Në territorin e Maqedonisë së Veriut, deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave pesë janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar. Zjarret aktive janë në komunat: Vasilevë, Radovish dhe Berovë – në fshatin Niviçinë, malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjen pyje me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët; Fshati Greshnicë në Komunën e Brodit të Maqedonisë – digjet pyll i përzier dhe bar i thatë; Ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë – djegie e një pylli të degraduar me dushk, shkurre dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur aktakuzë ndaj 36 personave pas hetimit “Sindromi” të nisur në prill të këtij viti, njoftoi Prokuroria. Ata akuzohen se si pjesë e dy grupeve kriminale kanë ndërmjetësuar dhe mundësuar përfitimin e paligjshëm të së drejtës për ndihmë nga person tjetër dhe pension invaliditeti, për çka kanë kërkuar pagesa nga 150 deri në 5.000 euro, përcjell INA. Sipas aktakuzës, grupet kriminale kanë vepruar gjatë vitit 2023 dhe në fillim të vitit 2024. Ndër të akuzuarit ka mjekë, një avokat dhe zyrtarë nga disa institucione publike, të cilët kanë shfrytëzuar funksionet…
Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz, në njësinë administrative Kolsh të Kukësit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri mbi qytetin e Kukësit, duke shqetësuar banorët. Gazetari i Top Channel, Bekim Lekica, raporton se në terren janë angazhuar ekipe të shumta pune, përfshirë zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës. Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja me automjete zjarrfikëse nuk është e mundur, ndaj shuarja e flakëve po bëhet me pompa shpine dhe mjete rrethanore. Deri tani nuk ka…
Mbrëmjen e djeshme një 24-vjeçar në Vlorë mbeti i plagosur me thikë. Autori i dyshuar ësht♪7 në arrati, teksa policia vijon punën për kapjen e tij. “Rreth orës 21:00 më 22.07.2025, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç“, njoftojnë blutë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të…
Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh. Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti. Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve. Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë. Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në…
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt dëshiron të lejojë që qendrat e dëbimit, të ashtuquajturat “qendra kthimi”, të ngrihen jashtë BE-së. “Ne mbështesim kërkesën për qendra kthimi. Besojmë se është një qasje inovative dhe absolutisht e nevojshme”, deklaroi politikani i CSU-së në fillim të një takimi joformal të ministrave të brendshëm të BE në Kopenhagë. Sipas Dobrindtit, “nevojiten vende partnere sa më afër vendeve të origjinës, të cilët mund të bien dakord me ne për ripranimin e azilkërkuesve”. Për ta arritur këtë, BE duhet të lidhë marrëveshje me vendet e treta. “Ka vende që tashmë kanë plane të gjera…
Poeti i madh Lasgush Poradeci, thuri mijëra vargje. Por pakkush e vlerësonte. S’kishte shumë rëndësi, ai shkruante e shkruante. Ndoshta vetëm për veten. Atë që ndiente e hidhte në disa copa letrash, frymëzohej nga gjithçka, por mbi të gjitha nga natyra. Në majin e vitit 1984, poeti i madh e shprehu hapur atë që ndiente, atë që e gërryente nga brenda. I mbyllur në katër muret e banesës dhe në oborrin e vogël të shtëpisë njëkatëshe, Lasgush Poradeci shtynte ditët e fundit të jetës. Në memorien e poetit të madh, kishte edhe brengat e mëdha, por mbi të gjitha të…
Shkëndija e Tetovës vazhdon të shkëlqejë në arenën europiane. Skuadra kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Jeton Beqiri, ka arritur një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj gjigandit rumun, Steaua e Bukureshtit, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga dominimi i tetovarëve, të cilët krijuan disa raste të rrezikshme për shënim, por pa arritur të gjejnë rrjetën, duke e mbyllur 45 minutëshin e parë pa gola. Në pjesën e dytë, Shkëndija vazhdoi me të njëjtin intensitet dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 65-të, kur…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten sot në orën 11:00. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Veliaj ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e…
Një rregullore e rishikuar për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike në sektorin e energjisë elektrike, vendoste detyrimin e certifikimit me një standard ISO 270001 brenda 18 mijave të disa subjekteve. Bëhet fjalë për kompani publike dhe private mes të cilave edhe gazsjellësi TAP. Por së fundmi Shoqëria TAP AG, iu drejtua Entit Rregullator me një shkresë duke kërkuar që ky certifikim të mos kryhet nga ana e kompanisë duke argumentuar se projekti që kalon edhe në Greqi dhe Itali i nënshtrohet kërkesave që ka direktiva e Bashkimit Europian dhe mbikëqyret nga rregullatorët e tyre. “Shoqëria TAP AG, me shkresën e…
Qeveria e Italisë është zotuar të zgjerojë kapacitetin e burgjeve me 15,000 vende dhe të lehtësojë transferimin e të burgosurve me probleme varësie në qendrat e trajtimit për të trajtuar një krizë të gjatë mbipopullimi. Gjendja e vështirë e të burgosurve ka tërhequr më shumë vëmendje në Itali pas një numri rekord vetëvrasjesh vitin e kaluar dhe ankesave për temperaturat e larta të verës në mjediset e paraburgimit që nuk kanë ajër të kondicionuar. Që nga 15 korriku, vendi kishte 62,986 të burgosur dhe një kapacitet efektiv në burgje prej 47,289, treguan të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo i…
Nga Uvil Zajmi Ka qenë një ritual, kur në përfundim të aktiviteteve kombëtare, sportistët, kryesisht të futbollit, por edhe të disiplinave të tjera, i drejtoheshin periudhës post-kampionat, të ndarë në dy faza: pushimet verore dhe faza e dytë, ajo përgatitore. E para ishte më e veçantë, argëtuese për nga “liria” që i shoqëronte kur ata zbarkonin në plazh, por edhe për mënyrën e akomodimeve të rralla për kohën: nga çadrat e mëdha masive me krevatet e marinarit, te kabinat, konviktet, kapanonet e repartet ushtarake. Si e kujtojnë disa nga protagonistët e asaj kohe atë dyjavësh, nga shëtitjet provokuese përgjatë bregdetit,…

