Më 25 prill 2025, në orën 07:55, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë një kontrolli në hyrje në shtet, zyrtarët policorë ndaluan R.N. (20), shtetas i Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ai ishte i kërkuar nga Interpoli Norvegjez. Pas arrestimit, ai u dorëzua në Stacionin Policor të Dibrës për procedura të mëtejshme.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka marrë pjesë në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë të mbajtur një natë më parë. Roshi është fotografuar ndërsa është i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë. Duket se Roshi po mbështet Berishën në këto zgjedhje, pasi kryedemokrati ka futur në listën e hapur të Kavajës kushëririn e tij, Elton Rroshi. Kujtojmë se më parë Berisha e sulmonte Roshin, ku thoshte se ky i fundit drejtonte një bandë që vriste njerëz. “Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij,…
Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një vizite në Prilep, takoi një prodhues të duhanit, me të cilin biseduan për ecurinë e korrjes së kaluar dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm të vitit 2025. “Gjatë ditës së djeshme realizuam pagesën e subvencioneve për korrjen e vitit 2024, bëhet fjalë për rreth 40 milionë euro subvencione që janë transferuar në llogaritë e rreth 14.500 prodhuesve të duhanit nga e gjithë vendi. Kjo është një pagesë rekord e subvencioneve për kilogram të prodhuar të duhanit”, theksoi ministri Tripunovski. Ministri shtoi se e gjithë korrja ka arritur…
Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”, theksoi se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në vitin 2030, për arsye se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet. Fjala e plotë e Elmar Brok: “Plot gra të cilat i njoh prej vitesh tregojnë se ky vend ka gra të forta: Albana, Jozefina, Jorida. Unë ju inkurajoj që të modernizoni vendin tuaj, dhe besoj fort se me rikthimin e z. Berisha në krye, ai do t’ju japë sërish mundësinë që të sillni ndryshimin dhe reformat e nevojshme…
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për herë të parë në shtet u realizua transplantimi i meniskut tek një pacient 30-vjeçar, të cilit më parë i ishte kryer meniskektomi totale e meniskut medial, përcjell TV21. “Operacionin e kreu doc. dr. Alan Andonovski, ndërsa pjesë e ekipit ishin: asistente dr. Milena Bogoevska Doksevska, dr. Ismail Veliu, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Miki Gjoreski, infermieret Biljana Trojanoviq, Sanja Todorovska, Kostadinka Vukoviq dhe sanitare Irena Galevska. Ekipi i anesteziologjisë përbëhej nga dr. Miki Filev dhe motrat Zllata Apostoloska dhe Gordana Zaharijeva”, shtojnë nga MSH.
Nëse deri tani, në shumicën e sondazheve të opinionit publik në Maqedoni, problemi numër një me të cilin përballet shteti ynë ishte kriminaliteti dhe korrupsioni, sondazhi i fundit i MKD.mk tregon se qytetarët maqedonas sot mendojnë se problemi kryesor është ekonomia. Sondazhi i MKD.mk, i cili u zhvillua nga agjencia Ky hulumtim tregoi se qytetarët maqedonas sot e konsiderojnë problemin më të rëndësishëm me të cilin përballet Maqedonia si faktorët ekonomikë, niveli i të ardhurave të qytetarëve dhe rritja e çmimeve. Në hulumtimet e mëparshme të opinionit publik të MKD.mk dhe Market Vision, për herë të parë kriminaliteti dhe korrupsioni…
Njeriu që prej vitesh lakmon fronin e Ali Ahmetit, sillet sikur ka rënë nga Marsi, e jo sikur ka qenë pjesë e të gjitha qeverive, duke kaluar nga një resor në tjetrin dhe duke lënë pas vetëm skandale. Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë. Sot i shohim të kapur në një panik patetik, duke lypur pushtetin sikur të ishte frymëmarrja e tyre e fundit politike. Në mungesë të çdo ideje apo vizioni, ata vazhdojnë të gënjejnë votuesit e tyre…
Gjatë ditës së djeshme (25 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 54 drejtues mjetesh (TE-40 dhe GV-14) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 24 (TE-17 dhe GV-7) janë tërhequr me mjet special merimangë. Janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-42 dhe GV-26). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin…
Më 26.04.2025, në orën 02:00, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor në Kërçovë kanë privuar nga liria M.B. (63) nga Kërçova. Gjatë një kontrolli në një rrugë lokale në lagjen Goricë të Kërçovës, policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës, të cilin ai e drejtonte. Pas masave të marra, u konstatua se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.04 promilë alkool në gjak. M.B. u ndalua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”…
Profesoresha kontroverse Karakamisheva me ‘mision patriotik’, kryetare e grupit punues që merret me ligjin e ri për përfaqësim të drejtë Tanja Karakamisheva është kryetare e grupit punues që po merret me përpilimin e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pas shfuqizimit të “Balancuesit” në Gjykatën Kushtetuese. Karakamisheva është profesoreshë universitare e cila ka pasur shumë angazhime akademike, e përcjellur me po aq kundërthënie dhe polemika në qëndrimet e saj politike, sidomos kur bëhet fjalë për pozitën e çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në këtë grup punues ka dhe shqiptarë. Nga propozimi deri te zbatimi në praktikë i…
BDI përmes një komunikate ka reaguar ndaj kreut të LD-së dhe ish-bashkëpartiakut të tyre, Izet Mexhiti, i cili në një intervistë për Telma zbuloi se oferta e parë për t’u rikthyer në BDI i është bërë pikërisht atij, përmes ndërmjetësuesve. Ja komunikata e plotë: BDI ka lindur nga gjaku i UÇK-së dhe është ndërtuar mbi vlerat e sakrificës, përkushtimit dhe përfaqësimit të denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Këto vlera nuk mund të përlyhen nga ish-funksionarë të cilët, për më shumë se 20 vite, përfituan nga emri dhe autoriteti i Ali Ahmetit, vetëm për ta përdorur këtë…
Sot, e shtunë, më 26 prill, duke filluar nga ora 12:05 do të mbahet Marshimi i katërt protestues “Reagim i vonuar” në Koçan për familjet e viktimave të zjarrit tragjik në diskoteken “Pulse”, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u plagosën gati 200 të tjerë. “Pika e takimit të marshit është Parku i Qytetit në Koçan, dhe do të vazhdojë drejt Qendrës Tregtare në Koçan. Turma e njerëzve do të qëndrojë në Qendrën Tregtare dhe më pas do të vazhdojë drejt Komunës së Koçanit për të shprehur revoltën e tyre ndaj punës institucionale, do të vazhdojë drejt Ministrisë së…

