Djali i një policeje ka qëlluar me armën e saj të vjetër të shërbimit në Universitetin Shtetëror të Floridës (FSU), duke vrarë dy persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, thonë autoritetet. Autori i dyshuar, Phoenix Ikner, një student 20-vjeçar në FSU, filloi të qëllonte rreth mesditës pranë ndërtesës së unionit të studentëve në kryeqytetin e shtetit, Tallahassee, shkruan BBC përcjell “Bota sot”. I dyshuari u qëllua nga policia dhe u dërgua në spital. Motivi mbetet i paqartë. Viktimat nuk ishin studentë, sipas policisë së kampusit, por identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike. I dyshuari është djali i…
Author: Hamdi Kumanova
Profesionisti i dëshmuar i cili vjen prej një familje patriotike dhe fetare, Iljasa Zeqiri, gjatë ditës së sotme është emëruar zëvendës Kryeshef i SPB Kumanovë, përgjegjës për rajonin e Kumanovës, Likovës, Kratovës, Kriva Pallankës dhe Staro Nagoriçani shkruan Almakos. Në pika të shkurtra kjo është biografia e tij: Iljasa Zeqiri i lindur më datë 08.08.1982 në Kumanovë ku kreu shkollën fillore dhe të mesme ndërsa fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës ,gjithashtu kreu dhe provimet e Jurispodencës në Shkup në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. Në vitin 2003 u pranua në Akademin e Policisë ku mbaroi trajnimin në Idrizovë të…
Kanë kaluar 30 ditë nga tragjedia në Koçan, ku 61 persona humbën jetën dhe 200 u lënduar rëndë. Pas 30 ditësh është më se e qartë se hetimi për këtë ngjarje po zhvillohet në mënyrë selektive dhe në drejtim krejtësisht të gabuar. Kjo nuk është e rastësishme apo nga injoranca, por e qëllimshme, për të mbrojtur zyrtarët aktualë, zyrtarët dhe shefat që është dashur të veprojnë në atë natë të kobshme, por nuk e kanë bërë këtë, reagojnë na LSDM. “Deri në këtë pikë, një hetim është duke u zhvilluar, imagjinoni, ndaj 59 personave, nga të cilët vetëm dy janë…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Likova ku ka përuruar ujësjellësin, ka deklaruar se shqiptarët nuk janë hyzmeqar dhe argat në Maqedoni, ngase shteti u takon edhe shqiptarëve. Ai tha, raporton SHENJA, se me vasalë dhe hyzmeqarë nuk mund të bëhet shteti. “Me shumë përkushtim ju kemi thënë se ky shtet është edhe I joni. Por ama me hyzmeqar edhe argat dhe të huaj në shtetin tonë nuk mund të jemi. Mos prekni aty ku nuk preket, marrëveshjen e Ohrit, Ligjin për Gjuhët, përfaqësimin e drejtë… Nuk kemi kërkuar ma shumë nga përfaqësues që hiqen si legjitim që i përfaqësojnë…
Në pesë thirrjet publike në fund të vitit të kaluar, për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore, në Ministrinë e Bujqësisë janë dorëzuar 1600 oferta, ndërsa janë dhënë gjithsejtë 982 vendime për dhënien në shfrytëzim të rreth 2862 hektarësh tokë bujqësore shtetërorë për bujqit. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, së shpejti do të ketë edhe thirrje të tjera publike për dhënie të tokës bujqësore shtetërorë në shfrytëzim për bujqit. Sipas Tripunovkit çdo pëllëmbë tokë bujqësore shtetërore do të shpërndahet në mënyrë transparente. “Në periudhën e ardhshme do të shpallim thirrje të reja për ndarjen e tokës shtetërorë me…
Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001. Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar. “Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot zhvilloi takim pune me kryesinë e BNJVL-së, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, në të cilin para kryesisë prezantoi në detaje Konkursin publik për financimin e projekteve në fushën e mjedisit jetësor për vitin 2025. Në takim ministri Mexhiti theksoi rëndësinë e vetëqeverisjes lokale si shtyllë në realizimin e projekteve kyçe infrastrukturore dhe arsimore që kanë të bëjnë me mjedisin. Përmes Programit për vitin 2025, Ministria e Mjedisit ka siguruar 229 milionë denarë, shumica e të cilave janë të destinuara për të mbështetur infrastrukturën e ujësjellësit…
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha. Pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse. Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente. Sipas informacioneve, 55-vjeçari pasi është denoncuar nga drejtori i shkollës, ka tentuar të arratisej dhe është arrestuar në Rinas.
Në llogaritjen e shportës mesatare të konsumit do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Siç theksoi Tripunovski në konferencë për media në Qeveri, pemët dhe perimet do të vendosen në shportë në etapa, në sezone, varësisht nga periudha në të cilën piqen dhe shfrytëzohen. Për këtë qëllim tashmë është përgatitur kalendar i veçantë i cili është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë. “Është e vërtetë që MBPEU merr pjesë së bashku me ministritë e tjera në krijimin e shportës dhe është…
Kryetari i Lëvizjes Besa deklaroi sot se VLEN do të shkojë drejtë bashkimit në një parti dhe se do të kërkojnë nga Kryeministri rishqirtymin e marrëveshjes në Qeveri. “Koalicioni VLEN do të shkojë drejt homogjenizimit dhe bashkim në një subjekt të vetëm politik. Deri sot nuk ka qenë çështja se kush do të jetë kryetar, më së paku brenda VLEN-it ka pasur debat se kush do t’i prijë këtij subjekti politik dhe si do të bëhet ndarja e përgjegjësive”, deklaroi Kasami. Kasami tha se shumë shpejt do të shpallim një plan të shtabeve të përbashkëta për zgjedhjet lokale. I pyetur…
MPB njofton se me datë 16.04.2025 në ora 18.00 në SPB Tetovë, personi B.I. (36) nga fshati Radushë ka raportuar se rreth orës 17:00 në lagjen ,,Drenovec” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personat L.B. dhe Z. ,,pnj”, me ç’rast njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë, por nuk e ka përdorur. Po merren masa për zbardhjen e dhe dokumentirmin e rastit.
Me datë 16.04.2025 në ora 09:35 në NjP Kamnjan është raportuar një zjarr në shtëpinë e personit M.I.(40) në fshatin Bogovinë e Tetovës. Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial i Zjearrfikjes Tetovë. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.TS

