Author: Hamdi Kumanova

UNIBanka Sh.A. Shkup më 25.04.2025 do të paguajë kamatën e tretë gjysmëvjetore për pronarët e obligacioneve perpetuale me ISIN MKBLBA200037 dhe kodin UNIPO3. Njoftimi për pagesën e kamatës është publikuar nga Banka përmes një Njoftimi në Bursa Maqedonase. Të drejtë për pagesën e kamatës kanë të gjitha personat e regjistruar si pronarë të obligacioneve perpetuale në Depozitarin Qendror të Titujve të Vlerës më 24.04.2025. Si një kujtesë, në tetor 2023 UNIBanka Sh.A. Shkup lëshoi emisionin e tretë të obligacioneve perpetuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që përbën instrumentin e parë financiar të këtij lloji në tregun kapital të…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Arben Fetai ka përkujtuar veprën e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, në ditëlindjen e tij. Ai me këtë rast ka qëndruar te familja e heroit Ismet Jashari, në shtëpinë e tyre në fshatin Orizare. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Fetait. Sot pata nderin të ndaj një kafe mëngjesi me familjen e heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, në shtëpinë e tyre në Orizare. Në këtë ditëlindje të tij, bashkë me Bacën Xhemë, Nderimin dhe Lirimin, kujtuam jo vetëm vëllanë dhe axhën e tyre, por simbolin më të shquar të qëndresës dhe flijimit për lirinë e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton informacionet e publikuara në disa media se prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski me deklaratën e tij të djeshme e ka dëmtuar aksionin për arrestimin e nëpunësve të policisë. “MPB në tërësi i mohon dezinformatat e publikuara në disa portale për kinse rrezikim të aksionit të djeshëm nga ana e prokurorit publik Lupço Kocevski. MPB gjatë aksionit të djeshëm veproi sipas urdhrave të prokurorisë publike”, qëndron në informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Prokurori shtetëror publik dje në një televizion ku ishte mysafir njoftoi se po vijon aksion për arrestimin e shtatë nëpunësve…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon vazhdimisht në masat dhe politikat për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit. Përpjekjet tona po japin rezultate, ka thënë ministri Besar Durmishi. Si rezultat i masave të miratuara që nga fillimi i vitit, pra kufizimit të marzheve të produkteve ushqimore bazë dhe një pjese të mjeteve për higjienë, në muajin mars kemi ulje të inflacionit në nivel vjetor prej 2,7%, derisa në muajin mars në krahasim me muajin shkurt ka pasur deflacion prej -1.3%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave.…

Lexo më Shumë

Më 15.04.2025 në ora 19:10 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, pas nyjës Kamjan, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen Golf” me targa zvicerane, e drejtuar nga K.A. (30) nga Velesi, një veture “BMW” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga I.P. (42) nga Gostivari, dhe një veture “Hyundai” me targa të Tetovës, e drejtuar nga N.Š. (80) nga fshati Kamjan. Në aksident, me lëndime të rënda trupore është plagosur pasagjeri nga vetura “Golf”, E.E. (36) nga Shkupi, ndërsa tre shoferët dhe një pasagjere tjetër nga “Golfi” kanë marrë lëndime të lehta, të cilat…

Lexo më Shumë

“Askush nuk mund t’i garantojë Maqedonisë se nëse e ndryshon Kushtetutën tani, nuk do të ketë më pengesa në rrugën evropiane”, tha Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos, në një intervistë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR). “Ne e kuptojmë se kjo nuk është një çështje e lehtë. Ndryshimi i Kushtetutës. Ne e kuptojmë, dhe është shumë njerëzore dhe e kuptueshme, që vendi juaj dëshiron të ketë garanci pas gjithçkaje që ka kaluar. Nuk mund të ketë garanci, por ajo që pres nga të gjitha shtetet anëtare kur ka çështje bilaterale është që bisedimet të zhvillohen me mirëbesim dhe…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar nga Likova e Kumanovës ka përfunduar në polici pasi është kapur duke “fluturuar” me veturën e tij BMW në një zonë të banuar në Kumanovë, ku shpejtësia që zhvillonte ishte më shumë se dyfishi i lejuarës. Policia e ndaloi të riun në kuadër të një kontrolli të rregullt në trafik, ndërsa ndaj tij tashmë po përgatitet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë. Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024. Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë. “Subvencionet mbi bazën e qumështit të prodhuar dhe dorëzuar për vitin 2024 janë paguar plotësisht. Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet një ndër prioritetet kryesore për të cilin…

Lexo më Shumë

Prokuroria për e krimit të organizuar ka zgjeruar hetimin për zyrtarët policorë në lidhje me tragjedinë në Koçan, në të cilën e humbën jetën 61 persona, mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan. Janë arrestuar edhe 7 policë dhe inspektorë të MPB-së. Me këtë, numri i zyrtarëve policorë të përfshirë në hetim ka shkuar në 14. Të përfshirët janë nga rrethi i Koçanit dhe Shtipit, ndërsa dyshohen se kanë dhënë pëlqim se kabareja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të…

Lexo më Shumë

Pas bastisjes së djeshme në tetë lokacione në Prilep është siguruar dokumentacioni i plotë për funksionimin financiar në spitalin e Prilepit nga viti 2020 e deri më sot. Tani dokumentacioni do të analizohet, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Është formuar lëndë në fazën parahetimore së bashku me Policinë financiare. “Pas bastisjes tek personat e dyshuar në tetë lokacione është siguruar dokumentacion. Janë duke u kryer kontrolle edhe në tenderë dhe në dokumentacionin e përgjithshëm kontabël. Është siguruar edhe dokumentacion material si dëshmi”, thotë  prokurori themelor publik i Prilepit, Stevço Binoski. Nga Prokuroria, për shkak parahetimit, nuk është zbuluar se për…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) tanimë ka vendosur që në zgjedhjet lokale në listat për këshilltarë do të garojë e vetme. Para fillimit të mbledhjes së kryesisë partiake, deputet Halil Snopçe për TV Telma ka deklaruar se ASH nuk është konsultuar nga koalicioni VLEN për shpërndarjen e posteve të kryetarëve dhe këshilltarëve dhe se të gjitha propozimet e tyre janë refuzuar. “Të gjitha propozimet që i kemi dhënë ne zyrtarisht, edhe pse në media nuk i kemi dhënë propozimet, domethënë, në fakt, kemi vendosur të jenë të fshehta, nuk janë miratuar nga ana e tyre”, ka deklaruar Snopçe.

Lexo më Shumë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët së bashku me kryetarët e degëve, në përputhje me parimet tona të përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës, miratoi vendimin që në zgjedhjet lokale të ardhshme të garojë me lista të veçanta për këshilltarët komunalë. Ky vendim buron nga bindja se fuqizimi i zërit tonë në nivel lokal është thelbësor për realizimin e një qeverisjeje më efikase dhe të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve. Në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash, shprehëm gatishmërinë për një proces transparent dhe të matur, përmes anketave të pavarura dhe sondazheve profesionale, si mënyra më demokratike për të identifikuar…

Lexo më Shumë