Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimovski, në televizionin “24” tha se ndërmarrjet komunale kanë vite që kanë probleme kronike dhe se duhet një koncept që do të çojë në ndryshime sistemore që kompanitë të mos kenë borxhe dhe kriza. Ai gjithashtu tha se drejtorët e ndërmarrjeve duhet të distancohen nga politika. “Ne jemi të gatshëm të vendosim një çmim për të gjitha kompanitë, këto kompani kanë vite që kanë probleme. Para se të vinte Komisioni Rregullator për Energji, ishte një situatë që kompanitë punonin me vendime të viteve 90, dhe të gjitha ato u futën nën qilim, komunat…
Author: Hamdi Kumanova
Nën udhëheqjen e prokurorit publik pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme po realizon aksion të koordinuar në shumë lokacione në vend Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për keqpërdorime që kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor. “Bëhet fjalë për dyshime bazë për vepra të shumta penale që i kanë shkaktuar dëm Fondit Shëndetësor. Duke pasur parasysh madhësinë e aksionit, më shumë informata do të ndahen pas përfundimit të të njëjtit”, thonë nga Prokuroria.
Byroja për Siguri Publike (BJB) në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion po zhvillon një aksion të gjerë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin shëndetësor. Sipas njoftimit të prokurorisë, aksioni është rezultat i dyshimeve të bazuara për disa vepra penale që kanë shkaktuar dëm ndaj Fondit të Shëndetësisë. Për shkak të përmasave të mëdha të aksionit, detajet do të publikohen pas përfundimit të tij. Jozyrtarisht mësohet se janë ngritur kallëzime penale kundër 49 personave për vepra penale si: bashkim kriminal, keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare,…
Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në vend në vitin 2024 ka qenë 637.471 tonë dhe në krahasim me vitin 2023 ka shënuar rritje prej 2,5 për qind. Rritja, siç njofton Enti Shtetëror i Statistikës, vjen si pasojë e rritjes së numrit të vendbanimeve të përfshira në sistemin kolektiv të grumbullimit të mbeturinave. Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara është regjistruar në rajonin e Shkupit – 180.729 ton ose 28,4 për qind nga sasia e përgjithshme e grumbulluar. Nga sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara, 535,606 ton ose 84 për qind janë grumbulluar nga…
Këtë vit Dominiku e filloi klasën e dytë pa asistenten e tij arsimore. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, nëna e tij Ana thotë se për dy muaj ka shkuar bashkë me të në shkollë, e pas mësimit ka shkuar në punë, dhe se për të kjo ka qenë një periudhë e cila nuk do kishte dashur t’i përsëritet kurrë më, shkruan Prizma. “Dominiku është shumë i lidhur me të. Unë ua theksova se nëse atij i caktohej një asistent i ri me të cilin nuk ishte i mësuar, kjo gjë do t’i shkaktonte traumë, që do të shkaktonte kthim prapa…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se nuk ekziston konsensus mes partive politike për votimin e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. “Pranuam propozimin [e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari] që të ishim në takim, që të deklaronim që kjo nuk ishte e drejtë. Zoti Dehari nuk ka të drejtë më të thërrasë deputetët apo partitë politike në konsultim”, ka thënë ajo në hollin e Kuvendit. “Është obligim i mazhorancës t’i sigurojë 61 votat për Albulena Haxhiun. Nuk është obligim i asnjë…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse VV-ja propozon një kandidat unifikues, kjo parti e voton. “Nëse do të jetë një kandidat unifikues, e japim votën. S’është propozim (Saranda Bogujevci), ka mbajtur qëndrim të respektueshëm, s’do të ishte problem me e votu atë, edhe Shqipe Selimi. Ne I kemi propozuar këta dy emra”. “E dimë që VV-ja e propozon, kryetari I kvendit nuk do të duhej të ishte politike”. “Menaxhim i keq nga VV-ja, vetëm tash gjysmë ore para seancës I kanë thirrë përfaqësuesit e partive, nuk është një qasje serioze”.
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një deklaratë që ka hedhur dyshime mbi votën e saj. E pyetur se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, ajo është përgjigjur “ndoshta e votojmë”. Rexhepi, javën e kaluar përpos votës për kryeparlamentarin kishte thënë se do ta mbështesë edhe votimin e qeverisë së re. E cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.
Pas hetimeve për një periudhë rreth një vjeçare, policia në Gjilan ka arrestuar një person, shtetas të Serbisë, i cili dyshohet të jetë i invovluar në veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se gjatë hetimeve i dyshuari me dokumentacion të falsifikuar ka manipuluar dhe future në lajthitje disa persona duke u dhënë autorizime të falsifikuara për prona të paluajtshme, prona të cilat ishin në pronësi të personave të tjerë, me këtë rast u ka shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme materiale. Gjithashtu, po licia njofton se të gjitha materiale e gjetura gjatë hetimit që ndërlidhen me…
Arben Fetai nga ASH-Taravari tha se për momentin mbeten pjesë e qeverisë dhe se puna në ekzekutiv vazhdon në mënyrë normale, shkruan TV21. “ASH është në qeveri, nuk ka asnjë plan për ndryshim të pozicioneve tona në qeveri. Vazhdojmë me punë, në bazë ditore, sikur nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Fetai. Fetai konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takim veçmas me partnerët e koalicionit, respektivisht me ASH, VLEN dhe ZNAM. “Me kryeministrin Mickoski dhe me partnerët e koalicionit ka kontakte të përditshme. E kemi thënë disa prej nesh, e them që bashkëpunimi vazhdon në kuadër të qeverisë. Hiq…
Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk ka precizuar nëse Ziadin Sela me partinë e tij Aleanca për Shqiptarët, do të bëhet pjesë e Qeverisë, pas largimit eventual të Taravarit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se pas bashkëpunimit mes Ahemtit dhe Taravarit, pritet lëvizje të mëdha priten lëvizje të mëdha në skenën politike. “Ka deklarata se “Fronti Evropian” nuk ekziston më. Këtë e ka deklaruar z.Taravari, pra prej jashtë i dinë punët më mirë se sa brenda frontit. Pra, këtu rregullën e ka thyer z.Ahmeti duke bashkëpunuar me pjesë të VLEN-it apo me Taravarin dhe nëse është kështu…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, tha për gazetarë para se të hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës se shpreson se partitë parlamentare do të votojnë kandidaten e partisë së tij për kryetare të Kuvendit. “Uroj që sot opozita të ketë reflektuar, në mënyrë që të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit”, tha ai. Ai nguli këmbë se konstituimi i Kuvendit “nuk është detyrë vetëm e partisë fituese, por e të gjithë deputetëve”.

