Aleksej Goncharenko, deputet i partisë Verkhovna Rada ka thënë të premten se “Ukraina, së bashku me Kroacinë, do të hakmerren ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratat e tij për operacionin special nga Rusia”, transmeton B92. Kurse Vuçiq teksa po merrte pjesë në një ngjarje në aeroportin e Beogradit, u shpreh se “i uroj popullit ukrainas gjithë të mirat, dhe kroatët duhet të kujdesen për punën e tyre”. Serbia është një nga vendet e vetme në Evropë që nuk ka sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë.
Author: Isen almakos
Ndonëse flasin maqedonisht, në fshatin Podgorcë të Strugës banorët pohojnë se janë shqiptarë, andaj edhe kërkojnë shkollë në gjuhën shqipe. Disa herë kanë kërkuar paralele shqipe, por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër. Për këtë kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë. “ASh-ja vlerëson se i gjithë procesi i hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në Podgorcë me qëllim apo pa qëllim nga kryetari i Komunës së Strugës është duke u zhvilluar me hapa të gabuara dhe kjo në fund do të ndikojë drejtpërsëdrejti në nivelin e suksesit të arsimit në atë shkollë, statuti i shkollës në…
Liderët europianë nuk duhet të bëjnë një gabim stategjik duke lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë demokracinë dhe përparimin e reformave. Damon Wilson, presidenti i Fondit Kombëtar për Demokracinë (National Endowment for Democracy), tha për Ilva Taren në programin Balkans Debrief se ky është një moment kyç për rajonin. “Kjo është një krizë që nxjerr në pah sigurinë europiane dhe nëse ka një thirrje urgjente për veprim, koha është tani” – është shprehur Wilson. Megjithatë dritarja e hapur europiane për Ballkanin Perëndimor rrezikon të mbyllet. Sipas Wilson liderët europianë nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.…
Nënkryetari i ASh-së, Arben Taravari, në edicionin veror “Click21” në TV21 ka folur për koalicionin me VMRO-DPMNE-në. “E shihni, partitë opozitare gjithmonë kanë tendencë të shkatërrojnë shumicën aktuale dhe nuk ka asgjë të diskutueshme për këtë, përndryshe sa herë u jepet mundësia, çdo parti në opozitë mundohet të krijojë një shumicë të re me të cilën do të sfidojë shumicën aktuale. “Ne nuk kemi pasur asnjë bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, por tani jemi distancuar plotësisht nga politikat e zbatuara nga VMRO-DPMNE”, tha Taravari. Taravari poashtu tha se lideri i BDI-së Ali Ahmeti manipulohet nga Artan Grubi. Këtë vitin e fundit Ahmetin…
Në Turqi po kujtohet përvjetori i fitores së qytetarëve të saj ndaj tentimit për grushtet. Presidenti i Türkiyes (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “tradhtarëve të FETO-s, por edhe organizatave të tjera terroriste dhe forcave që i lëshuan ato drejt nesh, iu për përgjigjëm jo duke u tërhequr, por duke bërë hap para”, raporton Anadolu Agency (AA). Në mesazhin e publikuar me rastin e “15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, Erdoğan rikujtoi se sot është 6-vjetori i përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut, një prej sulmeve më të ulëta kundër shtetit dhe jetës së…
Sot në Agjensinë Kombëtare të Parqeve dhe Rekreacioneve të Shqipërisë në Tiranë, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve- Shkup, Skender Asani, dorëzoi 25 boça nga bredhi i shkatërruar i Nënës Tereze. Me drejtoreshën e Agjensisë Erinda Fino janë marë vesh që nga këto fara të përtërijmë 25 fidane që do të mbillen në Parkun e liqenit të Tiranës, në shenjë nderimi të Nënës Tereze, me rastin e 25 vjetorit të shkuarjes së saj në amshim. “Tash e në të ardhen në zemër të Tiranës do ta kemi një oazë të Nenës Terezë, e cila do të…
Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën e tij në Click 21 u shpreh se propozimi francez do të kalojë në Kuvend me 61 vota dhe se partia e tij dhe opozita shqiptare mbështesin këtë propozim. Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka mund që t’i përfshijë të gjitha palët në bisedime dhe në këtë mënyrë nuk do të kishte kundërshtime në kampin politik maqedonas. Megjithatë, Taravari theksoi se kur të nisin ndryshimet kushtetuese, ASH do të kushtëzojë që gjuha e 20% të quhet gjuha shqipe “Do të insistojmë në çdo mënyrë…
Ejup Berisha Ursula Von der Leyen Urdhëroni në BE, kundërshtarët e eurointegrimeve në RMV Jo asesi faleminderit. Ursula Von der Leyen Kryetarja e Komisionit Europjan dje e vizitoi Shkupin. Ajo këtu pati takime me përfaqsuesit e kreut më të lartë shtetrorë Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Dimitar Kovacevski dhe me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Kryetarja e Qeverisë së BE-së u takua edhe me kryetarin e Partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski. Ursula Von der Leyen në Shkup ka udhëtuar dje për të na bërë ftesë që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europjan apo më konkretisht për ti bindur…
Në maj të këtij viti, Kabineti im, dorëzoi një shkresë deri te Drejtoria Doganore me propozim për lehtësimin e disa shërbimeve për diasporën tonë, njoftoi ministri i diasporës, Xhemail Çupi. Ai swaron se kanë kërkuar nga Dogana hapjen e korsieve të posaçme në pikat kufitare për mërgimtarët tanë, veçanërisht gjatë pushimeve verore ku realisht ka për nevojë më të madhe për t’i ndihmuar ata dhe për të shmangur pritjet e tepërta. “Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet tona, deri më tani nuk kemi mundur të marrim përgjigje pozitive dhe të sjellim ndryshime, gjegjësisht lehtësim të rrethanave për diasporën gjatë hyrjeve në vendin…
Për 45 për qind është rritur numri i i rasteve aktive të Kovid-19 në vend nga e hëna deri dhe edhe pse nuk ka persona të vdekur gjatë kësaj jave. Pritet që sot Komisioni për sëmundje infektive të mbajë takim në të cilin do të diskutohet për situatën me koronavirusin në shtet. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë kryer 1.365 analiza, ndërsa janë regjistruar 494 raste të reja me KOVID-19 dhe 276 pacientë të shëruar. Nga numri total i pozitivëve (494), janë regjistruar 105 riinfeksione. Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24…
Hekurudhat e Maqedonisë pas mbetjes së postit shprazët një kohë të shkurtër për shkak vdekjes së parakohshmë të ish drejtorit Mubekir Palloshi nga Shkupi, tani kanë drejtor të ri. Në këtë post është emëruar Majan Vejseli kuadër i partisë Alternativa nga Tetova Majan Vejseli është ekonomist ndërsa ka magjistruar në Lubjanë të Sllovenisë.
Kryetari i komunës Gazi Babë, Bonan Stefkovski, sot mbikqyri aktivitetet ndërtimore për asfaltimin e rrugëve lokale në vendbanimin Jurumleri. Ai tha se “ofenziva ndërtimore” num do të ndalet. “Vazhon ofenziva ndërtimore në komunën Gazi Babë. U asfaltia rruga nr. 11 në vendbanimin Jurumleri. Rruga është e gjatë 400 metra. Me aktivitetet e sotme vazhdon aksioni për asfaltim të shumë rrugëve lokalr në komunën tonë”, deklaroi Stefkovski. Ai njoftoi se ditëve të kaluara janë asfaltuar rrugët lokale në lagjen Çento, Kiril Petrushevski dhe Inxhikovë. “Ditëve në vijin do të asfaltohen rrugë edhe në vendbanimet tjera. Investimet në infrastrukturën rrugore për këtë…