20 vjet premtimet boshe të BDI-së po i kthejmë në ndërtim të rrugëve të vërteta. BDI për gati dy dekada në pushtet, por rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas.
Asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës. Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit.
Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të vendit.
Autostrada Shkup–Bllacë është premtuar për më shumë se 20 vjet, ndërsa gjatë kësaj kohe u “promovuan” disa herë vetëm dy kilometra të papërfunduara. Ekspertë të reklamës dhe marketingut, por jo të punës reale. BDI u bë e njohur për ceremoni pa rezultate, për shirita pa asfalt dhe për premtime pa themel.
Sot realiteti është ndryshe, falë VLEN. Një ofensivë ndërtimore është e dukshme në gjithë rajonet perëndimore. Nga Tetova, përmes Gostivarit, deri në Kërçovë e Strugë – buldozerë, kamionë dhe baza asfalti dëshmojnë se ndërtimi më në fund ka nisur edhe atje.
Qetë, me përkushtim dhe vendosmëri. VLEN punon pa zhurmë, por rezultatet janë të dukshme çdo ditë: trase të reja, segmente të rikonstruktuara dhe projekte që i shërbejnë të gjithë qytetarëve. Përveç rrugëve, po investojmë mbi 300 milionë euro në ekonominë lokale, infrastrukturë, arsim dhe tranzicion të gjelbër, sepse zhvillimi duhet të arrijë në çdo fshat dhe qytet.
Qytetarët nuk harrojnë. Ata shohin qartë kush ndërton dhe kush vetëm pozon. Turpi është i BDI-së, puna është e VLEN-it. Ndërsa BDI vazhdon me fjalë boshe, VLEN do të vazhdojë me vepra konkrete, sepse rrugët nuk i ndërtojnë fotografitë, por inxhinierët, punëtorët dhe projektet e vërteta.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
- Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
- Qoku: Pse Ali Ahmeti nuk i vizitoi asnjëherë ish-krerët e UÇK-së gjatë paraburgimit



