Author: Hamdi Kumanova

Mbi 15 mijë kultivues të duhanit, presin të marrin rreth 40 milionë euro subvencione nga ministria e Bujqësisë për duhanin e shitur të vitit 2024. “Informatat e fundit që i kam nga Agjencia e Pagesave është që, listat janë në fazën përfundimtare dhe do të dërgohen në Ministrinë e Financave për pagesën e këtyre subvencioneve, patjetër të ceki se në një ditë Qeveria duhet të paguajë mbi 40 milionë euro subvencione për prodhuesit e duhanit e cila është një shumë serioze dhe ne si shtet kemi qasje serioze në këtë segment dhe pres që shumë shpejtë nga dita e…

Lexo më Shumë

Për shkak tragjedisë në Koçan kanë stagnuar procedurat për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski, i cili ishte në shënjestër të kritikave të ashpra të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Arsyeja, sipas ekzekutivit ishte situata e ndjeshme dhe për këtë i është lënë hapësirë që të përfundojë hetimin të cilin po e kryen një ekip i prokurorëve. Sipas paralajmërimeve, situata e këtillë do të mbetet edhe për disa muaj. “Hetimi do të vijojë me atë që patjetër duhet të ju njoftoj se hetimi patjetër duhet të mbarojë edhe për dy muaj”, deklaroi Lupço Kocevski, kryeprokuror. Në ndërkohë, partitë opozitare…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) e informon shtypin se sipas Rregullave të Furnizimt me Energji Termike si dhe Sistemit Tarifor të Shitjes së Energjisë Termike, sezoni i ngrohjes përfundon më 15 prill dhe fillon e ashtuquajtura periudha kalimtare e cila zgjat deri më 30 prill. Duke filluar nga nesër deri ne fund të muajit prill, nëse temperatura e jashtme mesatare e parashikuar për ditën e ardhshme është e barabartë ose më e ulët se 12 ºС, furnizuesi, në hapësirat e ngrohjes nga ora 06:00 deri në ora 22:00, gjatë ditës është i detyruar të sigurojë temperaturën e ngrohjes prej 20+1…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se Policia Financiare po kryen aksion, pas dyshimeve për keqpërdorime të pozitës zyrtare në Spitalin e Prilepit. Nga Prokuroria thonë se janë siguruar urdhra për bastisje në 8 lokacione. “Prokuroria Themelore Publike në Prilep është duke vepruar në procedurë para-hetimore për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” lidhur me punën financiare të spitalit. Janë siguruar urdhra për bastisje në tetë lokacione, ndërsa veprimet po ndërmarrin nga Drejtoria e Policisë Financiare. Pas kontrolleve, procedura paraprake do të vazhdojë me veprime të tjera për sigurimin e provave”,…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 14.04.2025 ora 21:00. në magjistralen Tetovë – Gostivar, tek stacioni i pagesës rrugore Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (43) nga fshati Bogovinë e Tetovës, pasi i është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

“Demokracia nuk mbrohet vetë — kërkon vullnet politik, financim dhe integritet”. Me këtë mesazh të fortë, zëvendëskryeministri Arben Fetai u drejtua sot në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, organizuar nga rrjeti SELDI dhe mikpritur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS). Në panelin e nivelit të lartë, përkrah Ambasadores së Zvicrës Véronique Hulmann, Zv. Shefes së Misionit të SHBA-ve Nicole Varnes dhe përfaqësuesit të Holandës Bart de Bruijn, Fetai theksoi se korrupsioni është një nga rreziqet më të mëdha që kërcënon demokracinë nga brenda, ndërsa ndikimet e jashtme malinje përpiqen ta destabilizojnë atë nga…

Lexo më Shumë

EDS, lider në tregun e furnizimit me energji elektrike dhe pjesë e grupit PPC, po hyn në një fazë të re të rritjes dhe drejtimit strategjik me emërimin e Aleksandar Sarxhovskit si Kryeshefi Ekzekutiv. Në një intervistë të fundit, Sarxhovski theksoi përkushtimin e kompanisë për të ruajtur reputacionin e saj si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm. “Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e performancës operative, rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimeve për klientët tanë. Strategjia jonë bazohet në inovacionin në shërbimet energjetike, digjitalizimin e proceseve dhe mbështetjen e konsumatorëve në tranzicionin e tyre në operacione më të…

Lexo më Shumë

Me datë 14.04.2025 në orën 13:15. në SPB Tetovë, një 43 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga T. ,,pnj” nga fshati Gajre e Tetovës, për shumën prej 4.300 euro. Sipas njoftimit, ai para tre vitesh ka sjellë një veturë pasagjerësh Chevrolet nga Gjermania, të cilën ka planifikuar ta doganojë dhe e ka parkuar në një garazh në Tetovë. Siç raportohet, pas një kohe personi e ka telefonuar dhe i ka ofruar blerjen e automjetit, pas së cilës i ka dhënë mjetin për testim pa marrëveshje të noterizuar dhe që atëherë ai nuk ka qenë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, është përzgjedhur si Lider i Ri Global (YGL) në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) për vitin 2025. Kjo njohje prestigjioze u jepet individëve të jashtëzakonshëm nën moshën 40 vjeç, të cilët kanë demonstruar aftësi të jashtëzakonshme drejtuese dhe një përkushtim të fortë në përmirësimin e kushteve të botës. Forumi i Liderëve të Rinj Global është një komunitet i përkushtuar për të formuar liderë të përgjegjshëm që kontribuojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e rrethanave globale. Çdo vit, Forumi Ekonomik Botëror, përmes një procesi përzgjedhjeje që përfshin vendimin e një komiteti…

Lexo më Shumë

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kushti i parë, por jo i vetmi për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe se ky nuk është bilateralizëm, por zbatim i konsensusit evropian. “Është shumë e rëndësishme të dihet se ndryshimi i Kushtetutës dhe regjistrimi i bullgarëve si popull shtetformues nuk është kushti i vetëm. Me fjalë të tjera, nuk është mirë të lihet jashtë në gjithë atë bisedë, me qëllimin eventual – që shpresoj të mos jetë kështu, nëse bëhet regjistrimi dhe plotësohet kushti për ndryshime kushtetuese në…

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të ketë një qëndrim të përbashkët me partitë e tjera opozitare – PDK dhe LDK – sa i përket votimit të kryeparlamentarit. Ai tha se partia e tij, në parim është për konstituimin e Kuvendit. “Në princip ne kemi qenë dhe do të jemi për konstituimin e Kuvendit. Por, nuk do të ndahemi me opozitën”, tha Haradinaj në prag të nisjes së seancës konstituive.

Lexo më Shumë