Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta. Opinioni meriton fakte, jo trillime për qëllime politike.
Për 20 vite në pushtet, BDI e ka shndërruar diskriminimin në standard institucional. Ja vetëm një shembull:
Filharmonia e Maqedonisë së Veriut
Të punësuar:
115 maqedonas (96%)
5 shqiptarë (4%)
Këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, pasqyrë reale e neglizhencës dhe dështimit të qëllimshëm që i’u bë shqiptarëve për pazaret e ndyra korruptive, pa mos i’u bë vonë aspak për çështjen shqiptare.
VLEN ka nisur ndryshimin dhe po hap rrugë të reja për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione të rëndësishme kulturore dhe shtetërore.
Vlen të theksohet që prej ekzistimit të shtetit, dy nga institucionet më prestigjioze kulturore si Opera dhe Baleti dhe Filharmonia kanë qenë kështjella të mbyllura për shqiptarët. Për dekada me radhë, asnjë shqiptar nuk është lejuar të drejtojë asnjërin prej tyre. Vetëm me ardhjen e VLEN-it në qeveri u thye ky mur diskriminimi: pas 30 vitesh, për herë të parë, në krye të Filharmonisë u emërua një shqiptar, tenori i njohur Mustafa Imeri.
VLEN nuk shpif. VLEN vepron. VLEN e bën ndryshimin!
Data 26.09.2026
Aktuale
- Revolucioni i Karikimit: Geely prezanton sistemin që ngarkon baterinë e makinës elektrike në vetëm 4 minuta e 30 sekonda
- Shfaqja e rrallë e Hënës së Korrjes dhe Saturnit në qiellin e fundjavës
- BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të rrisë tarifat ndaj makinave kineze
- Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike
- Aktivistja Arvina Lleshi “prish” mbledhjen e “Pranisë Besnike” me Erion Braçen: Qeveri e korruptuar
- Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, të premten viziton Shkupin
- AKI propozon subvencione për taksi elektrike në Shkup
- “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet



