Edhe pse u paralajmëruar shkëputje e koalicionit shkaku i zhvillimeve të fundit, koalicioni VMRO-ASH vazhdon edhe më tutje. Sipas analistit Vasko Llazarevski, ata sot r kanë votuar bashkë rebalancin e buxhetit në qytetin e Shkupit. “Përndryshe mos u brengosni për koalicionin e Aleancës dhe VMRO-së në qytetin e Shkupit, sot bashkërisht e kanë votuar rebalancin në qytetin e Shkupit. Bashkë me Levicën”, ka njoftuar Llazarevski.
Author: Isen almakos
Kryetari i komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski ka ndermarrë një hap njerëzor duke i dalë ndihmë të riut me emër Medijan, i cili ka një rrëfim të dhimbshëm jetësor. “Sot e shikova në rrjetet sociale paralajmërimin e emisionit të nesërm “Zemra në Pëllëmbë” në Tv Alfa ku është përfshi storja për Medijanin, dhalosh i ri nga lagja Hipodrom. Për fat të keq rrëfimi jetësor i Medijanit është i rëndë. Dragica, gruaja e cila e ka marë nga shteti dhe e ka rritur ka nderruar jetë dhe ai sot jeton në kushte të rënda, pa rrymë dhe pa punë. Menjëherë…
Shkruan: Ejup Berisha Vetëm antarsimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europjan e ruan unitetin, tërësinë teritorale, sovranitetin, stabilitetin si dhe bashkjetesën në vendin tonë. Kjo njëherit është alternativa e vetme që shtetin dhe qytetarët e vendit tonë do ti lëvizë përpara dhe të njëjtët do ti afron drejt një të ardhme më të mire e më përparuese. Maqedonia e veriut jo qe nuk ka alternativa të tjera por tani për tani vetëm anëtarsimi në BE është zgjidhje më e mire, me e pranueshme dhe me premtuese, pra te gjitha alternativat e tjera përpos BE-së për RMV-në dhe…
Letra publike e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Marie Byrnes, e publikuar më 8 korrik, në të cilën ajo shpreh mbështetjen e saj dhe të SHBA-së për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe të propozimit të ri për tejkalimin e bllokadës në këtë rrugë, është inkurajimi më serioz dhe më domethënës që nga vjen nga aleati strategjik i vendit tonë, vlerëson kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Duke e falënderuar Ambasadoren Byrnes dhe SHBA-në për gjithçka që kanë bërë për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, Gashi edhe një herë rithekson se për RMV-në gjithçka mund…
Maqedonia e Veriut deri të mërkurën ka afat të miratojë “propozimin francez”, thonë burime diplomatike për Almakos. Sipas tyre, vendit tonë i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë kohë për të zgjedhur mes “integrimit dhe izolimit”. “Nëse deri të mërkurên nuk miratohet ‘propozimi francez’ Maqedonia e Veriut do të futet në izolim të thellë dhe perspektiva e saj evropiane vihet në dyshim”, thekson një diplomat perëndimor në Shkup. Ndërkohë, te disa diplomatë të tjerë janë paraqitur dyshime edhe ndaj hamendjes së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. “Kovaçevski duhet ta publikojë protokollin e dyanshëm. Ai është pjesë e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.…
Nga Skënder Minxhozi Edi Ramës nuk i doli inati me Brukselin as në ditën e ditëlindjes. Në 4 korrik, teksa merrte urimet në telefonin e tij, kryeministri shqiptar shkruante nga Holanda në lidhje me zhbllokimin e negociatave të integrimit me BE, se “ky është një turp, një turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit. Një vend që merr peng dy vende, për shkak të disa çështjeve që nuk i vë në diskutim, por në Ballkan nëse hyn aty është çmenduri”. Si për çudi, Rama këtë rradhë s’e kishte me të zotët e shtëpisë, Holandën, por me Bashkimin Evropian…
Ministria serbe për përkujdesje familjare dhe demografi sot vlerësoi se Serbia po përballet me “pasqyrë jashtëzakonisht të rëndë demografike” dhe se është fakt që numri i banorëve ka rënë nën 7 milionë. “Numri i të vdekurve po rritet në raport me foshnjet e sapolindura, kurse vetëm gjatë vitit të kaluar vendi ynë humbi mbi 74 mijë banorë, që është një qytet me madhësi sa Zrenjanini”, ka njoftuar kjo ministri duke marë për shembull një qytet në Vojvodinë. Prej atje kanë paralajmëruar se viti 2022 do të jetë edhe më “i vështirë” sa i përket lëvizjeve demografike.
“Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se xhamia e cila po ndërtohet në fshatin Planejë të Hasit është xhamia e 100-të në komunën e Prizrenit. Njoftimi i plotë: Xhamia e 100, në komunën e Prizrenit…! Me datë 29 qershor 2022 e nisëm, e sot në ditën e dhjetë, xhamia e Planesë ka filluar të lëshojë shtat. Përndryshe, sot e vërejtja se kjo xhami ka numër jubilar, 100. Gjatë kthimit, u ndalëm në fshatin Gjonaj, ku e falëm xhumanë. Në kalendarin islam, ekziston një natë dhe një ditë brenda vitit…
Në Shkup sot do të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Mirëpo, opozita maqedonase dhe shoqata të ndryshme qytetare janë kundër këtij propozimi andaj tanimë për një javë po protestojnë duke theksuar se ky propozim ka si synim bullgarizimin dhe asimilimin e maqedonasve. Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje…
Një nga shtetasit maqedonas të zhdukur nga Halkidiki është gjetur i gjallë dhe është në gjendje relativisht të mirë shëndetësore, konfirmojnë për korrespondentin e MIA-s nga Athina, burime nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë. Sipas të njëjtave informacione të MPB-së, bëhet fjalë për një shtetas 30-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, i cili pas më shumë se 17 orësh zhdukje është gjetur nga një anije mallrash që lundronte afër në zonën detare në jugperëndim të Kasandrës. Vazhdojnë aksionet dhe kërkimet e shërbimit të bregdetit grek, ekipit grek të shpëtimit dhe shpëtimtarëve vullnetarë për gjetjen e personit të dytë të zhdukur.
Policia bullagre ka arrestuar një person me iniciale D.D. duke transferuar substanca për prodhimin e drogës nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Substancat metamfetamin dhe amfetamin atij i janë kalur duke i transportuar në shishe për çaj të ftohtë. Nga MPB maqedonase e kanë konfirmuar rastin për Almakos, duke shtuar se i arrestuari është i punësuar si doganier në vendkalimin kufitar Deve Bair. Ai është arrestuar duke drejtuar veturë me targa kumanovare. Policia bullgare për rastin e ka informuar policinë e Maqedonisë së Veriut, kurse ndaj doganierit të arrestuar do të merren masa adekuate.
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë: BMW me targa serbe bëhet copë e grimë, raportohet edhe për pasoja në njerëz. Nga MPB për Alsat njoftojnë se automjeti është vetaksidentuar nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës së lagësht dhe si pasojë shoferit ka marr lëndim të rënda, i cili me autoambulancë është tranaportuar në Qendrën Klinike në Shkup. Nga policia bëjnë thirrje që të kenë kujdesë gjatë vozitjes, sidomos në aksin e zonës “Ilinden” në dalje të kryqytetit ku edhe ka ndodhur aksidenti. Në vendngjarje kanë dal ekipet përkatës të MPB-së, ndërsa trafiku po zhvillohet me një…