Author: Hamdi Kumanova

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça ka nisur me përforcimet për sezonin 2025/26. Përforcimi i parë i ekipit nga Mitrovica, është qendra Shawn Jones, amerikani me pasaportë kosovare. Jones ka firmosur me Trepçën, ekip që tashmë e ka prezantuar por nuk ka dhënë detaje sa i përket kontratës së tij, do të jetë për një vit apo për garat evropiane. Basketbollisti i gjatë 203 centimetra, ka përvojë të madhe në Evropë kurse pritet ta ndihmoj shumë Trepçën, që do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Gjatë karrierës, Jones ka luajtur në Itali, Slloveni, Izrael e Poloni, ndërsa nuk…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Gëzim Plakolli, ka thënë se kjo parti do të jetë befasi në zgjedhjet lokale në garën për udhëheqjen e kësaj komune. Ai ka thënë se garës i kanë hyrë me seriozitet të madh. I pyetur në “InfoNata” se a synojnë balotazhin, ka thënë se ky është synimi i tyre. “Që nga 10 shkurti së bashku me ekipin tim jemi fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet lokale. Lista jonë do të jetë e përbërë nga njerëzit më të mirë që ka Mitrovica. Do të jemi gjithëpërfshirës, do të jemi unifikues,…

Lexo më Shumë

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë Kavajë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç. Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua. closevolume_off Në grupin…

Lexo më Shumë

Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit. Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident, transmeton kp. Gjatë këtij aksioni, mbi urë ishin vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës. Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh…

Lexo më Shumë

Napoli ka vendosur çmimin prej 30 milionë eurosh për mesfushorin kamerunas André-Frank Zambo Anguissa, pas interesimit në rritje nga disa klube, përfshirë Fenerbahçe, Besiktas dhe Al-Qadsiah. Edhe pse vetëm kohët e fundit rinovoi kontratën deri në qershor 2027, Anguissa është i hapur për një aventurë të re. Sipas ekspertit të merkatos të DAZN, Orazio Accomando, Napoli tashmë ka përcaktuar çmimin e lojtarit në rreth 30 milionë euro — shumë më tepër sesa 20 milionët që përmendte “Corriere dello Sport” pak javë më parë. Kjo shumë pritet të largojë disa nga ofertuesit potencialë, pasi deri më tani interesimi më konkret vinte…

Lexo më Shumë

Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se deklarimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se në procesin e dialogut presioni duhet të shtohet ndaj Serbisë është i drejtë. Ai duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se do ta “zgjidhi sërish çështjen mese Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se Kosovës i mbetet të zbatojë obligimet që ka. “E vetmja gjë që i mbetet Kosovës është që të tregojë maturinë e vet duke kaluar fazat edhe obligimet që ka. Pajtohem plotësisht me kreun e Vetëvendosjes, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kur thotë se Kosova duhet të ndjek raporte…

Lexo më Shumë

Të shtunën, më 14 qershor, në një atmosferë të mbushur me frymë garuese, argëtim dhe entuziazëm sportiv, UNIBank mbylli turneun e pestë jubilar të tenisit „UNIBANK INVITATIONAL 2025“, i organizuar në bashkëpunim me klubin e tenisit ABC Mondano. Ky eveniment tradicional edhe një herë vuri në dukje qasjen e Bankës për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët përmes sportit, shoqërisë dhe vlerave të përbashkëta. Me pjesëmarrjen e klientëve, partnerëve dhe punonjësve, turneu ishte i mbushur me emocione, gara dhe momente të paharrueshme. Turneu filloi më 9 qershor, ndërsa ndeshjet finale u zhvilluan para më shumë se 200 mysafirësh, të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në manastir ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 26-vjeçare nga Manastiti, pasi e njëjta dyshohet për tentim vrasje ë gjyshes dhe gjyshit të saj. “SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër E.T. (26) nga Manastiri, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “vrasje” në tentativë. Më 11.6.2025, në shtëpinë familjare, e raportuara me një mjet të mprehtë u ka shkaktuar plagë me thikë gjyshes së saj N.S. (70) dhe gjyshit të saj P.S. (78)”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Rebalanci i Buxhetit duhet të jetë në seancë qeveritare, me siguri të enjten, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçoska. Siç deklaroi për mediat, projeksionet kyçe, BPV-ja dhe inflacioni, mbeten të njëjta. “Në përgjithësi, mbetemi në të njëjtat shifra që i kishim nga aspekti i bruto prodhimit vendor dhe inflacionit”, tha Dimitrioska Koçoska, pas prezantimit të Marrëveshjes për financimin e aktiviteteve të përbashkëta, të organizuar nga Ministria e Financave (MF) dhe Zyra e OKB-së në Shkup.

Lexo më Shumë

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Seksioni i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, kundër Z.S., zyrtar policor në SPB-Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “zbulim i sekretit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 360 paragrafi 1 i Kodit Penal. I raportuari, si person zyrtar – polic, gjatë viteve 2023 dhe 2024, ka siguruar të dhëna…

Lexo më Shumë

Ndonëse Prokuroria Publike ngriti akuzë kundër gjithsej 34 personave fizik dhe 3 juridik, nga gjithsej 50 të dyshuar paraprakisht, partitë opozitare nuk janë të kënaqura me këtë epilog. Prokuroria punon me urdhra të pushtetit akuzon opozita. Sipas deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, ndonëse pati iniciativë për interpelancë ndaj Kocevskit, pasi ndodhi Koçani, Mickoski atë nuk e shkarkoi me kusht që ta mbajë nën kontroll të tij, akuzoi Rexhepi. “Realiteti në ndodhinë tragjike në Koçani është larg asaj që duhet të jetë nga një hetuesi e pavarur pasi që njerëzit zyrtarë të afërm me qeverinë janë lënë anash nga çdo…

Lexo më Shumë

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta, për shkak se pushteti nuk dëshiron të rrisë pagat. “Propozimi ynë është konceptuar me kujdes, që të mos ketë shpenzime nga buxheti. Nuk ka një ritëm artificial të imponuar dhe mendojmë se vjen në mënyrë natyrale në këtë kohë”, tha në konferencën e djeshme për shtyp, deputeti i së Majtës, Amar Mecinoviq. Orari tetëorësh i punës, siç u shpreh ai, është mbetje nga koha industriale dhe është standard për orarin e plotë të punës që nuk…

Lexo më Shumë