Forcat ukrainase kanë goditur rajonin rus të Kurskut me dhjetëra dronë, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e nëntë personave. Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila zakonisht publikon vetëm të dhëna për numrin e dronëve të rrëzuar dhe jo të atyre të lëshuar nga Ukraina, njoftoi se gjatë natës janë rrëzuar 109 dronë mbi rajonin e Kurskut. “Rajoni i Kurskut ishte nën një sulm masiv nga armiku gjatë natës. Fatkeqësisht, një grua 85-vjeçare ka humbur jetën,” njoftoi administrata e rajonit përmes aplikacionit Telegram. Si pasojë e sulmit me dronë, një ndërtesë shumëkatëshe është dëmtuar, dhe disa apartamente janë…
Author: Hamdi Kumanova
Nga data 18 prill, të gjithë shitësit me pakicë në vend do të jenë të detyruar të publikojnë çmimet e përditësuara të produkteve që ofrojnë në dyqanet e tyre çdo mëngjes, jo më vonë se ora 10:00. Kjo buron nga Rregullorja e re e miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës më 3 prill, e cila rregullon në mënyrë të detajuar obligimet lidhur me transparencën e çmimeve në shitjet me pakicë, transmeton Portalb.mk. Çdo produkt duhet të publikohet me të dhënat e mëposhtme: Emri i produktit (duke përfshirë markën dhe modelin) Cmimi i rregullt i shitjes me TVSH Çmimi për…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës. I pyetur nga gazetarët nëse ai do të jep votën e tij për formimin e qeverisë së re, Limaj nuk dha ndonjë përgjigje. Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit
Ndonëse ka mbetur vetëm edhe pak deri në fillim të seancës konstituive të Kuvendit, e caktuar për sot në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon posti i kryeparlamentarit, ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që pritet të votohet. Është pikëpyetje nëse do të propozohet për kryetar të Kuvendit për mandat të ri, Glauk Konjufca, i cili e mbajti këtë post mandatin e shkuar katërvjeçar, raporton eo. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është pikë e tretë e rendit të ditës. Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se…
Administrata e ish-presidentit, Donald Trump, ka njoftuar ngrirjen e 2.2 miliardë dollarëve në grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata për Universitetin e Harvardit, pasi institucioni refuzoi të zbatojë kërkesat e qeverisë federale për ndryshime të thella në politikat e tij. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi vetëm disa orë pasi Harvard njoftoi publikisht se nuk do të pranonte kushtet e përcaktuara nga një task-forcë federale, e cila kërkonte eliminimin e programeve të diversitetit dhe përfshirjes (DEI), reforma në pranime dhe punësim të bazuara në “merita”, si dhe ndalimin e maskave gjatë protestave në kampus. Presidenti i…
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski thkeson se është koha që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në dhe më pas të negociojë me Brukselin në bazë të kritereve dhe standardeve. Mucunski po qëndron për vizitë në Luksemburg. Pas një takimi jozyrtar me ministrat e BE-së, Mucunski u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të gjejnë një mënyrë për të parandaluar që mosmarrëveshjet dypalëshe të bëhen zvarritëse. Maqedonia mori mbështetje për rrugën e saj integruese edhe nga Luksemburgu, pas takimit të Mucunskit me kolegun e tij Xavier Bettel. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare (MPJ) thotë se ndryshimet kushtetuese…
Ish-gjyqtari Valentin Zafirov thotë se çdo gjykatës dhe prokuror që ngriti zërin kundër mënyrës se si funksionon ky vend është larguar nga vendi i punës. “Çdo gjyqtar dhe çdo prokuror që ka ngritur zërin kundër mënyrës se si funksionon ky vend dhe ndaj trajtimit të gjyqtarëve nga ekzekutivi dhe organet, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorisë Publike, fjalë për fjalë zhduket nga radari i gjyqësorit”, tha avokati dhe ish-gjyqtari Valentin Zafirov në debatin e sonte në “Top Tema”. “Unë jam i vetmi gjyqtar që tha ‘gjyqësori është i kotë, është nën ombrellën e ekzekutivit’ në vitin 2008. Brenda katër orësh në…
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një traditë e qartë: kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si një akt moral, si shprehje e ndërgjegjes dhe respektit ndaj qytetarëve. Në vitin 1993, kur ra një aeroplan mes Shkupit dhe Ohrit me qindra viktima, ministri Peshev dha dorëheqje. Kur u mbyt një anije me turistë bullgarë, ministri Janakieski bëri të njëjtën gjë – edhe pse dorëheqja nuk u pranua. Pas tragjedisë me spitalin modular në Tetovë, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, dhanë dorëheqje – edhe pse të papranuara, ato ishin një…
Krahu i Aleancës për Shqiptarët me në krye Arben Taravarin, ministër aktual i Shëndetësisë, sot do të mbajë Kryesinë qendrore ku do të vendoset për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme lokale. Taravari dje deklaroi se nuk është e vërtetë se janë duke negociuar me BDI-në dhe se si subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme lokale i kanë dy opsione – njëra është të vazhdojnë në kuadër të koalicionit VLEN dhe tjetra të braktisin koalicionin dhe të dalin të vetëm. Në Kryesinë qendrore të partisë, siç tha ai, do të dalin me qëndrim se si do të veprohet më tej. Partia,…
Nga Prokuroria njoftojnë se sot është shqiptuar masa e kujdesit ndaj të dyshuarit të 19-të për ngjarjen në Koçan, që me shumë gjasa është ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji dhe Islandë, Driton Kuqi, që njëherë është edhe ish-ministër i Ekonomisë. “Prokuroria Themelore Publike e Koçanit sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit, të 19-të, pas zgjerimit të hetimit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Gjithsej për rastin në Koçan dyshohen 47 persona fizikë dhe tre persona juridikë.
Njësia për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër H.М.(47) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „falsifikimi i dokumentit”. Më 09.03.2025 në Pikëkalimin kufitar Tabanoc, për hyrje në shtet, i denoncuari dorëzoi patentë shoferi të falsifikuar.TS
Më 13.04.2025 në lokalitete të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria А.А., D.Xh.(23), 37-vjeçaren Gj.S., Q.K.(18), Е.А.А.(20) dhe S.G.(27), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.TS

