Author: Hamdi Kumanova

Çmimet e naftës ranë të mërkurën pasi tregjet ndëkombëtare reflektuan pasigurinë e krijuar nga ndryshimet në politikat doganore të SHBA-së dhe përshkallëzimi i tensioneve tregtare SHBA-Kinë, raporton AA. Indeksi ndërkombëtar, Brent, ra me rreth 1.47%, duke u tregtuar me 63.44 dollarë për fuçi në orën 09:42 me orën lokale (0642GMT), nga 64.38 dollarw që ishte në mbylljen e sesionit të mëparshëm. Indeksi amerikan West Texas Intermediate (WTI) ra me 1.58%, duke u vendosur në 60.06 dollarë për fuçi, nga 61.03 dollarë në mbylljen e mëparshme. Ngërçi i shkaktuar nga tarifat midis dy ekonomive më të mëdha në botë mbetet një…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të pikë-pagesës Milladionovci. Në aksident është përfshira një motoçikletë dhe një automjet. Nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti, por policia është në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e rastit. Nuk ka informata për viktima apo të lënduar, përpos dëmit të shkaktuar material.

Lexo më Shumë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se ka përmbyllur paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. Gjykimi ndaj tyre ka nisur pranë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi, pjesë e koalicionit opozitar Fronti Europian ka kritikuar koalicionin në qeveri, VLEN dhe e ka krahasuar me reality show, “Big Brother”, transmeton TV21. “VLEN-i është bërë si “Big Brother” – nuk dihet kush hyn e kush del. Por, ndryshe nga ‘Big Brother’, ku i fundit që mbetet fiton shpërblimin dhe largohet nga shtëpia, 𝐭𝐞 𝐕𝐋𝐄𝐍-𝐢, 𝐚𝐢 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭… 𝐢 𝐟𝐢𝐤 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧 𝐧ë 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢.⁣ Kanë mbetur vetëm shuplakat të vijnë në shprehje dhe të kompletohet mozaiku i ngjajshmërisë.⁣ PS:⁣ Poashtu, të dy kanë një gjë të përbashkët – 𝐚𝐬𝐧𝐣ë𝐫𝐢𝐭…

Lexo më Shumë

Shitjet e automjeteve elektrike (EV) janë ende në rritje në SHBA, por dominimi i Tesla-s ka shënuar rënie. Në tremujorin e parë të 2025, shitjet e automjeteve elektrike u rritën 11.4% nga viti në vit, sipas Cox Automotive. Gati 300,000 makina elektrike dolën në rrugë në tremujorin e parë – një shenjë inkurajuese për një industri që përballet me pyetje në lidhje me kërkesën kryesore dhe pasigurinë e politikave. Megjithatë, jo të gjithë prodhuesit e automjeteve ishin “në nivelet e pritshme” me Tesla që pa shitjet e saj në SHBA të bien gati 9%. Dhe dërgesat globale ranë me 13%,…

Lexo më Shumë

Kina tha se ka emëruar një të dërguar të ri për tregti, teksa ekonomia e dytë më e madhe në botë përballet me tarifat e larta që presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi ndaj importeve, duke tronditur tregjet globale. Li Chenggang ka marr rolin e të dërguarit për negociata ndërkombëtare tregtare. Ai po ashtu është emëruar zëvendësministër për Tregti, bëri të ditur Ministria kineze për Burime njerëzore më 16 prill. Li, 58 vjeç, më herët ka shërbyer si ambasador i Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe si zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Për dekada të tëra…

Lexo më Shumë

Katër vjet e gjysmë burg për secilin, sepse kanë “bashkëpunuar” me fondacionin e kitikut të Kremlinit Aleksej Navalny – ky është gjykimi kundër katër gazetarëve në Rusi. Reagon drejtori i përgjithshëm i DW, Limbourg. Varrimi i Navalnyt Favorskaja ka ndjekur proceset kundër Navalnyt dhe ka vizituar koloninë e ndëshkimit “Polarvolf” në qytezën Charp në Siberi. Aleksej Navalny ndërroi jetë aty më 2024 në rrethana ende të pazbardhura. Pas varrimit të tij Favorskaja dokumentoi, se si njerëzit vendosnin lule në varreza. Gjatë një vizite të saj në varreza ajo u arrestua më 17 mars. Një muaj më vonë u arrestuan edhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri më detyrë, Albin Kurti tha se mbledhja e sotme e qeverisë është e lejueshme, dhe siç shtoi ai edhe e detyrueshme sipas ligjit. Në fillim të mbledhjes së kabinetit, ai u shpreh se në të kundërtën do të krijohet vakum institucional, raporton KosovaPress. “Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit. Është kërkesë dhe insistim, i pamatur duke e lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, tha Kurti. Kurti shtoi se janë të interesuar për formimin e qeverisë. “Si fitues të padiskutueshëm jemi shumë të interesuar qe të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm. Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e sanksioneve. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar të martën me kryediplomatin hungarez, Peter Szijjarto, dhe e ka informuar atë me këtë vendim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce. Ruboi i tha Szijjartos se Rogan është hequr nga lista e sanksioneve të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar pritet të japë vendimin e saj mbi mënyrën se si duhet të përkufizohet një grua në ligj. Ky njoftim shënon kulmin e një beteje të gjatë ligjore mes qeverisë skoceze dhe një grupi të grave, shkruan BBC. Rezultati mund të ketë pasoja të gjera mbi mënyrën se si të drejtat që bazohen në seks zbatohen në Skoci, Angli dhe Uells. Qeveria skoceze argumenton se personat transgjinorë me një certifikatë të njohjes së gjinisë (GRC) kanë të drejtë për mbrojtje bazuar në seksin, ndërsa For Women Scotland argumenton se këto mbrojtje vlejnë vetëm për…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se nuk ka asnjë arsye ekonomike që të rriten tarifat e energjisë elektrike në Kosovë. Hoti në një postim në Facebook shkruan se tregjet e energjisë kanë qenë stabile dhe pritet të mbesin të tilla, pasi nuk ka të ngjarë se do të ketë ndryshime në kërkesë dhe as në ofertë të energjisë. “..Kjo pasi është bërë progres i madh në tranzicionin energjetik të shumë vendeve të BE-së për t’u pavarësuar nga gazi rus, që nënkupton se është stabilizuar oferta për energji dhe ka siguri shumë më të madhe…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vite burg, raporton BBC. Një gjykatë në kryeqytetin Lima tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në vitet 2006 dhe 2011. Bashkëshortja e tij, Nadine Heredia, e cila e themeloi Partinë Nacionaliste së bashku me Humala-n, u shpall gjithashtu fajtore për pastrim parash dhe u dënua me 15 vite burg. Ministria e Jashtme e Perusë njoftoi se Heredia ka marrë azil politik në Brazil dhe do të ketë të drejtë…

Lexo më Shumë