Author: Hamdi Kumanova

Para nisjes së tentativës së katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ritheksoi qëndrimin e pandryshueshëm të partisë së tij ndaj procesit, raporton ATV. “Qëndrimet tona janë të qarta dhe nuk ndryshojnë. LDK-ja është njëra prej 15-16 partive në Kuvend. Le të gjejnë gjuhën e përbashkët të tjerët. Ne po kontribuojmë në mënyrë demokratike,” tha Abdixhiku, duke thënëse krijimi i institucioneve kërkon bashkëpunim dhe jo përjashtim. Kreu i LDK-së tha se, nëse do të kishte 48 deputetë, ai do ta kishte formuar tashmë edhe kryesinë e Kuvendit edhe Qeverinë. Por, sipas tij,…

Lexo më Shumë

Me 69 vota “për” dhe me mbështetje nga 15 deputetë nga komunitetet jo-shumicë, Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mediat. Risitë kanë të bëjnë kryesisht me rregullimin e internet portaleve, të cilat për herë të parë përfshihen si media zyrtare me detyrim të regjistrimit në një Regjistër të veçantë që do të udhëhiqet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AVMU). Fillimisht, zgjidhja ligjore e propozuar parashihte që portalet të kenë së paku tre të punësuar me orar të plotë, por pas reagimeve nga komuniteti mediatik, veçanërisht nga portalet lokale dhe më të vogla, ky numër u…

Lexo më Shumë

S’është rastësi që populli thotë: “Paraja çan edhe aty ku nuk depërton as burgia! ”Prej javësh dëgjojmë si BDI derdh lot krokodili për hetimet në Koçan, ku sipas tyre, padrejtësisht janë të dyshuar disa nga ish-zyrtarët e tyre. Por e vërteta është shumë më e dhimbshme. Në vend që Ali Ahmeti të kujdeset për ish-ministrat e tij të Ekonomisë – Bekteshi, Neziri, Saraçini, Kuçi – gjithë vëmendjen e tij e ka përqendruar te Pucko dhe familja e tij. Për të nuk ka rëndësi që njerëzit e tij kanë blerë mazut toksik në vlerë prej 160 milionë eurosh dhe kanë helmuar…

Lexo më Shumë

Papa Françesku do të varroset të shtunën në Romë – Mijëra liderë botërorë konfirmojnë pjesëmarrjen Shumë krerë shtetesh dhe anëtarë të familjeve mbretërore kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit, përfshirë princin William, presidentin amerikan Donald Trump, mbretin e Spanjës Felipe i Gjashtë dhe mbretëreshën Letizia, si dhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut këtë të shtunë. Papa do të varroset të shtunën në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë. Pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar gjithashtu presidenti…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi sistematike në punën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilat janë publikuar në raportin e revizionit të rregullt për vitin 2024. Sipas tyre për të udhëhequr me byronë është emëruar një ushtrues detyre, drejtor, i cili ka ushtruar detyrën për mbi pesë vjet, që nënkupton më shumë sa që është përcaktuar me ligj, janë bërë pagesa për kompensim për bashkëpunëtorët e jashtëm në bazë të rregulloreve të miratuara në periudhën paraprake, miratimi i të cilave është në kompetencë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ndërsa konkurset e shpallura për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, është grabitur gjatë festave të Pashkëve, dhe hajdutët kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para dhe stoli. “Më 21.04.2025, në orën 11:40, në SPB Shkup, F.B. (49) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 07:30 e datës 18.04.2025 deri në ora 03:00 të datës 21.04.2025, me përdorim force dhe veglash të posaçme, është hyrë në shtëpinë e tij në rajonin e Butelit në Shkup dhe janë marrë para dhe sende të tjera”, njoftoi MPB. Në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 3 pas mesnate, tre persona hynë në…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit skandaloze që prekin drejtpërdrejt Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social. Kjo nuk është thjesht një padrejtësi sociale – kjo është një strategji e qëllimshme për t’i larguar profesionistët që janë trajnuar dhe licencuar me vite për të mbrojtur ligjin. Ky është kapitulli i radhës në një ofensivë të organizuar kundër statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vijon sot në Gjykatën themelore penale Shkup me dëshminë e të akuzuarit Ljupço Palevski. Seanca e kalaur u shty për shkak të mungesës së avokatit të Palevskit, Jovica Strashevski. Gjykatësi Ivica Stefanovski atëherë informoi se ka marrë parashtresë nga mbrojtësi i Palevskit, avokati Strashevski, me dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për shtyrje. Gjykatësi theksoi se kjo është kërkesa e parë e tillë, por nëse prësëritet në të ardhmen do të emërojë avokat sipas detyrës zyrtare. Seanca e sotme duhet të vazhdojë me dëshminë e të akuzuarit të parë, Ljupço Palevski. Në seancën e kaluar,…

Lexo më Shumë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në shkurt të këtij viti ka qenë 43 053 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kalur, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është më e lartë për 9,6 për qind. ESHS sqaron se rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 16,6 për qind, Industri përpunuese për 11,5 për qind dhe për arsim për 11,4 për qind. Rritje…

Lexo më Shumë

Forumi për Energjetikë dhe Teknologji ndërmjet Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot në Shkup. Me ftesë të Asociacionit Çek të Teknologjisë së Minierave, zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti do të mbajë fjalim në Forum, i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke.

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit parashikon rritje prej 3,2 për qind të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit dhe vitin 2026. Norma e inflacionit, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 3,4 për qind dhe vitin e ardhshëm 2,2 për qind. Në rajonin e Serbisë është parashikuar rritje prej 3,5 për qind, Shqipërisë 3,8 për qind, Kosovës 4 për qind, Malit të Zi 3,2 për qind dhe BeH-së 2,8 për qind. FMN në raportin e tij të fundit uli parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2025, duke vënë në dukje se rritja e tarifave dhe pasiguria e përgjithshme…

Lexo më Shumë

 Pas konstatimit të “vetëpërjashtimit” të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, krerët e VLEN-it po shqyrtojnë edhe mundësinë për heqjen e tij nga koalicioni VLEN. Pas deklaratave të kreut të krahut tjetër të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili tha se është njoftuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se ka pasur dy, tre takime me Arben Taravarin, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se është jo e natyrshme që dikush që bashkëpunon me opozitën, të jetë pjesë e ekzekutivit. “Është e panatyrshme që një subjekt politik në qeveri të bashkëpunon me një subjekt apo me…

Lexo më Shumë