojë në 48 orët e ardhshme biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Zelensky me shpresën që të takohet me të dy në Stamboll për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. “Rezultati është pozitiv; nuk është tamam ashtu siç donim, por shpresojmë të arrijmë diccka,” tha Erdogan nga Stambolli ditën e sotme pas një pyetjeje në lidhje me bisedimet e vazhdueshme të paqes Ukrainë-Rusi. “Shpresoj që ata ta pranojnë ftesën tonë dhe ne mund t’i bashkojmë në Stamboll”, u shpreh ai. Turqia ka një profil dhe pozicion unik. Përveç…