Më 16 prill 2025, rreth orës 11:45, në rrugën “Krume Ugrinoski” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga SPB Kërçovë kanë arrestuar E.Z. (28) nga Kërçova. Sipas njoftimit zyrtar, më herët gjatë ditës, në rrugën “29 Nëntori”, ai kishte ndaluar me kërcënim një taksi duke kërcënuar shoferin me një mjet të mprehtë. Më pas, kishte hyrë në dy shkolla të mesme ku kishte treguar sjellje agresive dhe kishte sulmuar fizikisht nxënës dhe të punësuar. E.Z. gjithashtu ka sulmuar një kalimtar të rastësishëm pranë shëtitores përgjatë lumit Sushica, si dhe një punonjës sigurie në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, të cilit i ka shkaktuar…
Author: Hamdi Kumanova
Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova dhe komisionerja evropiane Marta Kos do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ata do të marrin pjesë në hapjen e forumit “Bashkimi Evropian takohet me Ballkanin”. “Ky do të jetë takimi im i parë me komisioneren Kos. Ne duam të dëgjojmë prej saj se cili është vizioni për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Vëzhgimi im është se kjo temë është braktisur plotësisht në muajt e fundit”, tha nënpresidentja bullgare para fillimit të forumit. Jotova konfirmoi gjithashtu se do të shprehë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Për…
Kreu i Qeverisë ushtarake të Mianmarit ka amnistuar afër 4.900 të burgosur. Amnistia u lëshua në ditën kur ky shtet shënon Vitin e Ri tradicional, raportoi media shtetërore. Një organizatë e pavarur tha se në mesin e të liruarve janë të pakën 22 të burgosur politikë. Të paktën 19 autobusë me të burgosur u larguan nga burgu Insein në Jangon dhe familjarët dolën te porta e burgut për të pritur të afërmit e tyre mëngjesin e 17 prillit. Rrjeti i Mianmarit për të Burgosur Politikë, një grup i pavarur vëzhgues që regjistron shkeljet e të drejtave të njeriut në burgjet…
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë njofton se ka dorëzuar ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Tetovë në lidhje të datës 07.04.2025, me të cilin i pandehuri M.P. është dënuar me dy vjet burgim për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion”. Nga Prokuroria thonë se ankesa është bërë për shkak të masës së sanksionit penal, i cili sipas prokurorit është tepër i butë në raport me peshën e krimit të kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të pandehurit. “Ndër rrethanat për të cilat prokuroria kërkon dënim më të rëndë janë edhe pasojat veçanërisht të rënda të…
Ashley St Clair, është influencerja 26 vjeçare, e cila pretendon se ka lindur fëmijën e 13 të manajtit, Elon Musk. Ajo ka thënë për mediat e huaja se Elon Musk është baba i fëmijës së saj tha se ai i ofroi asaj 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës. Ashley St Clair, ka zbuluar se Musk i ofroi asaj përveç se 15 mln dollarë edhe një pagë mujore prej 100,000 dollarë derisa fëmija të bëhet 21 vjeç, si pjesë e një marrëveshjeje për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës, sipas Wall Street Journal (WSJ). Musk mendohet të…
Gjiganti i rrjeteve sociale “Meta” ka vendosur t’ua ndalojë adoleshentëve të lëshojnë video-live në Instagram. Nën 16-vjeçarët duhet të marrin leje nga prindërit për ta lëshuar livein në Instagram, transmeton The Guardian. Ndryshimet janë vetëm pjesë e një serie masash që Facebooku dhe Messengeri po marrin për t’i mbrojtur të rinjtë. Llogaritë e adoleshentëve nga viti i shkuar kanë një sistem që u kërkon të marrin leje nga prindërit për të caktuar kohën sa mund të jenë aktivë në rrjete sociale, për t’i bllokuar adoleshentët prej përdorimit të Instagramit dhe për të parë llogaritë me të cilat fëmijët e tyre…
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, ka kërcënuar se do t’i heqë të drejtën Universitetit të Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë nëse nuk dorëzon dokumentacionin e “veprimtarive të paligjshme dhe të dhunshme” nga studentë të huaj deri më 30 prill 2025, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS). “Noem dërgoi një letër të ashpër duke kërkuar dokumentacion të detajuar të akteve të paligjshme dhe të dhunshme nga mbajtësit e vizave studentore të huaja në Harvard deri më 30 prill 2025, ose certifikimi i tyre SEVP do të revokohet menjëherë”, thuhet në deklaratën e DHS. Ky…
Edhe pse janë ndërmarrë disa përpjekje për të zgjidhur problemin e qenve endacakë, rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të mbeten të pasigurta, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe kalimtarët e rastit. Së fundmi, në redaksinë e Telegrafit kanë mbërritur disa ankesa nga qytetarët, të cilët shprehin shqetësimin e tyre të vazhdueshëm për këtë çështje, duke kërkuar masa më të shpejta dhe efikase nga institucionet përkatëse. “Jam qytetare që banoj dhe veproj në Prishtinë. Çdo mëngjes më duhet të kaloj përmes sheshit, ku tash e dy ditë po përballem me një situatë shqetësuese për shkak të qenve endacakë. Është e pamundur…
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë në afërsi të Urës së Tapizës. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një këmbësore e cila ka humbur jetën në vend. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Ndërkohe mësohet se janë ndaluar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po merren me pyetje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Gjykata Themelore Penale e Koçanit ka pranuar sot propozimin e Prokurorit shtetëror dhe i ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin ish-ministrit Kreshnik Bekteshi, ndërsa ka caktuar “masa kujdesi” kundër gjashtë oficerëve të policisë, nga gjithsej shtatë të dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë publike në lidhje me zjarrin në Koçan. Policët e arrestuar sot u nxorrën para gjykatësit, me propozim të prokurorit publik, për procedurë paraprake, pas së cilës, siç njoftoi Gjykata Penale, u janë shqiptuar masa për sekuestrimin e dokumenteve të udhëtimit, ndalim për ta lëshuar vendbanimin, për t’u paraqitur në gjykatë, ndalim për kontakte me të…
MPB ka njoftuar se me datë 16.04.2025 rreth orës 23:30 në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.A. (19) nga fshati Kondovë – Shkup, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 22:25 në një stacion autobusi në rajonin e Bit Pazarit, me kërcënim u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevishtë – Shkup. Pas largimit nga vendi i ngjarjes, ata kanë ndalur edhe dy të mitur të tjerë nga fshatrat Idrizovë dhe Trubarevë të Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit,…
Libraria në Miçigan të ShBA-së, “Serendipity Books”, organizoi një “brigadë librash” me mbi 300 vullnetarë për të zhvendosur 9,100 libra nga lokacioni i vjetër në një hapësirë të re, vetëm 106 metra larg. Vullnetarët, së bashku me një qen, formuan një zinxhir njerëzor dhe kaluan librat një nga një, sipas rendit alfabetik. Pronarja Michelle Tuplin tha se ngjarja zgjati më pak se dy orë dhe theksoi se pjesëmarrësit ishin të të gjitha moshave, duke përfshirë edhe një grua 91-vjeçare. “Ishte emocionuese të shihje komunitetin të bashkohej në këtë mënyrë”, tha Tuplin.

