Më 11.07.2025, në ora 16:45 në Strumicë, zyrtarët policorë të SPB Strumicë arrestuan R.P. (37) nga Strumica. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, i realizuar me urdhër gjykate, u gjet hashash, një peshore digjitale dhe një bluarëse, ndërsa gjatë kontrollit personal të R.P., u gjet një qese polietileni me hashash. Personi u mbajt në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë,” informon Ministria e Punëve të Brendshme. Pas dokumentimit të rastit, ndaj R.P. do të ngrihet kallëzim përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dënon ashpër sulmin fizik dhe verbal ndaj Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, i cili ndodhi dje në Bit Pazar gjatë një inspektimi zyrtar të një kantieri ndërtimi të paligjshëm, tha organizata në një deklaratë. “Është veçanërisht shqetësuese që sulmi ndodhi para oficerëve të policisë, të cilët, sipas deklaratës së kryetares së bashkisë, nuk morën masat e duhura për ta mbrojtur atë, pavarësisht kërcënimeve serioze për jetën e saj dhe sigurinë e familjes së saj”, tha Komiteti i Helsinkit. Sipas dëshmisë së Arsovskës, sulmuesi kërcënoi se do të përdhunonte dhe vriste…
Më 11 korrik, të premten, në Srebrenicë u varrosen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të vitit 1995 ndërsa e gjithë bota e civilizuar kujtonte 8.372 të vrarët nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe (RS), Ministrisë së Brendshme të RS dhe formacioneve paramilitare nga Serbia. Megjithatë, në mbrëmje, përpara kishës në Srebrenicë u lëshua muzikë fyese për boshnjakët. Pasi shumë mysafirë, delegacione ndërkombëtare, qytetarë dhe familje të pikëlluara u larguan nga Srebrenica, pasoi ajo që tashmë është bërë rutinë – një furi provokimesh me qëllime të qartë: të shqetësohen boshnjakët në Srebrenicë, të dërgohen mesazhe urrejtjeje dhe të…
Lidhur me sulmin ndaj kryetares së Komunës së Shkupit, Danella Arsovska gjatë një inspektimi të një ndërtese të paligjshme në lagjen Çair të Shkupit përballë Stacionit të Policisë Bit Pazar, Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se ka pasur kontakt fizik, por pretendimi i saj se ka qenë para policisë është një gënjeshtër dhe një përpjekje e përsëritur për të manipuluar publikun. Toshkovski tha në Sitel TV se Arsovska nuk e ka nënshkruar raportin e policisë. “Ajo erdhi në stacionin e policisë, u prit nga oficerët e policisë, ata filluan veprimet policore. Ndërkohë, ata kontaktuan prokurorin publik. Personi që ajo…
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev sulmin ndaj kryetares së Komunës së Shkupit, Danella Arsovska, e ka parë si një sulm ndaj një shtetase bullgare në Maqedoninë e Veriut. Ai në një postim në rrjetet sociale mbrëmë ka deklaruar se është seriozisht i shqetësuar për atë që i ka ndodhur kryetares së Shkupit, për të cilën tha se është shtetase bullgare. Ai e ka thirrur ambasadën e Bullgarisë në Shkup që t’i sigurojë mbrojtje juridike, konsullore dhe morale, transmeton Portalb.mk. “Edhe një sulm shqetësues ndaj një shtetasi bullgar në Maqedoninë e Veriut! Edhe një rast tjetër dhune, maltretimi dhe linçimi publik ndaj…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, po regjistrohet frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes është rreth 15-20 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes,…
Polonia ka përfunduar një marrëveshje të re për të blerë një grup të dytë prej 180 tankesh moderne K2 nga Koreja e Jugut, duke e çuar totalin e automjeteve të blinduara të planifikuara për blerje në gati 1,000 njësi. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të arritur në vitin 2022 mes dy vendeve. Ky zhvillim e vendos Poloninë gjithnjë e më shumë në qendër të mbrojtjes evropiane dhe nënvizon rolin në rritje të Koresë së Jugut si furnizuese kryesore e armëve për vendet aleate të SHBA-së. Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022,…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në zonën turistike të Thethit, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e kësaj ndërhyrjeje në komunitetin lokal dhe sezonin turistik. Sipas saj, situata është e lidhur me zbatimin e ligjit të njohur si “Paketa e Maleve”, të cilin ajo e cilëson si të diskutueshëm në mënyrën sesi aplikohet në terren. “Paketa e Maleve nuk po sjell zgjidhje, por po krijon pasiguri për pronat në veri,” shkruan Tabaku. Ajo shpreh shqetësimin se ligji mund të po përdoret për të favorizuar subjekte të caktuara në emër…
Kryeministri po rrënon autonominë vendore dhe po shndërron mandatin e katërt në një mekanizëm për kontroll absolut të pushtetit në çdo nivel. Kryeministri Edi Rama ka hedhur një tjetër hap drejt konsolidimit të një sistemi autoritar, duke urdhëruar hapur shkarkimin masiv të administratorëve të njësive vendore në gjithë vendin. Një vendim i tillë, i shpallur në një mbledhje me kryebashkiakët socialistë, është dënuar nga ekspertë dhe opozita si një sulm frontal ndaj autonomisë lokale. Duke iu drejtuar drejtuesve vendorë të zgjedhur nën siglën e PS-së në zgjedhjet e 2023-shit, Rama kërkoi që “të gjithë kryetarët e njësive administrative të shkarkohen”,…
Duke qenë se portugezi i PSG-së, Vitinha, është i paarrtishëm, Xabi Alonso ka hedhur sytë te një tjetër mesfushor i njohur, Alexis Mac Allister. Trajneri bask beson se argjentinasi është profili i duhur për t’i besuar drejtimin e mesfushës, por transferimi i mundshëm i yllit të Liverpool-it mund të finalizohet vetëm nëse largohet Rodrygo Goes ose klubi madrilen bën ndonjë tjetër shitje madhore. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Real Madridit po përgatisin një ofertë fillestare 100 milionë euro për Alexis Mac Allister, edhe pse largimi i tij nga Liverpool duket shumë i vështirë. Por, drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se…
Një skenë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e të premtes në rrugën “Butrinti”, në pedonalen e qytetit të Sarandës, ku një i ri ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur në det. Sipas policisë, forcat e rendit ndaluan për kontroll një automjet luksoz tip “Porsche Panamera” ku ndodheshin tre persona. Në momentin që efektivët e policisë tentuan të verifikonin identitetin e tyre, njëri prej pasagjerëve doli me vrap nga makina dhe u hodh në det, duke mbajtur me vete një çantë krahu. Dy personat e tjerë u ndaluan menjëherë dhe u shoqëruan në komisariat nga forcat e ndërhyrjes së…
Vitin e kaluar, Joan Laporta i zuri të gjithë në befasi. Edhe pse e kishte bindur Xavin të qëndronte disa javë më parë, ai vendosi të ndahej pasi kampioni i botës i vitit 2010 bëri disa komente të pakëndshme në lidhje me gjendjen financiare të klubit. Një vendim për të cilin presidenti i Barçës nuk duhet të pendohet, duke pasur parasysh se Hansi Flick pati një sezon të parë të shkëlqyer. Megjithatë, ai mund të ketë më shumë keqardhje për formën e tij, pasi Xavi është një legjendë absolute në klub. Një gjë është e sigurt, spanjoli nuk donte kurrë…

