Author: Isen almakos

Edhe një çerdhe e re i shtohet Gostivarit, njoftoi kryetari i komunës, Arben Taravari duke shtuar se filluan punimet për ndërtimin e një objekti të ri në kuadër të çerdhes “Lulishtja” me kapcitet për vendosjen e 100 vogëlushëve. “Sektori për arsim pranë Komunës së Gostivarit, aplikoi dhe fitoi këtë projekt nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në programin “Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale” finansuar nga Banka botërore, dhe tani filloi të bëhet realitet çerdhja e re me kapacitet për mbi 100 vogëlushë”, njoftoi Taravari.

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës qëndroi për vizitë një delegacion i Universiteti “19 Maji” nga qyteti i Samsunit të Republikës së Turqisë. Ky delegacion udhëhiqej nga Rektori Prof. Dr. Yavuz Ünal, i cili shoqërohej nga Zëvendësrektori, Prof. Dr. Cengiz Batuk, Kryetari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Mustafa Sait Kurşunoğlu dhe anëtari i trupit udhëheqës, Sali Sallah. Ata fillimisht u pritën në takim nga Kryetari i Senatit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Prorektori për Financa, Prof. Dr. Naser Raimi, udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri dhe profesori i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Qani…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni madhështore në sallën e Bashkisë së Kopenhagës, të martën me 10 maj, mjeshtrit e rinj më të talentuar të vitit dhe mjeshtrit e sapo trajnuar të cilët diplomuan me notat më të larta, u nderuan me medaljen e argjendtë dhe të bronzit të Shoqatës së Zejtarëve të Kopenhagës. Madhështinë e kësaj ceremonie e shtoi edhe prania e mbretëreshës së Danimarkës, Shkëlqesisë së saj Margrethe II. Ajo përshëndeti, nderoi dhe takoi me shtrëngim duarsh gjithë studentët e nderuar me medlje. Nga 24 studentët më të dalluar të cilët u nderuan me medalje është edhe Nderim Beluli me prejardhje…

Lexo më Shumë

Maturantë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë, sot morën pjesë në “Ditën e hapur”, që u organizua në Universitetin e Tetovës. Bashkë me këtë aktivitet, në sheshin e Universitetit u organizua edhe Panairi i Karrierës, ku kompani të njohura i prezantuan produktet e tyre. “Dita e hapur” ka për qëllim që maturantët të njihen nga afër me ofertën akademike të Universitetit, programet studimore, laboratorët, ambientet, kushtet dhe mundësitë e shumta që Universiteti ofron. Përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, tha se pas përmbylljes së suksesshme të prezantimeve në shkollat e mesme, sot…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nga Radovishi ka zbuluar një aferë për të cilën e akuzon “shoqërinë kriminele në pushtet”, LSDM dhe BDI. Sipas Mickovskit bëhet fjalë për aferë ku janë keqpërdorë 20 deri 30 milionë euro buxhetore. Keqperdorimi është bë përmes dy firmave dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) në Shkup. Kryetari i VMRO-DPMNE ka sqaruar se është formuar një “instant ndermarrje” e cila në mënyrë fiktive ka kërkuar kthim të TVSH-së nga DAP-i. Për të fshehur gjurmët, kjo ndermarrje, që Mickovski e quajti “ndermarrja A” ka bë marrëveshje me një ndermarrje tjetër (Ndërmarrja B) e cila i…

Lexo më Shumë

Nga muaji i ardhshëm do të realizohet premtimi për infermierët që nuk është realizuar me vite. Këtë lajm të gezueshëm për punëtorët shëndetësorë e ka sjellur Behar Emini, drejtor organizativ në Klinikën për Kirurgji Plastike, me rastin e 12 majit, Ditës së Infermierëve. “Të nderuara infermiere e të nderuar infermier, rëndësinë e punës që ju e bëni çdo ditë nuk mund ta reduktojm në një ditë. 12 maji nuk është thjesht vetëm Dita Ndërkombtare e Infermierisë, por ditë kur duhet të reflektoj mbi të gjitha ditët tjera të punës. Për këtë arsye ju informoj që nga muaji i ardhshëm do…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në qytetin e Rijekës në Kroaci, ka ndërruar jetë veterani shqiptar i luftës kroate, Hil Lekaj. Lajmin e ka bë të ditur familjarja e tij, Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete shqiptare në Kuvendin e Kroacisë. Ja postimi i plotë i deputetes Perlaskaj në Facebook: Të Zotit jemi, te Zoti kthehemi! Me pikëllim të thellë ju lajmroj për  vdekjen e axhës- Bacës Hil Lekaj. Baca Hil ka qenë një babë, bashkeshort, axhë, dajë dhe gjysh i mirë, ka qenë zejtar dhe familjar i zellshëm e i devoteshëm. Ka qenë humanist, njeri modeste i cili me pak fjalë, në heshtje ka…

Lexo më Shumë

Ukraina ka zmbrapsur dhe dërrmuar në fushëbetejë forcat ruse që u përpoqën të kalojnë lumin Donets në Bilohorivka ku mbetën të shkatërruar së paku 58 automjete ushtarake dhe siç flitet rreth 1500 ushtarë rus që ranë në kurthin e ukrainasve. Një forcë ruse po provonte të kalonte lumin Donets afër Bilohorivka për të rrethuar qytetin Lysychanks në rajonin e Donbas. Ukrainasit i kishin pritur një lëvizje të tillë duke e llogaritur në njohurinë e tyre të terrenit kishin ditur pikën se ku do të kalonin rusët lumin, që edhe ndodhi me 8 maj. Inxhinierët rusët kishin ndërtuar urën me pontone…

Lexo më Shumë

Trupat amerikane i janë bashkuar forcave nga Britania, Franca, Italia dhe shtetet aleate të enjten në stërvitjet ushtarake të mbajtura në anëtarin më të ri të NATO-s, Maqedoninë e Veriut, me synimin që të shfaqë gatishmërinë e pozicionimit përgjatë kufijve lindorë të aleancës, raportoi AP. Afër 10,000 ushtarë nga 19 vende po marrin pjesë në stërvitjet “Swift Response” të NATO-s teksa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon në javën e 12-të. Stërvitjet po mbahen në pesë lokacione të ndara, duke u shtrirë nga Norvegjia në Maqedoninë e Veriut, kanë thënë zyrtarët ushtarakë. “Mendoj se është demonstrim fantastik i asaj se…

Lexo më Shumë

Minisitri i Shëndetësisë Bekim Sali paralajmëroi paga më të larta për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nga muaji korrik “Kemi formuar grup pune, të cilët po përgatisin ligj të ri për motrat medicinale. Me propozim të shoqatës së motrave medicinale, ne e morëm atë draft tekst që ata e kanë përgatitur dhe të punësuari tanë në Ministri për punë juridike, me ata po koordinohen për punën e mëtutjeshme rreth këtij ligji. Në kontunitet ne punojmë per kushtet me te mira për punë si për motrat medicinale njejtë për të gjithë te punësuarit në shëndetësi. Në muajin korrik presim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një intervistë për “Utrinski Brifing” është shprehur kundër Ballkanit të Hapur sepse sipas tij, Maqedonia nuk duhet të ketë alternativë tjetër përpos Bashkimit Evropian. Ai është shprehet se bojkoti në Parlament është e drejtë legjitime e VMRO-DPMNE-së. “Ne para disa javëve dolëm me agjenda sipas të cilave od të punojmë. Njëra prej iniciativave tona është ndryshimi i ligjit për lojërat e fatit me atë që kazinot do të largoheshin nga shkollat dhe objektet fetare dhe do të zhvendoseshin në hotele me pesë yje. Ata thonë se nuk ka hotele të tilla, ne…

Lexo më Shumë

Kërkesa e deputetëve të grupit të Rithemelimit, për të miratuar një rezolutë për krimet e Serbisë në Bosnje është bërë shkak për replika të forta në sallën e Kuvendit. Balla akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë Serbinë, pavarësisht një vendimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për embargo. Me shumicë votash deputetët e PS-së votuan kundër miratimit të kësaj rezolute, me pretendimin se nuk do të pranojnë asnjë kërkesë që vjen nga Komisioni i Rithemelimit. Gjatë hedhjes në votim, Berisha u çua nga vendi dhe filmoi të gjithë socialistët që ngritën kartonat, duke i akuzuar ata si pengje të…

Lexo më Shumë