Author: Hamdi Kumanova

Japonia ka ekzekutuar një burrë që vrau nëntë persona në vitin 2017, hera e parë që nga viti 2022 që vendi ka miratuar dënimin me vdekje. Vrasjet serike nga Takahiro Shiraishi, i quajtur “vrasësi i Twitterit”, kishin tronditur vendin dhe kishin shkaktuar debat mbi mënyrën se si diskutohej vetëvrasja në internet. Shiraishi, atëherë 30 vjeç, i joshte viktimat e tij – shumica prej tyre gra të reja midis moshës 15 dhe 26 vjeç – në apartamentin e tij, përpara se t’i mbyste dhe t’i copëtonte. Vrasjet dolën në dritë në tetor 2017, kur policia gjeti pjesë trupi në qytetin japonez…

Lexo më Shumë

Një lajm i mirë për mërgimtarët e shtetit maqedonas vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se të gjithë qytetarët e regjistruar në vitin 2021, përfshirë ata në mërgatë, të trajtohen si “rezidentë” dhe jo më të ndarë në kategori “rezident” e “jo rezident”, përcjell albinfo. Vlen të theksohet se vendimi vjen pas iniciativës së deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, i cili e dorëzoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ndarjen që, sipas tij dhe shumë organizatave shqiptare, cenonte barazinë qytetare dhe zvogëlonte peshën e diasporës në statistikat zyrtare. Ndërkohë, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim theksoi se ka…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi  HIstoria -ritualet -gjakmarja Krijuesit janë shtresa më e shenjtë e popullit, sepse në romanet , filmat apo vargjet e tyre motivin e nxjerrin pikërisht nga vuajtjet dhe problemet që përjeton populli i tij. Gjakmarja si fenomen eshte nje plage tek shqiptaret por ajo është një temë që josh gjithmonë artistët e huaj për veprat e tyre. Regjisori amerikan Joshua Martson ka vënë në skenë filmin e tij të fundit që bazohet në një subjekt shqiptar. Filmi titullohet “Gjakmarrja” dhe trajton problemin e gjakmarrjes. Në një intervistë dhënë për mediat amerikane, regjisori flet sesi i erdhi ideja për një…

Lexo më Shumë

Edhe pse kishte deklaruar se ishte tërhequr nga politika dhe i ishte përkushtuar veprimtarisë kishtare, Fan Noli asnjëherë nuk u shkëput vërtet prej saj. Këtë e shohim në vitet ’45, ’46, ’47, në një letërkëmbim që ai ka me Enver Hoxhën. Nga sa lexojmë, Noli ka qenë një ndërmjetës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, që Shqipëria të mund të pranohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në UNRRA, apo në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA-të. Noli i raporton Enver Hoxhës, të gjitha veprimet më të fundit në SHBA-ës, në lidhje me këto çështje, por edhe të tjera. Dukej qartë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka dorëzuar 20 raste në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sa u takon legalizimit të ndërtesave pa leje në Komunën e Çairit. Siç thekson kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nuk bëhet fjalë për tarraca apo garazhe, por për ndërtesa të tëra të ndërtuara në kundërshtim me Ligjin, për vetëm një objekt që ka kushtuar mbi 1 milion euro, ndërsa detyrimet bazë apo komunalet arrijnë mbi 1.5 milion euro. Sipas Arsovskës, në Komunën e Çairit ka mbi 150 ndërtesa të tilla nga 12 kate pa leje dhe projekte që kanë dëmtuar buxhetin…

Lexo më Shumë

Nga mesnata, qytetarët në Maqedoni do të përballen me rritje të re të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE), çmimet e benzinave do të rriten për 1.5 denarë për litër, ndërsa nafta do të shtrenjtohet për 1 denar. Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për 2 denarë për litër. Çmimet e reja të karburanteve: Benzina BS-95: 77.5 den/l Benzina BS-98: 79.5 den/l Nafta: 73.0 den/l Vaji ekstra i lehtë: 72.0 den/l Ky vendim hyn në fuqi pas mesnate dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka vënë në pikëpyetje saktësinë e përllogaritjes së shportës minimale sindikale, e cila për muajin maj u vlerësua në 63.908 denarë. Ai paralajmëron hartimin e një shporte të re të shpenzimeve, që do të bazohet në të dhëna reale dhe të qasshme për qytetarët. “Ajo shifër nuk është reale. Prandaj, do të krijojmë një shportë të re që do të pasqyrojë saktësisht shpenzimet mujore të një familjeje me katër anëtarë – për ushqim, pije, veshmbathje e të tjera. Do të jetë metodologji e qartë, e besueshme dhe transparente”, deklaroi Durmishi. Sipas tij, kjo…

Lexo më Shumë

Përkohësisht është ndaluar importi në Kosovë i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut për shkak të konfirmimit për praninë e sëmundjes “gjuha e kaltër” te bagëtitë në Maqedoninë e Veriut. Këtë sot e bëri Agjencia kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Agjencia u bëri thirrje blegtorëve që t’i mbajnë bagëtitë e tyre nën mbikëqyrje, të mos i lëshojnë në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe të shmangen kontakte me kafshë nga ai vend. Gjuha e kaltër është sëmundje virusale dhe më të ndjeshëm në atë virus janë dhentë, pas çka vijojnë dhitë dhe bagëtitë. AUV thekson se ajo…

Lexo më Shumë

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë do të vendoset regjim i përkohshëm veror i trafikut, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda mallrash me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. LAMM i ka publikuar edhe oraret në të cilat do të ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda. Afatet janë si më poshtë: – E premte nga ora 17:00 deri në 22:00, – E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe – E diel nga ora 9:00 deri në 22:00. Në…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) publikoi këtë mëngjes rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushte të temperaturave të larta. Ata theksojnë se ky grup njerëzish është më i prirur ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me nxehtësinë. Ata kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura “kategori rreziku”. “Pse? Meqenëse e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet e temperaturës, ata kanë më shumë gjasa të kenë një gjendje kronike shëndetësore, të përdorin terapi të rregullt që mund t’i kalojnë në mënyrë normale reagimet e trupit ndaj nxehtësisë”, shpjegojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se shpreson që nesër deputetët do të votojnë ligjet që kanë të bëjnë me agjendën reformuese. Gashi tha se shumica prej ligjeve si afat e kanë 30 qershorin. “Janë kryesisht ligje që kanë të bëjnë me administratën publike dhe me transformimin digjital, ligje për komunikime elektronike. Mendoj se është një ditë e mirë që nesër t’i arrijmë afatet, për shkak se nesër është…shumica prej tyre kishin afat 30 qershorin. Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm dhe do t’i sjell këto ligje”, theksoi Gashi.

Lexo më Shumë

“Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në fund të vitit”, thekson ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska. Sipas saj, qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, pa ngarkesa shtesë financiare. “Kjo do të thotë që gjatë gjithë këtij viti çmimi do të mbetet i pandryshuar. Do të thotë, njerëzit do të kenë ngrohje në shtëpi, ndriçim në shkolla dhe energji për bizneset e tyre”, tha Sanja Bozhinovska – ministre e Energjisë. Sa i përket hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, Bozhinovska sqaroi se ato janë pjesë e vizionit për pavarësi energjetike. Aktualisht po shqyrtohen…

Lexo më Shumë