Në email-e të lidhura me milionerin amerikan të ndjerë dhe të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein, shfaqen pretendime se tru nga persona të vdekur në Maqedoni janë ngrirë dhe transportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjoja janë përdorur për qëllime kërkimore. Megjithatë, email-i në asnjë mënyrë nuk lidhet drejtpërdrejt me skandalin e Jeffrey Epstein, por është pjesë e një hulumtimi gazetaresk të “Bloomberg Businessweek”, realizuar nga gazetarët Cynthia Koons dhe Robert Langreth. Artikulli mban titullin: “Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën amerikane të vetëvrasjeve” (bëhet fjalë për ketaminën). Në tekst thuhet se, në kuadër të një…
Author: Hamdi Kumanova
Më 02.02.2026, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria dy persona për posedim të lëndëve narkotike. Rreth orës 02:00, në rrugën “Partizanska”, u arrestua M.R. 18-vjeçar nga Manastiri, tek e cila u gjet një substancë pluhur. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u krye kontroll edhe në banesën e saj, ku u sekuestrua marihuanë. Po të njëjtën ditë, rreth orës 01:05, në rrugën “Ilindenska”, u arrestua O.N. 40-vjeçar nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi substanca narkotike, sende metalike me mbetje droge, peshore digjitale dhe objekte të tjera të lidhura me veprimtari…
Këtë vit, duhet të zgjidhet Prokurori Publik Republikan, i 9-të me radhë në shtetin e pavarur dhe sovran të Maqedonisë së Veriut. Në krye të këtij institucioni udhëheqës dhe kyç në luftën kundër krimit të profilit të lartë, u votuan individë të emëruar nga pushteti ekzekutiv, mirëpo u larguan nga ky pozicion me kritika të shumta për joprofesionalizëm dhe anshmëri në punën e tyre, shkruan analiza javore e Portalb.mk. Nga zëvendës në Prokurorinë Publike të Republikës Socialiste të Maqedonisë së atëhershme, në vitet 1988/89, mori drejtimin e këtij institucioni dhe e udhëhoqi atë deri në vitin 1996. Me këtë Marko…
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Podujevë. Sipas pamjeve të publikuara, në këtë aksident ishin të përfshira disa vetura. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, ndërkaq media ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar. Kujtojmë se të dielën kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e ngricave të shkaktuara nga reshjet e borës.
Filip Mazreku, një prift dhe muzikant përmes tingujve, liturgjisë dhe kulturës, ruajti atë që pushteti donte të zhdukte, identitetin shqiptar dhe besimin tek liria. Mazreku lindi në Selanik, në shtator të vitit 1913. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Shkodër, kurse studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë në Colleviti-Pescia, në Itali (1934-’37). Babai i tij, Pjetri, kishte lindur në Selanik, por jetën e ndau mes Kosovës dhe Shkodrës, ku shërbeu si mësues dhe përkrahës i shkollës shqipe. Ai ishte një nga arsimtarët që ndihmoi në hapjen e shkollave në fshatrat shqiptare gjatë një kohe të vështirë për…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se qeveria do të mbajë një takim të hënën për të vlerësuar kërcënimet ndaj rendit publik dhe për të vlerësuar masat e reja të sigurisë pas përplasjeve të dhunshme në qytetin verior të Torinos që lanë më shumë se 100 oficerë të zbatimit të ligjit të plagosur. Duke folur pasi vizitoi dy oficerë policie të plagosur në Torino, Meloni tha se takimi do të përqendrohet në trazirat e fundit dhe miratimin e mundshëm të rregullave të reja sipas një dekreti të propozuar për sigurinë. “Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme…
Sot në patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, do mbahet Akademi Përkujtimore “Trinomi i Janarit” – Nga Llapi në JUNIK. Ky aktivitet organizohet në nderim të 29-vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Në këtë akademi përkujtimore do të jenë të pranishëm bashkëveprimtarë, familjarë të dëshmorëve, personalitete të shquara nga jeta publike dhe artistë nga të gjitha trevat shqiptare. “Përmes fjalës dhe artit të tyre, ata do të përkujtojnë me dinjitet këto figura të mëdha kombëtare, të cilat u bënë simbol i rezistencës dhe sakrificës për liri. Pjesëmarrja juaj nderon kujtimin…
Melinda u trondit nga marrëdhëniet e Bill-it me Epstein-in, të cilin ajo e ka përshkruar si një njeri “të neveritshëm”. Si mund të bashkëpunonte kreu i një fondacioni që investon një miliard dollarë për fuqizimin e grave me një pedofil të dënuar? Edhe pse Gates pretendonte se e njihte pak Epstein-in, doli se e kishte takuar disa herë që nga viti 2011, përfshirë vizita në shtëpinë e tij në Nju Jork, mbrëmje të gjata shoqërore dhe një udhëtim në Florida me avionin privat të Epstein-it. Ky i fundit tentoi të përfshinte Gates-in dhe JP Morgan në krijimin e një…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani është “duke biseduar seriozisht” me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake dhe rritjes së prezencës së pajisjeve ushtarake amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme. Teherani “po bisedon me ne dhe do ta shohim nëse mund të bëjmë diçka. Përndryshe, do të shohim se çfarë ndodh. Kemi një flotë të madhe të nisur atje”, ka thënë Trump për Fox News më 31 janar. “Ata po negociojnë”. Më vonë, Trump u ka thënë gazetarëve se ata “po angazhohen me ne në bisedime serioze”. Ende nuk…
Një mbrëmje festive u kthye në tragjedi të shtunën në mbrëmje (31 janar) në një qendër të njohur argëtimi në Gorgopotamos, ku një burrë 74-vjeçar humbi jetën pasi pësoi një atak në zemër teksa kërcente. Sipas mediave greke, 74-vjeçari ishte ngritur për të kërcyer gjatë festës, kur papritur u ndje keq dhe u rrëzua në vend. Një mjek që ndodhej i pranishëm në aktivitet reagoi menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke nisur manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR). Fatkeqësisht, përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Ai u transportua pa ndjenja në Spitalin e Përgjithshëm të…
Nga Dalip Greca Pjesa e dytë Memorie.al / Odhise Paskali është padyshim një nga artistët mit të Shqipërisë. Talenti i tij tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës, të cilët e dërguan për studime në Itali. Paskali u shfaq i gjithanshëm, artist shumëdimensional. Emrin e tij e gjejmë në fillim të viteve ’20 të shekullit XX-të në shumë gazeta të kohës, brenda në Shqipëri, në Itali, në Amerikë tek gazeta “Dielli”, në Bukuresht etj. Shfaqet si poet, si tregimtar, eseist (ka krijuar më shumë se 800 ese), shfaqet si kritik dhe si përkthyes, ndërkohë që shpërthen si skulptor. “I urituri”, “Njeriu”,…
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025. Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë. Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite…

