Author: Hamdi Kumanova

Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë. E këto raste bëhen akoma më të rënda, kur viktimat vdekja i gjenë pa asnjë person pranë vetes, pasi kanë jetuar të vetëm. Një rast i tillë ka ndodhur dje në në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Viktima jetonte i vetëm dhe dyshimet mbi fatin e tij janë ngritur nga fqinjët, të cilët kishin vërejtur mungesën e tij…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rregullimin e një pjese të kanalit anësor në vendbanimin Haraçinë. Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti shkroi: “#NëTeren: Vazhdon rregullimi i një pjese të kanalit anësor në vendbanimin Haraçinë!”, duke bërë të ditur angazhimin e institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës mjedisore në këtë zonë. Punimet janë pjesë e projekteve të Ministrisë për menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit, që synojnë krijimin e kushteve më të mira për komunitetet lokale dhe parandalimin e rrezikut nga përmbytjet.

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov dje në TV21 bëri të ditur se deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt. Sipas tij, kontrollet janë forcuar dhe shumica e ushqimeve të pasigurta janë tërhequr nga tregu para se të arrijnë te konsumatorët. “Rreth 300 tonë ushqime të pasigurta u zbuluan për shkak të mospërputhjes në të njëjtin ushqim. Bëhet fjalë për ëmbëlsirat, produktet e qumështit, mishin e kuruar, ushqimet e përpunuara, ujërat natyrale minerale, mjaltin, frutat, perimet”, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Ai tha se edhe pse AUV është përgjegjëse për…

Lexo më Shumë

Irani ka konfirmuar se raundi tjetër i bisedimeve bërthamore me SHBA-në këtë fundjavë do të mbahet në Romë pas konfuzionit të mëparshëm mbi vendndodhjen e negociatave. Zyrtarët fillimisht identifikuan Romën si mikpritëse të negociatave, vetëm që Irani të këmbëngulte herët të martën se ata do të ktheheshin në Oman. Një njoftim i televizionit shtetëror iranian tha se Omani do të ndërmjetësojë sërish bisedimet të shtunën në Romë. Bëhet e ditur se ministri i Jashtëm i Omanit shërbeu si bashkëbisedues mes dy palëve në bisedimet fundjavën e kaluar në kryeqytetin Muscat. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar vazhdimisht se do…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces – nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit. Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë. Në realitetin tonë, heshtja e…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani Elezit, H. Mici, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe e ka dorëzuar në stacionin policor. Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Shqipërisë, me incialet, R. Sh., 51 vjeç. “Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin. Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Negociatat midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për tarifat shtesë të SHBA dhe marrëdhëniet tregtare dypalëshe nuk do të jenë “të lehta”, deklaroi kryeministri japonez Shigeru Ishiba. “Sigurisht që bisedimet që do të zhvillohen nuk do të jenë të lehta. Ky raund negociatash hodhi themelet për ato të ardhshme,” tha ai. Mw tej theksoi se do të takohet personalisht me Presidentin Donald Trump në një kohë më të përshtatshme.

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe diplomati i lartë amerikan Marco Rubio po zhvillojnë sot bisedime në Paris me homologët evropianë për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimet, në të cilat do të marrë pjesë edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, përfaqësojnë angazhimin më të lartë transatlantik për këtë çështje që nga muaji shkurt. Në muajt e fundit, administrata amerikane nuk është treguar veçanërisht e zellshme në konsultimet me aleatët evropianë, ndaj takimet e së enjtes konsiderohen të rëndësishme, qoftë edhe vetëm për faktin se po mbahen,…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Trump po shkakton një shitje të dollarit me politikën e tij të paparashikueshme tarifore – a po afrohet fundi i monedhës rezervë botërore? Kjo mund të ketë pasoja dramatike. Kush është humbësi më i madh nga politika tariforeamerikanenë tregjet financiare? Nëse pyet ekspertët e këmbimit valutor, përgjigja është e qartë: Dollari. Ndryshe nga bursat, të cilat kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të mirë të humbjeve të tyre, deri tani nuk ka shenja të një rikuperimi të ngjashëm të monedhës amerikane. Euro në nivelin më të lartë në tre vitet e fundit Njoftimi i tarifave të reja nga…

Lexo më Shumë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të testojë aftësinë e saj si një urë lidhëse midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kur të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Ajo do të jetë liderja e parë evropiane që do të takohet ballë për ballë me Trumpin që kur ai shpalli dhe më pas pezulloi tarifat 20% për eksportet evropiane. Meloni e siguroi takimin në një pikë kritike të luftës tregtare si lidere e Italisë, por në një farë kuptimi ajo është quajtur edhe “kalorëse” për të përfaqësuar Bashkimin Evropian. Ajo ka qenë në kontakt të…

Lexo më Shumë

Në Francë po përshkallëzohet një situatë e pazakontë në institucionet penitenciare: më shumë se 12 sulme të koordinuara janë regjistruar brenda pak ditësh, duke shkaktuar alarm të lartë në nivelet më të larta të shtetit. Presidenti Emmanuel Macron reagoi publikisht me një ton të vendosur, duke premtuar ndjekje penale dhe ndëshkime të ashpra për autorët e këtyre veprave. Ngjarja më e rëndë ndodhi në jug të vendit, ku burgu i Toulon-it u qëllua me armë automatike në një sulm të mirëorganizuar. Incidentet e tjera përfshijnë djegie makinash, dëmtime pronash dhe tentativa për zjarrvënie në ambientet ku jetojnë punonjësit e sigurisë…

Lexo më Shumë

Memoriali “Eksodi Kosovar”, në Kukës dhe monumenti “Muri i Kujtesës” në Bllacë, janë monumente përkujtimore që simbolizojnë sakrificën dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës gjatë eksodit të vitit 1999. Ato janë ndërtuar si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar për mikpritjen e refugjatëve nga Kosova. Memoriali i Eksodit Kosovar është i mbushur me fotografi, që paraqesin ngjarjet e asaj kohe, ndërsa monumenti artistik simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, shkruan ATSH. Vitet 1998-1999, shënojnë një nga periudhat më të vështira në historinë e shqiptarëve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, rreth 1 milion shqiptarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për…

Lexo më Shumë