Author: Hamdi Kumanova

Përkohësisht është ndaluar importi në Kosovë i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut për shkak të konfirmimit për praninë e sëmundjes “gjuha e kaltër” te bagëtitë në Maqedoninë e Veriut. Këtë sot e bëri Agjencia kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Agjencia u bëri thirrje blegtorëve që t’i mbajnë bagëtitë e tyre nën mbikëqyrje, të mos i lëshojnë në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe të shmangen kontakte me kafshë nga ai vend. Gjuha e kaltër është sëmundje virusale dhe më të ndjeshëm në atë virus janë dhentë, pas çka vijojnë dhitë dhe bagëtitë. AUV thekson se ajo…

Lexo më Shumë

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë do të vendoset regjim i përkohshëm veror i trafikut, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda mallrash me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. LAMM i ka publikuar edhe oraret në të cilat do të ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda. Afatet janë si më poshtë: – E premte nga ora 17:00 deri në 22:00, – E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe – E diel nga ora 9:00 deri në 22:00. Në…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) publikoi këtë mëngjes rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushte të temperaturave të larta. Ata theksojnë se ky grup njerëzish është më i prirur ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me nxehtësinë. Ata kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura “kategori rreziku”. “Pse? Meqenëse e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet e temperaturës, ata kanë më shumë gjasa të kenë një gjendje kronike shëndetësore, të përdorin terapi të rregullt që mund t’i kalojnë në mënyrë normale reagimet e trupit ndaj nxehtësisë”, shpjegojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se shpreson që nesër deputetët do të votojnë ligjet që kanë të bëjnë me agjendën reformuese. Gashi tha se shumica prej ligjeve si afat e kanë 30 qershorin. “Janë kryesisht ligje që kanë të bëjnë me administratën publike dhe me transformimin digjital, ligje për komunikime elektronike. Mendoj se është një ditë e mirë që nesër t’i arrijmë afatet, për shkak se nesër është…shumica prej tyre kishin afat 30 qershorin. Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm dhe do t’i sjell këto ligje”, theksoi Gashi.

Lexo më Shumë

“Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në fund të vitit”, thekson ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska. Sipas saj, qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, pa ngarkesa shtesë financiare. “Kjo do të thotë që gjatë gjithë këtij viti çmimi do të mbetet i pandryshuar. Do të thotë, njerëzit do të kenë ngrohje në shtëpi, ndriçim në shkolla dhe energji për bizneset e tyre”, tha Sanja Bozhinovska – ministre e Energjisë. Sa i përket hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, Bozhinovska sqaroi se ato janë pjesë e vizionit për pavarësi energjetike. Aktualisht po shqyrtohen…

Lexo më Shumë

Agim Nebiu, pjesëtar i ushtrisë austriake, mban me krenari emrin e xhaxhait të tij – dëshmorit Agim Nebiu, i cili ra heroikisht më 14 qershor 2001 në betejën e Haraçinës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ky gjest është një kujtesë e gjallë se sakrifica për liri nuk harrohet dhe se trashëgimia kombëtare mund të nderohet edhe në uniforma ndërkombëtare. (INA)

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshme të motit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri në 41 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka njoftuar se procesi i aplikimit për vizë studentore do të rifillojë së shpejti. Sipas rregullave të reja, aplikantët do t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë të së kaluarës dhe do të jenë të detyruar t’i bëjnë profilet e tyre në rrjetet sociale të disponueshme publikisht. “Departamenti i Shtetit është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur vendin dhe qytetarët tanë duke iu përmbajtur standardeve kombëtare dhe të sigurisë publike përmes procesit të lëshimit të vizave. Një vizë amerikane është një privilegj, jo një e drejtë. Në procesin e verifikimit, ne përdorim të gjithë informacionin e…

Lexo më Shumë

Një djalë 19-vjeçar nga Maqedonia u mbyt të martën pasdite në plazhin qendror të Haniotit në Halkidiki, raportoi halkidikinews Sipas raportit nga një vullnetar nga Kryqi i Kuq Grek, Ioannis T. Kolokitas, i riu pësoi atak në zemër pas mbytjes, në rrethana që ende nuk dihen. Ndërhyrja e shpëtimtarit ishte urgjente, i cili, me ndihmën e notarëve, e nxori të riun nga deti dhe filloi menjëherë procesin e reanimacionit, duke përdorur një defibrilator të jashtëm automatik. Siç raportuan mediat, ambulanca mbërriti menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të të gjithëve, i riu nuk u shpëtua.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz ndaj miratimit nga Qeveria të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili në thelb nuk ofron zgjidhje, por mashtron duke thelluar pabarazitë në përfaqësim dhe shmang detyrimet kushtetuese. Distancimi publik i anëtarit shqiptar të grupit punues, prof. dr. Mersim Maksuti, është alarmi më i qartë që ky propozim-ligj është i dështuar në vetë thelbin e tij. Në mendimin e tij të ndarë, Maksuti e ka cilësuar propozim-ligjin si skandaloz, jopraktik dhe në kundërshtim me Kushtetutën, duke denoncuar mungesën e kuotave për komunitetet më pak të përfaqësuara, mekanizmat e dobët të zbatimit…

Lexo më Shumë

Zjarri në terren të paarritshëm mbi fshatrat Llojan dhe Vaksincë të Likovës është aktiv për të tretën ditë radhazi, njoftoi sot Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave Kumanovë, transmeton Portalb.mk. Ekipet e “Pyjeve Kombëtare” po ndërhyjnë me automjete motorike në zjarrin, i cili ka përfshirë barin e thatë dhe pyjet me kërcell të ulët. Siç raportoi QRMK, punonjësit e degës së Kumanovës arritën ta lokalizojnë zjarrin dhe ta parandalojnë përhapjen e tij drejt Llojanit. Zjarrfikësit nga Nagoriçani i Vjetër po shuanin një zjarr në bar të thatë, drithëra dhe vreshta që digjeshin në zonën e fshatrave Kleçovcë-Dozvezncë. Bar i thatë…

Lexo më Shumë

Një zhvillim i ri ka ndezur debate në Shtetet e Bashkuara, administrata e Donald Trump, përmes Sekretarit të Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., ka nisur një proces rishikimi të programit kombëtar të vaksinimit të fëmijëve. Një komitet i ri këshillues, i përbërë nga shtatë anëtarë të emëruar rishtazi, u mblodh për herë të parë këtë të mërkurë, duke zëvendësuar të gjithë anëtarët e mëparshëm të Komitetit për Praktikat e Imunizimit (ACIP), të cilët u shkarkuan pas akuzave për “konflikt interesi”. Kush janë emrat e rinj? Kryetari i ri i komitetit është Dr. Martin Kulldorff, i njohur për qëndrimet e tij skeptike…

Lexo më Shumë