Author: Hamdi Kumanova

Me rastin e festës fetare “Ngjallja e Krishtit – Pashkët” nesër (19.04.2025), Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom. “Nesër nga ora 18:00 deri në përfundim të manifestimit me rastin e festës fetare dhe publike “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, në qendër të qytetit të Shkupit nëse është e nevojshme do të jenë të mbyllura për qarkullim: bulevardi “Aradhat partizane” nga kryqëzimi me bulevardin “Franklin Roosevelt” tek kryqëzimi me bulevardin “VMRO”.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar: Pika e kontrollit pranveror dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30; Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në…

Lexo më Shumë

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër A.V. (48) nga Llozova, T.G. (51) nga Shkupi dhe L.L.(68) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Në vitin 2018, derisa ishte kryetar i komunës së Llozovës, A.V. i ka mundësuar personit juridik nga fshati Studeniçan të fitojë dobi pasurore kundërligjore prej 205.800 denarë dhe për atë shumë ka dëmtuar buxhetin e komunës së Llozovës, transmeton Portalb.mk. Gjegjësisht, më datë 01.11.2018 i raportuari i parë A.V. ka marrë vendim për realizimin e prokurimit publik për ndërtimin e shtegut për…

Lexo më Shumë

Programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të përfaqëson një hap prapa dhe një fyerje të rëndë për shqiptarët në këtë vend. Ky dokument, që duhet të udhëzojë autorët në përgatitjen e librave shkollorë, i injoron plotësisht shqiptarët, kulturën, historinë dhe kontributin e tyre në shtetin tonë të përbashkët. Në versionin e mëparshëm të këtij programi, të përgatitur nga qeveria e kaluar, qartazi kërkohej që nxënësit të mësojnë historinë e popullit të tyre dhe të popujve të tjerë që jetojnë në vend. Aty nxitej…

Lexo më Shumë

Në lidhje me videon që dje (më 17.04.2025) u shpërnda në disa nga rrjetet sociale, ku shihet një person që drejton një automjet tip “Golf” me targa të Shkupit dhe ka të lidhur një kalë pas automjetit në grepin e tij, duke u lëvizur kështu nëpër zonën urbane, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup u ndërmorën masa dhe veprime për të identifikuar dhe dokumentuar autorin e veprës penale “keqtrajtim i kafshëve”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 233 të Kodit Penal. Pas të gjitha masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup ka identifikuar drejtuesin e automjetit. Me…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar propozimin që gjykimi për 42 të akuzuarit tjerë (41 persona fizikë dhe një person juridik) të akuzuar për sulmin terrorist në “Banjskë” të vazhdojë në mungesë. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Themelorja mori vendim të mos vazhdohet me gjykim në mungesë për grupin tjetër të të akuzuarve, por ndaj këtij vendimi, Prokuroria Speciale ka të drejtën e ankesës. “Betimi për Drejtësi” ka dërguar pyetje në drejtim të Gjykatë Themelore në Prishtinë, mirëpo ende nuk kemi pranuar përgjigje. Po ashtu, për të kuptuar nëse PSRK-ja…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionitdhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Sipas njoftimit nga “Viaduct Trej Dooel –…

Lexo më Shumë

Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 më 07.04.2025, në Gjakovë. Tutje thuhet se rasti është në procedurë hetimore. “Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

Në orën 09.30 nis seanca në Gjykatën e Posaçme GJKKO për dosjen “Partizani”. Ku pritet që gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi të japë vendimin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim, teksa GJKKO ka tre alternativa, të pranojë kërkesën e SPAK, të rikthejë sërish dosjen për plotësim hetimesh në prokurori apo të vendosë pushimin e saj. Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona Sali Berisha, Jamarbër Mallezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Lexo më Shumë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton Shenja. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve kundër grupeve kriminale.

Lexo më Shumë

Një person me inicialet S.M i moshës 21 vjeç është arrestuar pasi kishte sulmuar nënën e tij. Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 18:00 në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut. “Më datën 17.04.2025, rreth orës 18:00, Policia ka pranuar një informacion për një rast të dhunës në familje, në fshatin Jagenicë të Zubin Potokut. Menjëherë pas raportimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar, S.M., 21 vjeç, pasi që i njëjti kishte sulmuar nënën e tij”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, siç bëhet e ditur viktima është dërguar…

Lexo më Shumë

Profesori Nexhmedin Spahiu thotë se emri i kryetarit të Kuvendit po mbahet sekret për arsye që akoma po qarkullojnë elemente pazari. Spahiu thotë që LVV-ja ka frikë se nëse Fatmir Limaj zgjidhet kryetar do të mund t’i tradhtojë. “Akoma ka elemente pazari. Sepse, VV-ja ka frikë që Fatmir Limaj mund ta tradhtojë – mund të zgjidhet kryetar i Parlamentit, pastaj mund të mos e votojë qeverinë, mund t’i shantazhojë përsëri. Unë besoj që Limaj nuk ka interes që me tradhtu VV-në, sepse shkojnë në zgjedhje dhe PDK-ja nuk e merr në koalicion dhe ai nuk mundet me kalu pragun.…

Lexo më Shumë