Author: Isen almakos

Zaev t’i kthejë 1.4 milionë euro që i ka dhënë Ljupço Nikolovski përmes MBZHU dhe 8 milionët nga Global. Këto 1.4 milionë euro që i janë dhënë kompanisë Trgovprodukt të Zaevëve janë dhënë në kohën kur Nikollovski nuk po bën asgjë për të siguruar vend për prodhimet bujqësore të Maqedonisë dhe ekzistenca e fermerit është më e vështirë, thonë nga VMRO-DPMNE. – Zoran Zaev të kthejë koncesionin për gërmimin e baltës që ia dha vetes sa ishte kryeministër për 30 vjet të kompanisë familjare Elenica. Zaev t’i kthejë paratë që i ka nxjerrë nga shteti në 5 vitet e fundit.…

Lexo më Shumë

Fuqia e arsimit për të ndikuar sistematikisht në sjelljen e gjeneratave të tëra dhe të krijojë shoqëri më të drejtë dhe inkluzive është në bazë të proceseve të reformave të mëdha që ka ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ndryshimet në arsimin fillor, programet e reja dhe materialet mësimore për mësim i udhëzojnë nxënësit drejt vlerave qytetare që lidhen me barazinë gjinore, multikulturalizmin, tolerancën dhe respektin për diversitetet. Nxënësit fitojnë tolerancë dhe ndjeshmëri për shokët e klasës që duken ndryshe, mendojnë ndryshe ose janë të një kombësie ose feje tjetër. Materialet e reja mësimore nuk mbështesin paragjykimet dhe i paraqesin…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë publike të ardhurat e kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski, zëvendësve të tij dhe ministrave të qeverisë. Kreu i qeverisë merr pagë neto prej 88.260 denarë, ndërsa ndër ministrat me të ardhura më të larta është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili merr 86.324 denarë në muaj. Paga bazë e të gjithë ministrave është 65.026 denarë. Në mesin e zëvendëskryeministrave, pagën më të lartë e ka zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska 73.045 denarë, e pasuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytiqi me pagë neto prej 71.762 denarë. Artan Grubi merr pagë pak më të ulët,…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli; të dy themelues dhe drejtues të Ushtrisë Çlirimtare, kanë pasur sot një paraqitje publike në Hagë, pas plotësimit të aktakuzës për krime lufte. U bë më shumë se një vit prej kur ata janë burgosur e të dy duken më ndryshe në pamje. Hashim Thaçi është paraqitur sot në Gjykatën Speciale, për t’u deklaruar i pafajshëm rreth akuzave të reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë – të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Njësoj edhe bashkëpunëtori i tij, Kadri Veseli. Një vit e gjysmë…

Lexo më Shumë

Nga Sonila Meço Ndërsa na zhdëpin me retorikë, akuzojnë në eter, skërmisin dhëmbë e ndërtojnë cirkun e radhës (tani edhe pa bukë fare) Serbia po i mbaron kilometrat e autostradave që lidhin vendin me kufijtë kroatë, hungarezë, bullgarë, malazezë, maqedonas, kosovarë e boshnjakë; qytetet kryesore me njëra-tjetrën…me gjasë në 2025, maksimumi 2030 Serbia është shtet me autostrada, me shpejtësi të ngadoshme në rrjet 100 km/h. Fondet e Procesit të Berlinit i thithi me çdo projekt infrastrukturor.Ndërkohë Shqipëria, që ka infrastrukturën më të dobët në rajon dhe në Europë, me nevoja të mëdha për financim, jep me koncesione PPP, me kosto…

Lexo më Shumë

Gjuha shqipe është futur si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet. Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese. “Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në një intervistë për TV Koha të Tetovës, ka paralajmëruar se këtë javë do të largohen rrënojat e Spitalit Modular në Tetovë, që qëndrojnë aty nga 8 Shtatori i vitit të kaluar, kur ndodhit tragjedia. Sali thotë se mbetjet e objektit është dashur të largohen më herët, por Prokuroria ende nuk ka përgatitur dokument zyrtar edhe pse në bisedat e realizuara ka njoftuar se hetimet kanë mbaruar. Ministri Sali premton se edhe për kundër kësaj sjellje të Prokurorisë, do të angazhohet personalisht që heqja e mbetjeve të fillojë këtë javë. Sali në këtë intervistë ka…

Lexo më Shumë

Facebooku e bllokon përkohësisht Gold Ag-un pasi u solidarizua me Grupin e Kumanovës! Në mesin e shumë shqiptarëve që kanë përkujtuar 7 vjetorin e Lagjes së Trimave ishte edhe këngëtari i mirënjohur Arjan Agushi-Gold Ag. Në shenjë solidarizimi me pjesëtarët e Grupit të Kumanovës ai ka publikuar një postim “Profili mu ka bllokuar në afat prej 24 orëve, kurse një muaj nuk mundem të shperndajë video ose të bëj transmetime”, thotë Gold Ag në deklaratën për portalin Lideri.mk nga Shkupi. Ai është i habitur nga ky blllokim, sepse në postimin e tij nuk ka përmendur asgjë që është kundër rregullave…

Lexo më Shumë

Aeroplani i nisur nga Aeroporti i Tiranës është goditur nga rrufeja, por që ka arritur që të rikthehet në pistë dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar. Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi. “Para pak qastesh, ky aeroplan eshte goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dergoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmiresisht, ani pse nje numer i madh i udhetareve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa deme ne njerëz”, ka shkruar ai. “Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene trondites! Aeroplani…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e Grupit Kumanova flasin nga burgu: Nuk jemi pishman, ideali ynë do të jetë bashkimi kombëtar Pjesëtarët të grupit të Kumanovës, të akuzuar e dënuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, ndjehen ende krenarë për atë çfarë bënë 7 vjet më parë. Në një lidhje direkte në T7, dy nga pjesëtarët e këtij grupi thanë se nuk ka përfunduar synimi i tyre për bashkimin kombëtar. Në përvjetorin e 7-të të asaj që ata e quajnë “beteja e Kumanovës”, njëri nga të dënuarit tha se nuk është penduar. Lexo Edhe: Ndrron jetë ish-boksieri Xhevdet…

Lexo më Shumë

Ministra e kryeministra pa truproja janë dukuri e shpeshtë në vendet perëndimore, ku edhe presidentët udhëtojnë me autobusë kse bicikleta, por raste të tilla nuk jemi mësuar t’i shohim në vendin tonë. Përkundrazi, në Maqedoninë e Veriut shumica e ministrave dhe funksionarëve preferojnë të ndertojnë imazhin e tyre me vetura luksoze, me truproja e me shoferë, si dhe me veshje të shtrenjta. Nga ky “shabllon” po dallon ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili çdo moment të lirë mundohet ta shfrytëzojë në biseda dhe takime direkte me qytetarët, për të dëgjuar drejtpërdrejt mendimet e tyre dhe hallet që mund t’i…

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi deklaroi se nesër do të fillojë importi i vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut, i cili më parë importohej kryesisht nga Ukraina. “Republika e Maqedonisë së Veriut nesër do të marrë vendim të rëndësishëm që do të hapë eksportin e vajit të lulediellit në Shqipëri, produkt që importohej kryesisht nga Ukraina. Kemi ndjerë mungesë si dhe në tregjet ndërkombëtare, prandaj edhe çmimet janë më të larta. Dua të falënderoj ministrin Bekteshi për bisedimet konstruktive dhe dua…

Lexo më Shumë