Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për marrjen e një kredie prej 40 milionë eurosh për ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe konvikteve, duke e cilësuar ndarjen e mjeteve si të padrejtë dhe diskriminuese ndaj komunave me shumicë shqiptare. Nga BDI theksojnë se investimet në arsim janë të domosdoshme dhe të mirëpritura, por sipas tyre, mënyra se si janë orientuar këto mjete është e papranueshme, pasi projektet janë përqendruar pothuajse tërësisht në qytetet me shumicë maqedonase, duke përjashtuar institucionet arsimore ku mësojnë nxënës shqiptarë. “Investimet kapitale në arsim duhet të jenë të drejta,…
Author: Hamdi Kumanova
Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka sqaruar publikisht qëndrimin e tij politik pas reagimeve në opinion lidhur me faktin se ai vepron si këshilltar i pavarur, ndonëse mandatin e ka fituar si pjesë e koalicionit me Frontin Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Në një reagim të publikuar, Bajrami thekson se nuk kishte ndërmend të reagojë, por duke qenë se çështja u hap publikisht, ndjeu obligim politik për ta sqaruar pozicionin e tij. Ai sqaron se veprimi i tij si këshilltar i pavarur është plotësisht në përputhje me politikat dhe vendimet politike të Aleancës…
Qeveria nuk është adresa ku punëtorët duhet të kërkojnë paga më të larta, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Ai thotë se marrëveshja duhet të arrihet mes punëtorëve dhe punëdhënësve. “Paga më të larta duhet të kërkohen dhe secili që kërkon pagë më të lartë duhet të mbështetet. Por, kjo adresa nuk është Qeveria. Adresa e vërtetë duhet të jenë punëdhënësit, por edhe ata që për shtatë vite ishin Qeveri dhe e vodhën e shkatërruan këtë shtet, përfshirë punëtorët, e shantazhuan dhe e kushtëzuan biznesin. Ata janë adresa e vërtetë për protestë”, tha Hristijan Mickoski,…
Policia ka ngritur kallëzim penal kundër ish kreu të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe tre personave të tjerë mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe pastrim i parave. Nga viti 2021 deri në vitin 2025 tre persona nga Kërcova, përkatësisht nga Zajasi, Strellci dhe Sërbica janë punësuar nga Dehari. Ky i fundit edhe pse e ka pas për obligim t’i detyron për ardhje në punë, një gjë të tillë nuk e ka bërë. Të dyshuarit kanë marrë rroga dhe përfitime të tjera nga komuna sikur të ishin të punësuar. “Me vetëdije ua ka lejuar të mos paraqiten në…
Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ngriti aktakuzë kundër 8 personave fizik dhe një personi juridik për vepra të vazhdueshme penale – “Përvetësim në detyrë dhe shpërdorim i procedurës për tender publik, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritet publik-privat”. Siç thonë nga Prokuroria, ish-drejtori i Institucionit Publik Shëndetësor Spitali i Përgjithshëm Prilep dhe tre punonjës të tjerë të spitalit akuzohen për vepra penale të përvetësimit të parashikuara në nenin 354 të Kodit Penal, të cilët, në periudhën nga fillimi i vitit 2022 deri në korrik 2024, përvetësuan në mënyrë të paligjshme paratë e besuara në shërbim dhe fituan përfitim…
Idriz Sinani, Kryetar Nderi i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM-ISHR), ka reaguar publikisht duke dëshmuar se është përballur sërish me maltretim nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut. Sipas deklarimit të tij, trajtimi në pikën kufitare ka qenë çnjerëzor dhe degradues, çka ai e cilëson si shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të konventave ndërkombëtare të OKB-së, ku vendi është palë nënshkruese. Sinani thotë se bëhet fjalë për maltretim të përsëritur, ndalime arbitrare dhe sjellje poshtëruese, të cilat i konsideron presion…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, deklaroi sot se grupi i punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ndodhet në fazën finale dhe se shumë shpejt pritet të përfundojë përpilimi i tij. Ai u shpreh i bindur se ndryshimet do të jenë të pranueshme për të gjitha subjektet politike. Sa i përket shfuqizimit të qeverisë teknike, Gashi theksoi se një vendim i tillë do të ishte më i mirë nëse merret me konsensus politik, ashtu siç ishte dakorduar me Marrëveshjen e Shkupit në vitin 2015. Megjithatë, ai shtoi se nga aspekti procedural dhe ligjor, vendimi mund të…
Mbi 60 banorë të Shkupit morën gjobë prej 50 eurosh pasi u kapën në flagrancë duke hedhur mbeturina pas orës 22:00. Masa për ndalimin e hedhjes së mbeturinave gjatë orëve të mbrëmjes është në fuqi prej disa muajsh, ndërsa periudha e paralajmërimeve dhe përshtatjes ka përfunduar, ndaj inspektorët tani veprojnë rreptësisht. Sitel vërejti se bulevardet kryesore janë të pastra dhe kontejnerët bosh, por në zonat e lagjeve ende shihet tejmbushje e mbeturinave. Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se kjo masë ka sjellë rregull dhe disiplinë në deponimin e mbeturinave. Sipas Qytetit të Shkupit, inspektorët e mjedisit në tre muajt…
Për shkak të protestave nga shoferët e kamionëve, disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi janë bllokuar për transportin e mallrave. Siç njoftojnë nga Makam-Trans, transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi filluan protestë më 26 janar 2026 duke bllokuar pikat kufitare për hyrjen dhe daljen e automjeteve të mallrave nga vendet, e cila do të zgjasë derisa të kapërcehet problemi i regjistrimit të qëndrimit të shoferëve në zonën Shengen. Pikat kufitare që janë të bllokuara janë: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodica, Mexhitlia, Qafë Thanë, Bllacë, Bllatë dhe Stenje. Terminalet kufitare për…
Më ftohtë këtë mëngjes ishte në Kodra e Diellit, ku u matën -3 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës ka arritur në 34 centimetrash. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se në Shkup – Petrovec, Krushevë dhe Mavrovë janë regjistruar 0 gradë, 1 në Tetovë dhe Lazaropole, 2 në Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë, 3 në Prilep, Veles, Berovë dhe Kavardar, 4 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Pretor, 5 në Manastir dhe Vinicë, 7 në Gjevgjeli, 8 në Shtip, 9 në Demir Kapi. Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit ka rënë në Mavrovë, 12 litra për metër katror,…
Rroga mesatare në vend në vitin 2024 u rrit në mënyrë nominale për 9,2 për qind, ndërsa realisht për 5,1, përderisa pritet janë që inflacioni gjatë vitit të mos tejkalojë 3 për qind, thekson guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski në një status të publikuar në rrjetin social X. Në prag të protestës së Lidhjessë sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritje të rrogës minimaëe dhe të rrogave të tjera,guvernatori thekson se me rëndësi është vendimet për rritjen e rrogave të bazohen në kornizat ekzistuese ligjore dhe në kritere të qëndrueshme ekonomike. Sllaveski përkujton se Ligji për rrogën minimale parasheh harmonizim…
Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë. Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize. Kundër personave përgjegjës është iniciuar procedura…

