Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është dorëzuar një propozim-ligj që parashikon formimin e një Agjencie të re për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Sipërmarrje, duke shuar dy institucione ekzistuese: Agjencinë për Mbështetjen e Sipërmarrjes dhe Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Qëllimi i kësaj reforme është të forcohet mbështetja për inovacionin, teknologjinë dhe sipërmarrjen, nëpërmjet një strukture të vetme dhe të centralizuar, më të efektshme dhe më transparente. Sipas propozuesve të ligjit, dy institucionet ekzistuese nuk kanë pasur kapacitet të mjaftueshëm për t’i përmbushur sfidat moderne të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. Agjencia e re pritet të jetë një organ i…
Author: Hamdi Kumanova
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën miratimin e shitjes së armëve me vlerë 322 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe automjetet e saj të blinduara luftarake. Njoftimi i shitjeve vjen pasi Uashingtoni ndaloi përkohësisht disa dërgesa armësh në Ukrainë në fillim të këtij muaji, edhe pse Kievi u përball me sulme të rënda me raketa dhe dronë rusë. Shitja e pajisjeve dhe mbështetjes së mbrojtjes ajrore HAWK do të kushtojë deri në 172 milionë dollarë, ndërsa pajisjet dhe shërbimet e automjetit luftarak të këmbësorisë Bradley do të kushtojnë deri në 150 milionë dollarë, tha Agjencia e…
Skuadra kosovare, FC Prishtina, do të zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencws. Përballë kryeqytetasve do të jetë ekipi nga Irlanda e Veriut, FC Larne. Sfida do të nisë nga ora 21:00 dhe pritet të sjellë emocione të forta, pasi të dyja skuadrat synojnë të marrin një rezultat pozitiv për të bërë hapin e parë drejt fazës së mëtejshme të garës evropiane. Larne do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të arritur një fitore që do ta vendoste në pozita më të mira…
Projektligji miratohet: Kabineti planifikon të përshpejtojë blerjen e materialeve mbrojtëse. Qeveria gjermane vendosi që ushtria gjermane në të ardhmen të ketë mundësinë të sigurojë shumë më shpejt materiale mbrojtëse. Kabineti federal miratoi një projektligj për këtë qëllim. “Ne duam të përshpejtojmë prokurimin për ta bërë Gjermaninë më të sigurtë”, tha Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai foli për një “ligj revolucionar” dhe një “hop kuantik”. Projektligji zgjeron një ligj të mëparshëm të vitit 2022. Prokurimi ishte përshpejtuar që në fillim të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Duke pasur parasysh objektivat e reja të NATO-s dhe planet për të zgjeruar ndjeshëm…
Rebeka, transgjinorja që ushtron profesionin e eskortës prej disa vitesh, ka treguar për jetën e saj, klientët VIP e politikanë, si edhe dëshirën për të kryer transformimin nga djalë në vajzë, një operacion që kushton mbi 20 mijë euro për heqjen e organit gjenital. “Rebeka” ka rrëfyer se kryer marrëdhënie seksuale me shumë politikanë, duke shprehur se ata janë klientët më të rregullt dhe se kujdesen për mirëmbajtjen e saj. “Siç unë dua të ruaj privatësinë time, ata duan privatësinë e tyre. Por shkoj me shumë politikanë, paguajnë dyfishin e njerëzve normal, vetëm që të ruajnë privatësinë e tyre. Janë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Gjyshja 56 vjeç humbi jetën në vendngjarje dhe 4 persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar. Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit. Të gjithë të plagosurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë fillimisht ishin i mituri dhe gjyshi i tij,…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Seanca është paraparë të mbahet në orën 9:00. Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë. Ndërsa dëshmitari Rade Nedelkoviq, i cili ishte roje në hotelin “Rajnska Banjska”, gjatë dëshmisë së tij të martën…
Britania e Madhe dhe India do të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten, gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi, e cila do të ulë tarifat për importet e produkteve nga tekstilet te uiski dhe makinat dhe do t’u japë kompanive qasje më të madhe në treg. Të dy vendet do ta nënshkruajnë marrëveshjen në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po nis luftëra tarifore me vendet e tjera, raporton KosovaPress. Marrëveshja midis ekonomisë së pestë dhe të gjashtë më të madhe në botë planifikon të rrisë tregtinë dypalëshe me 34.4 miliardë dollarë…
Një helikopter i marinës iraniane ka hasur në anijen luftarake amerikane, USS Fitzgerald, në Detin e Omanit. Ajo i ka dërguar sinjale paralajmëruese dhe në fund ka detyruar anijen amerikane të ndryshojë kurs drejt jugut. Sipas një njoftimi nga ushtria iraniane, anija luftarake amerikane iu afrua ujërave që janë nën mbikëqyrjen e Iranit, çka shkaktoi një reagim të shpejtë nga helikopteri i Regjionit të Tretë Detar të marinës iraniane (NEDAJA). Helikopteri qëndroi mbi shkatërruesin dhe përmes radios dërgoi një mesazh të qartë që të largohej nga ujërat nën kontrollin iranian. Gjatë kësaj situate tensionuese, ekuipazhi i USS Fitzgerald kërcënoi…
Gjykata Kushtetuese çeke ka lëshuar një vendim duke urdhëruar policinë të rihapë një çështje 17-vjeçare, në të cilën prifti Antonín D. dyshohej se kishte abuzuar seksualisht një studente që atëherë ishte nën moshë. Gjykata gjeti lëshime serioze në hetimin fillestar, i cili u pezullua në vitin 2008, të cilat, siç pretendojnë ata, shkelën të drejtat e viktimës, shkruan portali lokal Novinky.cz, transmeton KosovaPress. Rasti ndodhi në vitet 2008 dhe 2009. Ndërsa studionte në Fakultetin e Teologjisë në Pragë, gruaja takoi një prift i cili ishte edhe mentori i saj për tezën e saj të diplomimit. Ajo i rrëfeu atij…
Prokurorët federalë kanë ngritur padi ndaj 55-vjeçarit Michael Gann nga Long Island, Nju Jork, për prodhimin e shtatë bombave në shtëpi. Ai pretendon se inteligjenca artificiale e ndihmoi gjatë gjithë procesit dhe e përshkroi krijimin si më të lehtë sesa blerja e barutit, raporton NBC, përcjell KosovaPress. Sipas zyrtarëve, Gann transportoi bombat në Nju Jork dhe ruajti pesë prej tyre, së bashku me katër gëzhoja pushke, në çatinë e një ndërtese në lagjen luksoze Soho të Manhattanit. Plani i tij ishte të kombinonte municionin me një ose më shumë pajisje shpërthyese të improvizuara. Dyshimi u nxit më tej…
Më 22.07.2025, në orën 19:50, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.N. (57) nga Republika e Turqisë, pas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 19:15, në një hostel në zonën e Qendrës në Shkup, ai ishte vetëkënaqur para dy vajzave 24-vjeçare nga Turqia, i kishte kanosur dhe kishte tentuar t’i sulmonte me një mjet të mprehtë. Tek ai është gjetur mjeti i mprehtë dhe është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

