Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës). Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%. “Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve. Po ashtu, do të prezantojmë edhe detajet…
Author: Hamdi Kumanova
Më 17.04.2025, në ora 19:30, në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona duke tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror. Gjatë kësaj përpjekjeje, janë privuar nga liria L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina si dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Së shpejti, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve të nevojshme, dhe për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “trafikim i migrantëve” sipas nenit 418-B të Kodit…
Latife Mamuti, 45-vjeçare nga lagjja Shutkë e Shkupit, rezulton e zhdukur që nga mbrëmja e djeshme. Sipas deklarimeve të familjarëve, ajo është larguar nga banesa e saj rreth orës 19:00 me arsyetimin se do të shkonte te vëllai i saj. Që nga ai moment, ajo nuk është parë më dhe telefoni i saj është i fikur. Familja është thellësisht e shqetësuar dhe tashmë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë konkrete për vendndodhjen e saj. Kushdo që ka informacion, lutet të lajmërohet menjëherë në…
Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht. “Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme. Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
Duke filluar nga sot, shitësit me pakicë duhet të publikojnë çdo ditë çmimet e shitjes së produkteve në faqet e tyre zyrtare të internetit. Obligimi buron nga ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit që janë publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 mars dhe Ministria e Ekonomisë ka hartuar Rregullore për mënyrën e shpalljes së çmimeve të mallrave. Rregullorja thotë se të gjithë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të angazhuar në tregtinë me pakicë në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive kanë për detyrë të publikojnë çdo ditë çmimet e mallrave që vendosin në treg në faqen…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar përmes një deklarate publike ku shprehet qartë se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjeve politike të fshehta, duke vendosur theksin te transparenca, sinqeriteti dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. “Nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe për këtë arsye nuk frikësohemi nga përballja me popullin,” shprehet Shaqiri, duke theksuar se legjitimiteti i vërtetë buron nga qytetari e jo nga pazaret e prapaskenave politike. Në këtë frymë, Aleanca për Shqiptarët propozon një model të ri bashkëpunimi në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut: lista të veçanta për…
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muahmet Hamiti, ka kritikuar partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai ka bërë me dije se VV-ja nuk po e thotë të vërteten në lidhje me numrat. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo parti nuk i ka numrat për formimin e institucioneve. “Po rrejnë fort për numrat, por numrat s’rrejnë”, ka shkruar Hamiti.
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në. Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik. Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të javës së ardhshme. Svyrydenko njoftoi nënshkrimin e memorandumit në X, por nuk dha detaje të mëtejshme. Postimi i saj përfshinte foto të saj dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent duke nënshkruar veçmas. “Ne…
Teologu Martin Luter, kompozitori Robert Shumann dhe shkrimtari Johan Volfgang von Gëte kanë qenë në lokalin legjendar Auerbachs Keller. Çfarë e bën këtë vend kaq të veçantë? Një vështrim historik. Auerbachs Keller (bodrumi i Auerbach-ut) është një nga restorantet më të famshëm në botë. Çdo vit këtu konsumohen 36.000 role me mish viçi, shërbehen 90.000 litra birrë dhe po e njëjta sasi vere. “Ne kemi rreth 300.000 klientë në vit, shumë prej tyre vijnë nga jashtë”, thotë Tanja Pieper, zëdhënëse dhe ambasadore e jubileut të restorantit. Por më mbresëlënës se të gjitha këto shifra është fakti se poeti Johan Volfgang…
18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve 2025 do të fokusohet në një sërë temash kritike që lidhen me shkëmbimin e të dhënave shëndetësore, përfitimet dhe sfidat e tij, raporton KosovaPress. Krijimi i Hapësirës Evropiane të të Dhënave Shëndetësore (EHDS) po formëson të ardhmen e menaxhimit elektronik të të dhënave shëndetësore në BE. EHDS është krijuar për të lehtësuar ndarjen e të dhënave shëndetësore, veçanërisht për kërkimin shkencor, duke…
Ato kanë emra vështirë të shqiptueshëm; janë thelbësore për prodhimin modern dhe po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Furnizimi global me këto minerale të rralla – një grup prej 17 elementeve thelbësore që gjenden gjithkund, nga bateritë e automjeteve elektrike e deri te teknologjia e rëndësishme e mbrojtjes – kontrollohet kryesisht nga Kina. Pekini tani po kërkon ta përdorë këtë përparësi strategjike në përplasjet e vazhdueshme dhe tensionet tregtare me Uashingtonin. Duke u përgjigjur ndaj tarifave të vendosura së fundi nga Shtetet e Bashkuara, Kina i kufizoi shitjet në SHBA…
Kryeministrja e Italisë, Meloni, e konsideron veten si interlokutore ndërmjet presidentit të SHBA-së dhe BE-së. Gjatë një takimi me Trump në Uashington të dy u shprehën me tone pajtimi lidhur me grindjen për doganat. Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni qëndroi për bisedime në Uashington. Në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trumpu bisedua edhe për grindjen lidhur me doganat ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst Trump shprehu bindjen, se “100 përqind” do të ketë një marrëveshje. Sepse, BE-ja, sipas presidentit të SHBA-së, do “patjetër” të bëjë një marrëveshje. Ai tha, se pret një marrëveshje, “por kjo do të jetë…

