Nëpunës policorë nga SPB Tetovë më 30.01, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 16:00, realizuan një aksion kontrollues në objekte hotelierike në zonën e Tetovës. Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rr. “Lubo Bozhinovski Pish”, një të mituri 17-vjeçar iu gjetën dhe sekuestruan disa thika dhe një grusht metalik. Njëkohësisht, gjatë kontrollit në një objekt në kuadër të Qendrës Sportive, dy të miturve iu gjetën dhe sekuestruan thika. Të gjithë të miturit janë shoqëruar në stacion policor në prani të prindërve, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit iu dorëzuan prindërve të tyre.
Author: Hamdi Kumanova
Komuna e Çairit ka shpërndarë 3.5 milionë denarë për klubet sportive, por sipas BDI-së, shumica e këtyre fondeve ka përfituar një klub i vetëm. Ky klub, në pronësi të një të punësuari të komunës dhe sponsor të partisë që drejton komunën, ka marrë rreth 1.9 milionë denarë, ndërsa 15 klube të tjera kanë përfituar vetëm rreth 30 mijë denarë secili. BDI denoncon këtë situatë si monopolizim të fondeve publike, konflikt interesi dhe përdorim politik të sportit, dhe kërkon: Hetim nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit Hetim nga Enti Shtetëror i Revizionit Transparencë të plotë për ndarjen e fondeve …
Dua vetëm të shpreh kënaqësinë time për atë që po shohim sot. Për vetëm disa muaj, me një punë vërtet të fortë dhe të përkushtuar, ajo që atëherë ndoshta dukej e pamundur, sot është e mundur, reale. Dua ta falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët e Komunës së Tetovës që e mbështetën këtë projekt, ta falënderoj Ministrinë e Arsimit, si dhe të gjithë ata që ia duan të mirën Tetovës dhe tetovarëve dhe që gjatë kësaj periudhe kanë qenë pjesë, do të thosha, e shumë projekteve që po realizohen në Komunën e Tetovës. Dua vetëm t’u uroj nxënësve dhe mësimdhënësve që…
Më ftohtë në mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, ku janë matur -5 gradë Celsius, ndërsa temepraturat nën zero janë matur edhe në Manastir, Berovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Krushevë dhe Pretor.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se dënon ashpër veprimin e gjykatësit nga Gostivari, i cili dënoi me 700 euro gazetaren Liridona Vejseli për shkak se gjatë raportimit të saj ia ka përmendur emrin gjykatësit që kishte gjykuar për një lëndë të ndjeshme në të cilën i akuzuari ishte dënuar me tre muaj burg për kërcënim dhe shantazh ndaj një të miture, përcjell TV21. Mickoski tha se liria e shprehjes është mbi të gjitha. “Ashpër e dënoj tipin e këtillë të kufizimit të lirisë së shprehjes. Unë shpesh e kam thënë dhe tani do ta them. Gazetarët duhet të sillen me etikë,…
Të premten, Istogu u trondit nga një rast i rëndë. Policia e Kosovës kapoi në flagrancë një 54-vjeçar duke dhunuar një të mitur 12-vjeçare në fshatin Dubravë. Pas këtij rasti, Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, caktoi masën e paraburgimit njëmujor ndaj të pandehurit T.P., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë. Paraburgimi u caktua me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 dhe në bazë të nenit 77 të Kodit…
Me një objektiv të qartë, të sigurojnë prezencën në Champions League, Juventus po projekton të ardhmen e klubit, ku tre janë pikat kryesore, trajneri Spalletti, Kenan Yildiz dhe McKennie. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë shumë të kënaqur nga puna që ka bërë Spalletti, për këtë arsye i kanë vendosur në tavolinë kontratën e re. Spallettit nënshkroi deri në fund të këtij sezoni, me objektiv të sigurojnë Champions League, por Juve është gati të hedh firmën mbi kontratën e re, e vlefshme deri në 2028. Në qendër të projektit është pa diskutim Kenan Yildiz, me fantazistin turk që ka…
Toni Kroos ka dhënë sërish deklarata të forta në podcastin “Einfach mal luppen”, që e ndan me vëllain e tij Felix, duke analizuar humbjen e Real Madridit ndaj Benfica (4-2) në ndeshjen e fundit të fazës së ligës së Champions League. Ky rezultat e nxori Realin nga “top 8” dhe e detyroi të kalojë në “play-off”, ku do të përballet sërish me skuadrën e drejtuar nga José Mourinho. Para shortit, ish-mesfushori i Realit tha se nuk pret surpriza për “Los Blancos”, por pranoi se nuk e bind plotësisht skuadra e Álvaro Arbeloa: “Ajo që mund ta bezdisë më shumë…
VLEN në Qeveri po e vendos shëndetësinë në binarë me plan, me standarde dhe me partneritete reale. Konferenca “Partneritet për shëndetësi”, e kryesuar nga ministri Azir Aliu, vendos kornizë më të qartë për mbështetjen e projekteve në shëndetësi, ku partneritetet me biznesin dhe me aktorët ndërkombëtarë kanalizohen aty ku ka më shumë nevojë dhe me rezultate të matshme. Prioritetet për 2024–2028 janë të qarta, optimizim dhe riorganizim funksional i sistemit, qasje e balancuar rajonalisht për pacientët, standardizim i procedurave spitalore dhe rregullim i referimit të pacientëve për të ulur dërgimet e panevojshme. Paralelisht, fokusi është te personeli mjekësor, trajnim i…
LSDM ka dorëzuar në Parlament Projektligjin për rritjen e pagës minimale në 600 euro, duke e cilësuar këtë masë si reale, të domosdoshme dhe urgjente për mbrojtjen e standardit jetësor të punëtorëve, në përputhje me kërkesat e sindikatave dhe kushtet aktuale ekonomike në vend. Nga partia opozitare vlerësojnë se ligji është përgjigje direkte ndaj përkeqësimit të ndjeshëm të jetesës gjatë vitit e gjysmë të fundit, periudhë gjatë së cilës inflacioni dhe rritja e çmimeve të ushqimit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe shërbimeve bazë kanë ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht të atyre që jetojnë me pagë minimale. Sipas LSDM-së,…
Në zonën qendrore të Shkupit sot do të vendoset regjim i veçantë i trafikut për shkak të marshit protestues “Stop për Çimentoren”, i planifikuar në orën 12:00. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, marshi do të nisë para Qeverisë në bulevardin “Ilinden”, do të vazhdojë djathtas në bulevardin “VMRO”, më pas përgjatë rrugës “Vasil Gllavinov”, majtas në rrugën “Dimitrie Çupovski”, në vazhdim në rrugën “11 Tetori” deri para Kuvendit dhe më pas majtas në rrugën “Filipi i Dytë Maqedonas” deri para Ministrisë së Mjedisit Jetësor në Shkup. Për këto arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor…
Ka nderruar jete Xhelil Tairi, nje nga deputetet e pare shiptare ne Maqedoni, ne sistemin shumëpartiak. Lajmi eshte bere i ditur nga familja Tairi, e cila njoftoi se i ndjeri ia dorëzoi shpirtin Krijuesit në moshën 71-vjeçare. Xhelil Tairi ishte nje figure e rendesishme e jetes politike shaiptare në Maqedoni. Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 1991, në Parlamentin e parë pluralist, pas renies së sistemit njëpartiak. Në atë perberje parlamentare u zgjodhen 23 deputete shiptarë, dhe Tairi ishte pjese e ketij grupi historik që shënoi perfaqësimin e parë institucional të shqiptareve në Maqedoninë e…

