Ndërroi jetë veterani shqiptar i luftës në Kroaci, angazhohej për bashkim kombëtar të shqiptarëve

Ndërroi jetë veterani shqiptar i luftës në Kroaci, angazhohej për bashkim kombëtar të shqiptarëve

Të mërkurën në qytetin e Rijekës në Kroaci, ka ndërruar jetë veterani shqiptar i luftës kroate, Hil Lekaj. Lajmin e ka bë të ditur familjarja e tij, Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete shqiptare në Kuvendin e Kroacisë.

Ja postimi i plotë i deputetes Perlaskaj në Facebook:

Të Zotit jemi, te Zoti kthehemi!

Me pikëllim të thellë ju lajmroj për  vdekjen e axhës- Bacës Hil Lekaj.
Baca Hil ka qenë një babë, bashkeshort, axhë, dajë dhe gjysh i mirë, ka qenë zejtar dhe familjar i zellshëm e i devoteshëm.
Ka qenë humanist, njeri modeste i cili me pak fjalë, në heshtje ka dhenë kontribut të madh.
Gjate regjimit serb me ide të bashkimit kombëtar, ka qenë aktivist dhe pjesemarres i demostratave në Prizren.
Gjate luftës atedhetare në Kroaci prapë vazhdoi me kontributin e tij duke u be pjesemarres i luftes atedhetare Kroate. Ne bashkesinë shqipetare të Rijekes ka qen nder aktivistet me te angazhuar ku dhe nje periudh kohore ishte Kryetar i Bashkesise te shqiptarëve të Rijekes.
Me modestine me te madhe i pranonte lavdatat e kontributit të dhënë. Shqiptarizmi çdo herë ka qenë  ne gjakun e tij shqiptar.
Vdekja e Baces Hil nuk eshte humbje vetem per familjen Lekaj por për gjithë farefisin, dashamiret dhe komunitetin shqipetar.

Vorrimi i te ndjerit do te jete diten e premte /13.05.2022/ ne oren 15:00 ne varrezat e Selces.
Pushofte ne paqe shpirti i tij i bardhë.