“Filipçe, Zaev dhe LSDM të përgjigjen se si merret viza e artë në Dubai? Ka kohë që Filipçe, Zaev dhe LSDM heshtin dhe nuk u përgjigjen pyetjeve tona në lidhje me Dubain. A është heshtja konfirmim, ne e pyesim LSDM-në publikisht? A po ndërton Zaev në Dubai ndërtesa mbi 50 kate? Nga i merr ato para Zaev?” pyesin nga VMRO-DPMNE në pushtet. Ata thonë se “në kontekst të kësaj shtrohet pyetja, a është i lidhur edhe Filipçe me këtë aferë, prandaj është emëruar në krye të LSDM-së për të mbrojtur mentorin e tij Zaev?”. “A kanë Filipçe dhe Zaev viza…
Author: Hamdi Kumanova
Marketet më të mëdha në Maqedoni kanë publikuar çmimet e shitjes me pakicë në faqet e tyre të internetit, duke respektuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve që hynë në fuqi dje. Por nga pikëpamja praktike, megjithëse çmimet janë të disponueshme, krahasimi i tyre midis tregjeve të ndryshme është i vështirë dhe kërkon kohë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk. Fillimisht, sipas rregullave të publikimit, çmimet publikohen veçmas për çdo treg brenda zinxhirit. Pra, nëse doni të kontrolloni çmimin e një produkti, duhet të zgjidhni tregun ku do të bëni blerje. Pastaj gjërat bëhen më të ndërlikuara në varësi të asaj…
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informon se në fazë përfundimtare është rehabilitimi i rrugës magjistrale Ohër – Shën Naum në gjatësi prej 24,3 kilometra. Vlera investuese është 11,6 milionë euro, mjete të siguruara ng abuxheti i NP për rrugë shtetërore. Deri më tani, tërësisht është asfaltuar shtrirja nga vendkalimi kufitar i Shqipërisë drejt Pehtanit në gjatësi prej 19 kilometrave, ndërsa në pajtim me afatin e dakorduar, pritet që rruga të përfundohet në tërësi deri në fund të qershorit, para fillimit të sezonit veror. Nga Ministria informijnë se për shkak të rritjes së sigurisë në komunikacion si dhe kontrollit në rrugë…
Një komision i ri do të themelohet për të verifikuar mandatet e deputetëve duke u bazuar në listat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur një “dalje” nga bllokimi i institucioneve. Pas mbledhjes me kryesuesin e seancës, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht vendimin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve. Kështu kanë bërë të ditur Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila pas mbajtjes së mbledhjes.
Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, pak para seancën konstituive që do të mbahet sot për herën e tretë ka thënë se Albin Kurti do ta ketë votën e tij, shkruan Gazeta Infokus. Ai para gazetarëve tha se vota e tij do të jetë pro në rast se Kurti bllokohet vetëm për një votë. “Nëse Kurti për një votë nuk mundet ta formojë qeverinë do ta ketë votën time”, ka thënë shkurt Berisha./Gazeta Infokus/
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se nuk mund të garantojë që partitë që kanë qenë deri më tani në opozitë do të votojnë pro raportit të ri për mandatin e deputetëve. “Por, ekziston mundësia që opozita ta mbështesë ecjen përpara të procesit. Qëllimi i opozitës është të mos e pengojë ecjen përpara të konsituimit të Kuvendit”, tha Haradinaj. Raporti i parë për mandatet e deputetëve nuk kishte siguruar vota të mjaftueshme në Kuvend. Tani është bërë e ditur se do të formohet një komision i ri për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur.
Një aksident në punë ka ndodhur sot në një nga firmat e gurëve (guroret), që operojnë në bashkinë Dimal. Mësohet se 71-vjeçari, Petraq Prifti, banues në Dimal, ka qenë duke punuar por një nga makineritë i ka kapur krahun, duke e aksidetuar rëndë. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale. (BalkanWeb)
Ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla kanë paralajmëruar se vendkalimi i përbashkët kufitar ‘one stop shop’ do të realizohet edhe në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë, por pa përmendur datë konkrete. Këtë ata e njoftuan pas takimit të punës që e patën në Prishtinë. „Faza tjetër e këtij bashkëpunimi është implementimi i sistemit në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë”, i cili duhet të realizohet në periudhën e ardhshme”, tha Pançe Toshkovski. “Nga konfirmimet e ekipeve tona, shumë shpejt me të njejtin parim do të fillojmë edhe në pikë kalimin e përbashkët kufitar Glloboçicë –…
Në pikat kufitare me Greqinë dhe Serbinë, edhe sot ka një numër të shtuar të pasagjerëve. Në Tabanoc në drejtim të Serbisë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është 20 deri në 30 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare Dojran dhe Bogorodicë drejt Greqisë deri në 15 minuta, njofton LAMM. Sipas informacioneve të mëngjesit të LAMM qarkullimi në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kolegët e tij që nuk votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve duhet të zëvendësohen nga kandidatët e radhës në listat e subjekteve përkatëse. Raporti për verifikimin e mandateve të martën nuk mori votat e mjaftueshme pasi nuk u votua nga opozita dhe disa nga pakicat, ndërsa të enjten nuk u hodh fare në votim. Sot do të bëhet përpjekja e parë për ta kaluar këtë raport. “Nëse një deputet refuzon verifikimin e mandatit, atëherë ai realisht ka refuzuar të bëhet përfaqësues i qytetarëve. Andaj, ata që nuk kanë votuar…
Është kryer kontrolli në vendin e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kërçovë – Gostivar, ku kanë humbur jetën tre persona dhe tetë janë lënduar. Prokuroria Publike e Shtetit sot në mëngjes ka njoftuar se nga vendi i aksidentit janë grumbulluar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion dhe është lëshuar urdhër për testim për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave tjera te të lënduarit. “Me udhëzimet e prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera”, njofton Prokuroria Publike. Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të…
17 prill-U largua nga kjo botë Abdulla Latifi nga Sllupçani i komunës së Likovës, i njohur nga shokët si “Dalai” – një bir i devotshëm i kombit, një luftëtar i paepur i Ushtrisë Çlirimtare Kombetare. Një emër që nuk kërkoi kurrë tituj, por la gjurmë me sakrificë, përkushtim dhe besnikëri ndaj atdheut. Sot, ai nuk ka as ceremoni zyrtare, as fjalime boshe – por ka dhimbjen e heshtur të atyre që e njohën dhe e deshën, të atyre që e panë me armë në dorë, jo në fushata e tribunë. Ndërkohë, mediat që çdo ditë shkruajnë “referate” për djemtë dhe…

