Author: Hamdi Kumanova

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas të dhënave nga firma analitike Kpler. Të gjitha anijet përveç njërës, ndoqën ose “rrugën e errët”, duke fikur gjurmimin GPS ndërsa kalonin nëpër ngushticë, e cila kërkon miratim paraprak nga Teherani, sipas të dhënave të Kpler. Disa nga këto anije mund të kenë qenë duke u përpjekur të largoheshin nga Gjiri përpara se SHBA-të të rivendosnin bllokadën e posteve iraniane në orën 23:30 sipas orës lokale. Tranzitet përmes ngushticës ishin rritur pas heqjes së bllokadës…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat 1 është aktiv, 2 zjarre janë nën kontroll dhe 6 janë shuar. “Ekipet e njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Strumica, së bashku me vullnetarë nga kompania e zjarrfikësve “Ris” dhe dy Air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë qenë në terren që nga dje duke luftuar flakët”, thonë nga QMK.

Lexo më Shumë

Deputeti Salih Murat, në mesazhin e tij me rastin e përvjetorit të 15 Korrikut Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, theksoi se Turqit e Maqedonisë kanë qenë gjithmonë pranë atdheut amë dhe kanë ndarë të njëjtin ideal me popullin turk. Murat u shpreh se një Turqi e fortë do të thotë bashkëkombës më të fortë, shtete mike e vëllazërore më të forta, si dhe më shumë shpresë për popujt e shtypur dhe për njerëzimin në tërësi. Duke iu referuar përpjekjes për grusht shtetin të 15 korrikut 2016, ai theksoi se organizata terroriste FETÖ synoi të…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi do ta pranoj sot zyratrisht detyrën e në këtë pozitë nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në ora 11:00. Të martën ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnulla Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Në procesin e përzgjedhjes, pas intervistimit të zhvilluar më 1 korrik 2026, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë. Pas tij u…

Lexo më Shumë

Sipas njoftimit të MPB-së, mbrëmë në autostradën Tetovë-Shkup ndodhi një aksident trafiku, si pasojë e të cilit u lënduan pesë persona. Në përplasje morën pjesë një furgon “Volkswagen Caddy” me targa të Shkupit dhe një veturë “Golf” me targa të Ohrit. Të dy drejtuesit e mjeteve dhe tre udhëtarët që ndodheshin brenda tyre u lënduan dhe u transportuan në Qendrën Klinike dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Për shkak të aksidentit, autostrada pësoi një bllokim të gjerë, duke krijuar radhë të stërzgjatura automjetesh. Një hetim tashmë është nisur për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe shkaqet e sakta…

Lexo më Shumë

Zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihen si një faktor që mund të ndikojë në procesin e krijimit të institucioneve të reja, veçanërisht në zgjedhjen e presidentit të Republikës. Pavarësisht takimit mbi dy orësh ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbetet e hapur çështja nëse Abdixhiku do t’i ketë pas vetes të gjithë 18 deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie në procesin e zgjedhjes së presidentit. Ndërkohë, brenda LDK-së është diskutuar mundësia e thirrjes së një Kuvendi të jashtëzakonshëm për votëbesim ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku, zhvillim që ka shtuar…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me 19 persona në bord u fundos në Gjirin e San Franciskos, njoftuan autoritetet lokale. Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 15:35 me kohën lokale për një varkë që ishte përfshirë nga zjarri, rreth 550 metra larg ishullit Alcatraz. Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve të San Franciskos, Dean Crispen, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, e gjetën mjetin lundrues të përmbysur, ndërsa motori vazhdonte të punonte. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë disa anije shpëtimi që ndihmojnë pasagjerët të dalin…

Lexo më Shumë

Ka nisur zbatimi i amnistisë penale në burgjet e vendit. Kështu, në burgun e Fierit kanë përfunduar ulje dënimi 210 të dënuar, ndërkohë 104 kanë fituar lirinë. Po ashtu vendimi është zbatuar dhe në institucionin e ekzekutimit të veprave penale Kosovë, Lushnje. Mësohet se 127 të dënuar kryesisht për vepra të lehta penale kanë përfituar nga amnistia në këtë institucion. Prej orës 8 të mëngjesit kanë nisur procedurat e lirimit të të burgosurve që përfituan nga amnistia. Lushnja – 127 të liruar Fieri – 104 të liruar Reçi – 101 të liruar Rrogozhina – 94 të liruar Korça – 60…

Lexo më Shumë

Kombëtarja e Spanjës është finalistja e parë e Kupës së Botës, pasi mposhti Francën 2-0 në gjysmëfinale në Dallas. Në një ndeshje ku dominuan plotësisht, spanjollët festuan me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia dhe Pedro Porro për të arritur në finalen e tyre të dytë në historinë e kësaj gare. Francezët luajtën një lojë të dobët dhe praktikisht i mbaruan mundësitë reale. Michael Olise (24 vjeç), një nga lojtarët më të mirë të Francës dhe të Kupës së Botës, nuk ishte në nivelin që luajti në pjesën tjetër të turneut. Ai shënoi pesë asistime në gjashtë ndeshje dhe është…

Lexo më Shumë

Sipas parashikimit më të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), Maqedoninë sot e pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior. Në orët e pasdites, për shkak të paqëndrueshmërisë lokale, në disa zona mund të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Temperaturat do të mbeten të larta, ndërsa në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e tyre, me vlera maksimale që në disa rajone do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Në…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç thotë, mungesës së përfaqësimit të shqiptarëve në pozitat drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes, duke vlerësuar se situata paraqet një alarm serioz për funksionimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore. Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se të dhjetë drejtorët e kësaj ministrie janë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar nuk ushtron funksion drejtues në nivel drejtorie. “Ky disproporcion paraqet një goditje të rëndë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti institucional dhe…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se teza se bllokimi i Kodit Zgjedhor e pengon Maqedoninë të përparojë drejt BE-së është manipulim i vetëdijshëm. Nga LSDM theksojnë se Bashkimi Evropian nuk po kërkon ndryshim në Kodin Zgjedhor të përshtatur sipas nevojave të një partie, por BE-ja po kërkon zgjedhje të besueshme, të drejta dhe transparente, gjyqësor të pavarur dhe luftë kundër korrupsionit. “Pikërisht këtë e ka bllokuar VMRO-DPMNE për vite me radhë. Edhe pse përmirësimi i legjislacionit zgjedhor është pjesë e axhendës më të gjerë të reformave, zgjidhjet specifike që qeveria po shtyn aktualisht nuk janë një detyrim ndaj Bashkimit Evropian dhe as…

Lexo më Shumë