Author: Hamdi Kumanova

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të jetë sërish emri i propozuar nga Vetëvendosje për pozitën e kryetares së Kuvendit, pavarësisht se ka dështuar dy herë të marrë votat e nevojshme në seancat e fundit parlamentare. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Haxhiu tha se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin. “Së pari më lejoni të falënderoj 57 deputetët që më mbështetën. Duhet të jenë 61 vota për ta zgjedhur kryetarin. Seanca u pezullua dhe u caktua ajo e radhës brenda 48 orëve, sepse Kuvendi nuk konstituohet pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Ne…

Lexo më Shumë

Aksidenti i mbrëmshëm që ndodhi në rrugën magjistrale në afërsi të fshatit Trapçin Doll të Kërçovës e ku humbën jetën 3 persona, i ka tronditur thellë banorët e kësaj ane. Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes dolën ekipet e intervenimit të shpejtë pranë Qendrës mjeksore të Kërçovës, të cilët konstatuan vdekjen e 3 udhëtarëve dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të 8 personave të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e përplasjes së 3 automjeteve, bën të ditur Drejtoresha e spitalit të Kërçovës Maja Cvetanoska. “Tre persona nga pjesëmarrësit në aksident e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa…

Lexo më Shumë

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike në vend. Kështu deklaroi Visar Ganiu nga VLEN, në intervistën për Alsat. Ai theksoi se Taravari është i vetëdijshëm se, i vetëm, nuk do ta fitojë asnjë komunë, ndërsa largimi me këtë arsyetim, është vetëm një pretekst që më pas të bashkohet me BDI-në. “Shpesh më pyesin njerëzit a do të ndikojë kjo tradhtia e zotëri Taravarit, që tash po largohet nga ju me preteksin se do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale, që s’është…

Lexo më Shumë

Më 18.04.2025, në ora 15:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar I.R.T. (63) nga Republika e Shqipërisë, i cili qëndronte ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngriten kallëzime përkatëse.

Lexo më Shumë

Pas dështimit të votimit të Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, deputeti Faton Peci, tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për formimin e qeverisë së re, por pa treguar se me kë do të bëjnë marrëveshjen. Ai tha se negociatat për këtë do të vazhdojnë, njëjtë si diskutimet për të vendosur nëse Albulena Haxhiu do të propozohet sërish për postin e kryeparlamentares apo dikush tjetër. “Nuk pranojmë imponime nga jashtë”, tha ai, pak pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ata do të votonin pro Saranda Bogujevcit dhe Shqipe Selimit për postin e kryeparlamentares. Peci gjithashtu shtoi…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në fjalimin e tij para të pranishmëve në ndarjen e mirënjohjes së Azgan Haklaj ka theksuar se këto troje janë tonat dhe se të gjitha këto të aritura janë bërë nga gjaku dhe sakrifica e bijve tanë. “Ju dërgoj porosi të gjithëve që tmos prekin mbi plagë”, theksoi Ahmeti. Veprimtari i çështjes kombëtare Azgan Haklaj fjalimin e tij filloi me një falenderim të veçantë për Ali Ahmetin duke e cilësuar ai arqitekt i paqes dhe lirisë së shqiptarëve. Këto fjalime ishin pjesë akademisë solemnde që u mbajt në Tetovë nën organizimin…

Lexo më Shumë

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK do të bëjë kallëzim penal, meqë nga data 27 mars , në institucionet e Kosovës kanë marrë vendime qytetarët e thjeshtë. Bajrami thotë se fillimisht do të bëjnë kallëzim penal dhe më pas do të shohin edhe për hapat e tjerë, ku përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese. Sipas Bajramit, anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputet, sipas Ligjit do të duhej të jepnin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultateve. “Nga data 27 mars, qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendimet në ndërtesat e qeverisë së RKS-së…

Lexo më Shumë

Një djalë 19 vjeçar nga fshati Miravcë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës katër, pasi automjeti që drejtonte ka devijuar nga korsia e automjeteve në rrugën rajonale mes fshatrave Miravcë dhe Davidovo, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë, transmeton Portalb.mk. Në kumtesë theksohet se, ai ka humbur jetën në vend ngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar një mjek i ndihmës së shpejtë mjekësore. Një prokuror publik dhe një ekip policor i rajonit të Gjevgjelisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Ministri i Punëve të…

Lexo më Shumë

Një djalë 19-vjeçar nga fshati Miravcë humbi jetën mëngjesin e sotëm rreth orës katër, kur me veturën “BMW” që e drejtonte, doli nga rruga në aksin rajonal ndërmjet fshatrave Miravcë dhe Davidovë, njoftuan sot nga Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë. Në njoftim thuhet se djali ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. – Është kryer këqyrje nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB – Gjevgjeli, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka marrë sërish vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, këtë herë për paraqitjen e saj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. E njohur për stilin e saj të veçantë dhe gjithmonë elegante, Balje është shfaqur në sallën e Kuvendit me një fustan me motive lulesh, që theksonte hijeshinë dhe elegancën e saj pranverore. Deputetja dukej atraktive dhe me plot vetëbesim në mesin e kolegëve të saj, në një ditë ku tensionet politike ishin të pranishme në çdo cep të sallës plenare. Duda Balje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi) Kuvendi i Kosovës sot po përpiqet për…

Lexo më Shumë