CEO i Nvidia, Jensen Huang u takua me kryeministrin Shigeru Ishiba të hënën për të nxitur për më shumë prodhim të energjisë elektrike për të përmbushur nevojat e inteligjencës artificiale. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata diskutuan se si Japonia është veçanërisht e pozicionuar mirë për të zhvilluar AI, duke pasur parasysh udhëheqjen e saj në robotikë dhe prodhim industrial, u tha Huang gazetarëve pas takimit. Por ai gjithashtu theksoi se gjenerimi dhe krijimi i inteligjencës do të kërkojë energji. “Vendi duhet të ndërtojë infrastrukturë të re”, citohet të ketë thënë Huang. “Energjia është thelbësore për të gjithë rritjen…
Author: Hamdi Kumanova
Disa arsye me siguri ju vijnë në mendje, dhe ne do të përpiqemi t’i mbledhim të gjitha në një vend. Një nga arsyet është ulja e kostove të prodhimit të automjetit. Çdo euro ka rëndësi, dhe duke hequr gomën dhe rrotën rezervë, prodhuesit kursejnë një shumë të konsiderueshme. Për më tepër, shumë prodhues do t’jua shesin me kënaqësi gomën rezervë – në përmasa të plota ose të zvogëluara – si pjesë e pajisjeve shtesë. Një tjetër arsye është kursimi në konsumimin e karburantit. Veturat pa rrotë rezervë kursejnë pak në karburant, por çdo gram CO2 është i rëndësishëm për prodhuesit…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se paga vjetore që ai ka marrë gjatë vitit 2024 ishte 35 mijë e 875 euro. Kursime nga të ardhurat personale ai ka deklaruar 7 mijë e 620 euro, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili është bërë publik. Konjufca ka deklaruar se në vitin 2018 ka blerë një banesë në vlerë 60 mijë e 793 euro, ndërsa dy banesa të tjera janë në pronësi të prindërve të tij, të cilat së bashku vlejnë 136 mijë euro. Pjesë e pasurisë…
Artan Nimani nga Forumi Intelektual E30 deklaroi se qëndrimet zyrtare të partnerëve të dikurshëm të koalicionit të tyre të përbashkët janë tashmë të njohura, me Haradinajn që është kategorikisht kundër mbështetjes së një kandidature për kryeparlamentare siç është zonja Haxhiu, ndërsa Limaj, siç tha, është i heshtur sa i takon qëndrimeve të tij politike, duke e luajtur rolin e neutralit e duke abstenuar në votime në Kuvend. Nimani theksoi se ai komunikon me të dytë dhe se ka raporte tepër miqësore si me Haradinajn ashtu edhe me Limajn. “Ndërsa ata të dytë mes veti kanë filluar.. bashkimi i koalicionit tonë…
Ukraina është e gatshme të bisedojë për një marrëveshje paqeje me Rusinë – por vetëm pasi të jetë vendosur një armëpushim, ka thënë një burim qeveritar ukrainas për skynews. Një propozim paqeje nga SHBA – i raportuar gjerësisht në media – përfshin njohjen e kontrollit rus mbi gadishullin ukrainas të aneksuar ilegalisht, Krimenë. Plani i raportuar me shtatë pika i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshin: Një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë; Fillimin e bisedimeve direkte mes Ukrainës dhe Rusisë; Ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO; Njohjen zyrtare nga SHBA e sovranitetit rus…
Kompania EDS – Energy Delivery Solutions ka prezantuar drejtorin e ri ekzekutiv, Aleksandar Sardzovski, dhe ka njoftuar për paketa të reja inovative për furnizimin me energji elektrike, të destinuara kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Drejtori i ri theksoi se fokusi i kompanisë është i qartë – të krijohen zgjidhje që janë fleksibile dhe ekonomikisht të përballueshme për sektorin e biznesit. “Fokusi ynë është i qartë: inovacion, stabilitet dhe një orientim i përforcuar drejt klientëve. Dua të theksoj se EDS vazhdon të ndërtojë dhe forcojë pozicionin e saj si një partner i besueshëm dhe afatgjatë për përdoruesit…
Punonjësit në shumë institucione shtetërore ende presin pagat. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, ka alarmuar se punonjësit e kulturës, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Punës, Inspektorati i Tregut, disa pjesë të Prokurorisë dhe shërbimi i ujësjellësit janë lënë pa para bazë për jetesë, shkruan Alsat. Ai shton se një numër i madh i punonjësve, pas festave të Pashkëve, fatkeqësisht ende nuk kanë marrë pagë dhe janë lënë me tryezë të zbrazët. “Punonjësit në kulturë, të cilët dje dolën në protestë, deri mëngjesin e sotëm nuk kanë marrë pagën e tyre. Të dhënat e mia tregojnë se, për fat…
Kryebashkiaku i Karposhit, Stevço Jakimovski, dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg për dy vepra penale – abuzim me pozicionin e detyrës, ndërsa një ish-punonjës i komunës mori një dënim me kusht 2-vjeçar. Vendimi nuk është i prerë, dhe Jakimovski ka të drejtë të apelojë në Gjykatën e Apelit. Që në fillim të gjyqit, ai deklaroi se është i pafajshëm. Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot shpalli vendimin për çështjen me numër KOK 157/21 kundër S.J. dhe T.GJ., duke i gjykuar të dyshuarit si fajtorë për veprat penale që u ngarkuan dhe i dënoi si më poshtë: S.J. dënohet…
Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin 2025/26 sërish ka në fokus arsimin profesional. Nga gjithsej 27,600 vende të planifikuara për regjistrim në vitin e parë, 7,900 janë në dispozicion për gjimnazet dhe rreth 18,000 për shkollat profesionale, nga të cilat 6,700 për arsimin e dyfishtë. Vendet e tjera të mbetura u takojnë shkollave të artit dhe Gjimnazit të Sportit. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se është rritur numri i paraleleve duale në shkolla të caktuara në përputhje me analizat e tregut të punës në komuna dhe varësisht se sa kompani janë të interesuara. “Sigurisht që ky…
Mashtrimet online vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët. Një nga format e mashtrimeve ishin SMS porositë e postave të bashkangjitura me një link ku pas klikimit, të dhënat personale përfundojnë në duart e keqpërdoruesve. Disa qytetarë kanë pranuar porosi të tilla ndërsa disa tjerë thonë që janë të informuar për keqpërdorimet. “Unë s’kam pranuar porosi të tillë sepse numrin nuk e kanë shumë persona por bashkëshortja punon në shëndetësi dhe dy here ka pranuar porosi të tilla por i thashë të mos i hape sepse janë mashtrime”, tha një qytetar. “Nuk duhet të hapen porosi të tilla. Ke pranuar porosi të tillë…
Krenar Lloga na Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, i është përgjigjur deklaratave të Izet Mexhitit, i cili tha se do të ketë lëvizje të mëdha në brenda Frontit Europian. Lloga në një postim në Facebook në mënyrë tërthorazi thotë se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së Hristijan Mickoskit. “Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se: do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë. ose nëse dikush del për të…
Avokati i Popullit, i cili është ndër institucionet kryesore, në vend që kujdeset për ndjekjen dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve përballet me probleme serioze në funksionimin e tij, shkruan Alsat. Naser Ziberi, në një konferencë për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, theksoi se nuk kanë pavarësi financiare, mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve dhe kuadër përkatës. “Institucioni i Avokatit të Popullit ballafaqohet me probleme serioze në funksionimin e tij. Mungesa e pavarësisë së plotë financiare, organizative, funksionale, mungesa e mjeteve për realizimin e projekteve dhe promovimin dhe promovimin dhe…

