Të enjten në ora 19:25, në stacionin policor në Gostivar, B.M. 48-vjeçe dhe djali i saj D.S. (20) nga Gostivari kanë denoncuar se në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, pas një debati të shkurtër për një vendparkim, janë sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre I.Q. (66), i cili ka përdorur edhe një objekt të fortë. Rreth orës 19:45, I.Q. është paraqitur vetë në stacionin policor dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
Në ambientet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sot në orën 09:00 nuk u paraqit asnjë përfaqësues i Qeverisë, ndonëse ishte paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për rritjen e pagës minimale në 600 euro neto, me zbatim nga paga e muajit shkurt 2026. Nga LSM bëjnë të ditur se marrëveshja parashihte gjithashtu edhe rritjen e pagave të tjera për së paku 6.000 denarë, me qëllim zbutjen e problemit të të ardhurave të ulëta me të cilat përballen një numër i madh i punëtorëve në vend. “ Sot ranë maskat. U konfirmua se rritja e pagave nuk është prioritet…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,77 % në raport me vendimin e datës 26.1.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,786 den/kg…
MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 15,943 urdhërpagesa të lëshuara, 3,683 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar. “74 persona u privuan nga liria për drejtim mjeti të pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 67 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje nën ndikimin e drogës dhe substancave…
Më 01.02.2026 në Kumanovë, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan M.K. (24) dhe J.S. (18), të dy nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e M.K., të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një peshore dixhitale. Pas marrjes së masave shtesë, u përcaktua se ata e posedonin dhe e rishisnin drogën së bashku. Ata u dërguan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se aktualisht janë në procedurë mbi 50 lëndë për korrupsion të lartë, të cilat, sipas tij, për vite me radhë kanë qenë të fshehura, të zvarritura ose të injoruara informon Tetovasot. Këtë ai e tha në seancën konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke theksuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk po zhvillohet me deklarata, por me veprime konkrete. “Janë më shumë se 50 lëndë për korrupsion të lartë në procedurë. Kjo nuk është fundi, por vetëm fillimi. Presim hapjen e rasteve të reja,…
Me fjalë të tjera, ai kërkoi nga Prokuroria që në këtë lëndë konkrete t’i rishqyrtojë pretendimet e saj dhe të ndalë procedurën për një pjesë të të akuzuarve, të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Në një deklaratë për mediat lidhur me kërkesën e tij, avokati Petre Shilegov tha se për të njëjtën kualifikim penal, për disa persona procedura ndalet, ndërsa për të tjerë vazhdon. Avokati Petre Shilegov, mbrojtës i ish-këshilltarit në Ministrinë e Ekonomisë, Shofket Hazari, i akuzuar në procesin gjyqësor për rastin “Puls”, në fillim të seancës së sotme iu referua brifingut…
Më 01.02.2026 në Kumanovë, oficerë policie nga SPB Kumanovë kanë arrestuar M.K. (24) dhe J.S. (18), të dy nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e M.K., i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas masave shtesë hetimore, është konfirmuar se ata i kishin në pronësi së bashku dhe i shisnin drogat. Të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen padi të përshtatshme.
MPB Maqedoni njofton se sot (02.02.2026) në orën 06:45 në Bulevardin “Maqedonia” në Delçevë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Delçevë e privuan nga liria S.D. (23) nga fshati Trabotivishte, rajoni i Delçevës. “Gjatë një kontrolli rrugor, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Delçevës, të cilin ai e drejtonte, dhe u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa fituar paraprakisht të drejtën për të drejtuar automjet, pra pa patentë shoferi”. “Është njoftuar prokurori publik, me udhëzimet e të cilit është sekuestruar automjeti, dhe personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të…
Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm, kur fokusi është te rritja e efikasitetit, përmirësimi i shërbimeve dhe përmbushja e objektivave strategjike të spitalit. Ajo e merr këtë përgjegjësi me synim forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët. Doktoresha Meral Uzeiri Ferati është një profesioniste e dëshmuar dhe e përkushtuar në fushën e gjinekologjisë, me përvojë të gjatë si në praktikën mjekësore ashtu edhe në jetën publike, duke…
Të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi institucional ndaj kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në dramë, folklor dhe botime, kultura shqiptare trajtohet si prani dytësore. Këta sektorë që prodhojnë narrativë, memorie dhe identitet kulturor administrohen sipas një hierarkie të njëanshme, ku kultura maqedone ruan dominimin strukturor, ndërsa ajo shqiptare mbetet sistematikisht në periferi. Pabarazia bëhet e matshme në sektorët e tjerë strategjikë. Në muzikë, projektet shqiptare përfitojnë 2,518,000 denarë, ndërsa projektet maqedone 19,600,000 denarë, që përkthehet në vetëm 12% të mjeteve për shqiptarët. Këto mjete të kufizuara janë shpërndarë kryesisht…
Studentët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për ushqim të subvencionuar studentor për vitin akademik 2025/2026 kanë ende disa ditë për të aplikuar, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve skadon më 5 shkurt 2026. “E drejta për ushqim të subvencionuar studentor është e destinuar për studentët e studimeve të plota universitare me të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe për studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend”, thonë nga MASH. MASH thekson se studentët që…

