Në vitin e ardhshëm shkollor 2025-26, maturantët për herë të parë do të përballen me tre lloje të maturës shtetërore në Maqedoni të Veriut, varësisht arsimit të mesëm që përfundojnë. Ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm parashikojnë: Maturë Shtetërore për gjimnazet, Maturë Shtetërore për shkollat profesionale si dhe Maturë Shtetërore për shkollat e Artit. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve shpjegojnë se këto risi janë pozitive ndërsa maturantëve ua lehtësojnë realizimin e këtyre provimeve. “Me maturën shtetërore kanë të drejtë të konkurojnë në të gjitha fakultetet ndërsa me Maturën profesionale shtetërore ata mund të orientohen në drejtimet ku ishin më…
Author: Hamdi Kumanova
Më 25.04.2025 në orën 21:00, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë privuan nga liria N.I. (45) nga rrethina e Dellçevës, duke vepruar në bazë të një denoncimi paraprak se ai e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresa përkatëse. TS
Janë zbuluar keqpërdorime në më shumë se 2000 hektarë tokë bujqësore që shteti i ka dhënë me koncesion, ndërsa inspektorati do të vazhdojë kontrollet për të siguruar që toka të arrijë te bujqit e ligjshëm, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë vizitës së sotme në Prilep. “Nga kontrollet që kemi kryer që nga dita e parë e marrjes së Ministrisë, bëhet fjalë për rreth 2000 hektarë që janë zbuluar, por ka edhe keqpërdorime me subvencionet që janë përdorur nga shteti në mënyrë të paligjshme. Kontrolli i inspektoratit për keqpërdorim është i vazhdueshëm”, tha Tripunovski.…
Këshilli Koordinativ nga SHBA “Karadaku” i Marshit Fadil Nimani-Komandant Tigri që do të organizohet me 25 maj të këtij viti, gjatë ditës së sotme u takuan me familjarët e Komandant Tigrit ku morën edhe maicat promovuese të Marshit. Me 25 maj të vitit 2025, SHBA “Karadaku” organizon Marshin në përkujtim të veprës heroike të Komandant Tigrit, Fadil Nimanit, ku do të promovohet shtegu me emrin e tij. Lavdi veprës heroike të Fadi Nimanit-Tigrit!
“Kur një Kryeministër i një shteti publikisht vë në pikëpyetje legjitimitetin e një ministri për të negociuar në emër të shtetit – jo për shkak të mandatit të tij, por për shkak të prejardhjes së tij etnike, kjo nuk është vetëm një fyerje ndaj asaj bashkësie etnike. Kjo është deklarata më antishtetërore e dhënë nga një Kryeministër në dekadat e fundit”, kështu ka reaguar Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, teksa ka rënditur dhe disa sukese shtetërore në kohën sa ai si shqiptar udhëhiqte me Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Kjo është një përpjekje për ta ridefinuar shtetin si…
Takim frymëzues me studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Kështu e vlerësoi kryeparflamentari Afrim Gashi vizitën e studentëve të IBU-së në Kuvend. Njoftimi i Gashit: Javën e përfundova me një takim frymëzues me një grup studentësh të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Gjatë vizitës, ata u njoftuan nga afër me funksionimin e Kuvendit, proceset legjislative dhe rolin kyç që institucioni ynë luan në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Në një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqertë, i inkurajova të mos heqin dorë kurrë nga ambicia për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. I ftova që gjatë rrugëtimit të tyre profesional, të mos…
Më 25.04.2025, në orën 23:30 dhe 22:40 në zonën e Gazi Babës dhe në zonën e Radishanit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria D.R. (19) nga Shkupi dhe A.A. (19) nga Kosova sepse atyre iu gjet dhe sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të rasteve, do të pasojnë parashtrimet përkatëse.TS
Njësia për Krime Ndërkufitare, Migracion, të Huaj dhe Ripranim në Gjevgjeli ngriti padi penale kundër D.T. (32), U.K. (24), L.A. dhe V.T. (50), të gjithë nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me migrantë”. Më 17.04.2025, në cilësinë e udhëheqësit, i denoncuari i parë në zonën e Gjevgjelisë pranoi katër migrantë, njëri prej të cilëve ishte fëmijë nga Kina, dhe ia dorëzoi të denoncuarit të dytë. Ndërsa e denoncuara e tretë, nëna e të denoncuarit të parë, dha informacione në lidhje me lëvizjen e patrullave të policisë me anë të telefonit…
“E Majta” dënon fuqishëm praktikën e plotësimit joprofesional dhe me tarifë të sheshtë të formularëve të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e VMRO-DPMNE-së. Kjo sjellje përfaqëson një shpërfillje flagrante të detyrimeve ligjore dhe një minim të rëndë të transparencës dhe integritetit të funksioneve publike nga VMRO-DPMNE. “Sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, zyrtarët janë të detyruar të paraqesin deklaratat e pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pra të raportojnë në detaje pasurinë e tyre dhe të familjes së tyre, si dhe çdo ndryshim në pasuri që ndodh gjatë mandatit të tyre. Megjithatë, edhe pa…
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme”, thonë nga BDI. Reagimi i plotë: Nëse mendoni se populli pajtohet që partitë humbëse të përfaqësojnë shqiptarët – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se është në rregull që ministrinë për Marrëveshjen e Ohrit ta udhëheq një pitinist që mohon atë –EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se shqiptarët e pranojnë anulimin e balancuesit – EJANI NË ZGJEDHJE! Nëse mendoni se punësimet njëetnike, përjashtuese nuk shqetësojnë askënd –EJANI NË…
Shkelja e kushteve të vizës në Shtetet e Bashkuara mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata. Çdo veprim i qëllimshëm për të mashtruar autoritetet amerikane, përfshirë dhënien e informacionit të rremë gjatë procesit të aplikimit për vizë, përbën shkelje të ligjit dhe ndëshkohet rreptësisht. E këto sot i ka rikujtuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një postim në Facebook. Ambasada e SHBA-së thekson se nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pasi të skadojë periudha e vizës ose e heqjes dorë nga viza, do të përballeni me…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në Duqanxhik të Shkupit, ku humbi jetën 31-vjeçari A.S. nga Shkupi. Sipas Policisë, personat e përfshirë kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikletë, ndërsa 31-vjeçari ndërroi jetë në ora 16:00, pasi u dërgua në spital. “Më datë 25.04.2025 rreth orës 14:00, në SPB-Shkup është raportuar se në Rrugën “Vojdan Çernodrinski” në rajonin e Bit Pazarit ka të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë policorë të Stacionit të Policisë Bit Pazar dhe efektivë të Njësisë së Policisë Intervenuese, të cilët…

