Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar ndaj BDI-së për ndotjen e ajrit. Sipas tyre, pikërisht BDI për 20 vitet e shkatërroi sistemin.
Ata thonë se BDI, e cila dy dekada me radhë i helmonte qytetarët me korrupsion, sot paska gjetur guxim të flasë për ajrin e Shkupit.
“Hipokrizia nuk ka kufij. Po ku ishit kur Shkupi çdo vit dilte në listat e qyteteve më të ndotura në botë me disa ministra tuaj të Ambientit Jetësor?
Ku ishit kur qytetarët protestonin për ajër të pastër dhe kundër deponive të egra, ndërsa ju bënit matematikë se kush sa përqind do të marrë nga tenderët?
Sa i përket “interesave personale” që i përmend BDI, ju, me gjithë klikën tuaj të kriminalizuar, në 20 vite pushtet për pak sa nuk u futët në Librin e Guinessit për korrupsion dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore.
Deponitë krijoheshin ndërsa ju blinit qendra tregtare, biznese nafte dhe fotovoltaikë.
Deponitë rreth Shkupit, në Tetovë, në Kërçovë e në Strugë janë trashëgimi nga koha e BDI-së.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga Izet Mexhiti, reagoi menjëherë, të koordinuar dhe së bashku me të gjitha organet dhe institucionet kompetente, përfshirë edhe shërbimet e zjarrfikësve.
Situata tashmë është nën kontroll dhe qytetarët informohen me kohë.
Djegia e deponive, qoftë në “Drisla”, në Shuto Orizarë apo në Trubarevë, në prag të zgjedhjeve e hap temën për përpjekjet për destabilizim, për të cilat kemi paralajmëruar edhe më parë.
Qytetarët e dinë mirë kush është përgjegjës për këtë gjendje dhe më 19 tetor do të japin përgjigjen e merituar”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Dy gra me djegie të rënda gjatë një feste familjare në Shkup, dërgohen urgjentisht në spital
- Misteri i zhdukjes së 31-vjeçarit zgjidhet në Prishtinë
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
- VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura
- Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit
- Akti i rëndësishëm: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët shpallet më 17 nëntor



