Author: Hamdi Kumanova

Një jetë që i ka afruar sa vite të këndshëm ato të fëmijërisë, vite të vuajtjeve e zhgënjimit, ato nën diktaturën komuniste, dhe jo pak, plot 45 vite afro gjysma e viteve që sot mbart mbi shpatulla, dhe më shumë se 30 vite të moshës së tretë në emigracion, në Firence të Italisë, vite që ndonëse me sakrifica por që i kanë dhënë një ripërtëritje të energjive dhe të një e jete që i ka lënë pas shpine ato që i afroi, regjimi komunist, por vite të cilat janë të pa harrushme. E kam njohur Agronin porsa isha vendosur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur deputetit të BDI-së Blerim Bexheti, i cili në pyetje deputetësh në Kuvend tha se tashmë 6 muaj nuk ka asnjë informacion nga paralajmërimi për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. Mickoski i tha Bexhetit se Ligji është gati, por që po shqyrtohet nëse i njëjti është në përputhje me Kushtetutën. “Mirë, faleminderit, ju keni qenë ministër i Drejtësisë, dhe supozoj do t’ju kujtohet një dokument, për hir të së vërtetës, në atë periudhë nuk keni qenë ministër për Drejtësi, keni qenë kryetar i Sarajit. Gjykata Kushtetuese, të zgjedhur, përfaqësuesit, të zgjedhur…

Lexo më Shumë

Çdo ditë e më shumë që BDI po kalon në opozitë po i shtohet paniku nga humbja e thellë që po e pret në zgjedhjet lokale. Ata në mungesë të fakteve kanë humbur edhe kontaktin me realitetin në vend. BDI nuk ka asnjë agjendë politike, më keq se kaq, pasurimin në kurriz të popullit e kanë pasur metodë pune. Organizimin më i madh politik shqiptar – VLEN që shumë shpejt do të jetë uragan si një subjekt i vetëm politik që mbron dinjitetin e shqiptarëve. BDI-së i mungon edhe konsistenca në aktivitetin politik dhe ndërron konceptet politike varësisht motit. Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Zhvillimi teknologjik është çelësi i së ardhmes dhe partneritetet ndërkombëtare janë forca që nxit progresin. Forumi i sotëm i Teknologjisë së Energjisë, i organizuar nga Ambasada e Republikës Çeke në Shkup, ishte një konfirmim i qartë i kësaj. Në forum morën pjesë zëvendëskryeministri Izet Medxhiti, ministrja e energjetiës, minierave dhe burimeve minerale Sanja Bozhinovska dhe ambasadori i Republikës Çeke Jaroslav Ludva. Ngjarja ishte një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe fillimin e bashkëpunimit të ri midis Republikës Çeke dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e energjisë, teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik. Fokusi ishte në tema të tilla si…

Lexo më Shumë

63 komuna kanë aplikuar në thirrjen e dytë qeveritare për financimin e projekteve infrastrukturore në vlerë të përgjithshme prej 15 miliardë denarësh apo mbi 240 milionë euro. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski deklaroi se afati për aplikime mbaron më 30 prill, ndërsa apeloi që të dorëzojnë projektet e tyre edhe 17 komunat që fare nuk kanë aplikuar. “Në Arkivin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale janë dorëzuar gjithsej 450 formularë aplikativë nga 63 komuna. Prej tyre, 36 komuna kanë aplikuar me projekte në vlerë maksimale prej mjeteve financiare të cilat u takojnë sipas formulës për kokë banori. 27 komuna kanë…

Lexo më Shumë

SPB Теtovë ngriti kallëzim penal kundër D.I.(22) nga Tetova dhe K.K.(38) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „keqpërdorimi i të dhënave personale“ dhe „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Më 15.03.2024, i denoncuari i parë D.I. – i punësuar në subjektin juridik nga Shkupi dhe i denoncuari i dytë K.K. – udhëheqës i subjektit juridik, duke i keqpërdorur të dhënat personale të një personi nga Tetova, i cili e kishte humbur letrën e njoftimit, kanë bërë pagesën e fitimit të realizuar prej 4.800 denarë në personin juridik, pas së cilës në muajin…

Lexo më Shumë

Me datë 23.04.2025 në ora 16:30, zyrtarët policorë të SP Gostivar kanë arrestuar personat F.K.(51) dhe F.S.(24), të dy nga Gostivari dhe Gj.I. (32) nga fshati Tanushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 16:10 para një objekti hotelierik në Gostivar kanë sulmuar fizikisht personin Gj.I.. gjatë kontrollit tek F.S. është gjetur dhe sekuestruar një mjet metalik. Të njëjtën ditë në orën 20:00, F.K. ka raportuar se pas mbërritjes në stacionin policor të Gostivarit është takuar me personinGj.I., i cili e ka sulmuar fizikisht. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit…

Lexo më Shumë

Një kamion “Zastava” pa targa regjistrimi, që transportonte dru për ngrohje, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një veturë të parkuar, gjatë përpjekjes për t’i ikur policisë. Tre persona janë larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi sot SPB Ohër. Sipas informacioneve, rreth orës një pas mesnate, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Strugë, në një rrugë lokale në afërsi të fshatit Misleshevë të Strugës, kanë hasur një automjet transportues “Zastava” pa targa regjistrimi, që transportonte dru për ngrohje.

Lexo më Shumë

Për pesë muaj nga sot fillon fushata për zgjedhjet lokale dhe qytetarët do të thonë se kujt i mbaron karriera e kujt fillon. Ju këshilloj që duke luajtur me kartën e memories afatshkurtër nuk do të fitoni pikë politike, tha kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme për pyetje parlamentare. Kjo përgjigje vjen pas pyetjes së deputetit Mitko Trajçuleski nga LSDM për përgjegjësinë e disa ministrave dhe Qeverisë për tragjedinë në diskotekën e Koçanit. Mickoski informoi se hetimin e udhëheq prokurori publik, e jo ai apo qeveria. “OBRM-PDUKM është ende nën përndjekje nga prokurorët që nga koha kur i ka…

Lexo më Shumë

Një situatë alarmante po trondit çdo ditë banorët e Komunës së Likovës dhe kalimtarë të tjerë. Video tronditëse të dërguara nga lexuesit tanë tregojnë një realitet të rrezikshëm që nuk mund dhe nuk duhet të injorohet më: trahu i hekurudhës në këtë zonë është jashtë funksionit, duke vënë në rrezik të përhershëm jetën e banorëve që qarkullojnë në rrugën rajonale të Komunës së Likovës. Për çdo ditë, fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra detyrohen të kalojnë mbi binarët e trenit pa asnjë masë sigurie, në një kryqëzim ku vetëm fati ka shmangur tragjeditë – deri tani. Skenat që vijnë…

Lexo më Shumë

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, më 23 prill 2025, u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë "Afirmimi i sociologjisë dhe roli i sociologut në shoqëri". Kjo tryezë e rrumbullakët vjen si iniciativë e përbashkët e Universitetit të Tetovës dhe Universitetit “Kirili dhe Metodi” nga Shkupi. Qëllimi kryesor i tryezës është të nxisë diskutim rreth rëndësisë së sociologjisë si disiplinë shkencore dhe ndikimit që sociologët mund të kenë në transformimin e shoqërisë moderne. Shefja e programit studimor Sociologji, Prof. Dr. Ardita Abduli – Reka tha se qëllimi i kësaj tryeze është afirmimi i sociologjisë si shkencë dhe roli i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të muajit korrik ose fillim të gushtit. Ai ka shtuar se është kërkuar debat publik në Kuvend për ndryshim të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, të cilat Ministria për Vetëqeverisjes lokale po i paralajmëron një kohë të gjatë. Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila pritet të mbahet më 29 prill, pritet të vendoset në rend dite interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e parashtruar nga grupi parlamentar i ‘Levica’.

Lexo më Shumë